1

538 93 342
                                    


  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

2 ditë më pas

Në gjithë atë vapë korriku po qëndroja brenda në dhomë duke lexuar një tjetër libër të Dean Koontz. Ky libër ishte goxha  më i trashë në krahasim me vëllimet e tjera.

Në shtëpi dëgjohej vetëm zhurma relaksuese e ujit që rridhte nga dhoma ngjitur. Ajo ishte duke bërë një dush. Dje dhe sot ajo nuk kishte dalë nga dhoma, epo pothuajse. Natën vonë kur jam duke lexuar, e dëgjoj teksa zbret urtë e butë shkallët dhe vjedh ushqim nga frigoriferi.

Çarçafët dridhen. Më vjen një mesazh në telefon "Më jep një bidon me ujë"

Ishte nga ajo. E injoroj dhe vazhdoj pa prishur qejfin në faqen tjetër. Nga dhoma e saj dëgjohet një përplasje pastaj një zhurmë tjetër dhe...qetësi.

Pas disa minutash telefoni im ndriçon sërish. "Të lutem"

E habitshme, ajo nuk do e lejonte veten kurrë të thoshte një fjalë të tillë. Dorëzohem dhe dal nga dhoma. Rrëmbej një bidon me ujë të ftohtë dhe ngjitem sërish lart.

Hap ngadalë dhomën e saj dhe shtangem. Nëse ka një gjë që mendoja se nuk do ta shihja më kurrë, nëse ka një gjë po aq të rrallë sa ajo pa makeup, është Morgani duke qarë.

Koka i ishte zhytur mes gjunjëve të cilat po përqafoheshin fortë nga krahët e saj të dobët. Shpatullat i uleshin dhe i ngriheshin me ritëm. Dy herë lart pastaj poshtë. Po qante pa zhurmë.

Me siguri nuk më ka vënë re që kam hyrë. "Morgan?" Them me zërin që më dridhet. Më vinte keq ta shihja në këtë gjendje, kaq të thyer.   Kështu Morgan ka qarë vetëm dy vite më parë, kur morëm lajmin nga spitali se ,mami, na kishte lënë.
Vendos bidonin diku dhe afrohem ta prek në shpatull.

"Je mirë?" I them butë, aq butë sa mendoja se zëri i lartë do ta shkërrmoqte të gjithën.

Papritur ajo hidhet përpjetë, pushon dhe ngre kokën ngadalë. Me dorën e saj të dobët heq fijet e flokut ende te patharë që i ngjiteshin në fytyrë.

Gjëja e dytë që mendoja se nuk do e shihja më kurrë ishte Morgan pa makeup! Situata është vërtet rëndë. Duhet të telefonoj ambulancën. Kur Morgani nuk vë makeup dhe qan asgjë nuk është në rregull.

"Ruth" më thotë. Sytë e skuqur i zgurdullohen dhe buzëqesh si psikopate. Pa makeup duket tjetër njeri. Duket më e vogël, më e ëmbël, më e bukur.Jo Morgan! Nëse nuk do ishte për tatuazhet ne mbarë pjesën e djathtë të trupit, nuk do e besoja se do të ishte ajo.

Më përqafon papritur. Zhyt kokën në barkun tim dhe vazhdon të thotë emrin tim papushim.
E kam menduar gjithmon se ajo vuan nga ndonjë atrofi cerebrale. Dhe ndoshta kam psur të drejtë gjatë gjithë kohës.

"Ruth, Ruth... eja ulu këtu." Pushoi totalisht nga të qarit. Mendova se kishte ndodhur diçka e keqe, por ajo thjesht po më fton të ulem afër saj, me bebëzat e zmadhuara. Psikopate komplet.

"Çfarë ka Morgan?" E pyes.

"Dua të të kërkoj diçka."

"Çfarë është?"

Ndalon për pak dhe vazhdon. Papritur kthehet serioze. Atrofia...

"Ti e di se qëkur..." e dija se ku e kishte. E kishte shumë të vështirë të fliste për atë gjë. "...ndodhi... shtëpia ka ndryshuar shumë. Nuk të duket sikur të ha? Sikur të mbyt? Sikur është shumë e zezë? Nuk jemi larguar më nga qyteti, kemi qëndruar mbyllur. Po sikur..."

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now