4

411 83 289
                                    


  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Ndodheshim përpara shtëpisë sonë me gjërat ende nëpër duar. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Të them të drejtën lagja jonë nuk është karakterizuar kurrë nga fjala ndryshim. Shtëpitë ishin të njëjta, të gjitha të bardha, njëkatëshe, të vogla, modeste dhe me një kopësht të vogël me bar përpara.

As bari nuk kishte ndryshuar madje, dikush nga fqinjët duhet të jetë kujdesur për të.

Nëse dikush do humbiste dhe do më thoshte në telefon se ishte afër një shtylle telefonike apo një shtëpie të bardhë, do i kërkoja të linte amanetet. Për ne që kemi vite që jetojmë në këtë lagje të zhurmshme të humbasësh apo të mos gjesh shtëpinë, është gjëja më qesharake e mundshme. Ne njihnim çdo rrugë e çdo shtëpi.

Shihja rreth e rrotull. Ndieja mall. Ndërsa Morgan... çfarë ndjente vallë? Ajo po i ngulte sytë derës. Kush e di çfarë po mendon në mendjen e saj. Ndoshta asgjë. Tipike...

Në qetësinë e asaj dreke një zë i trashë burri më bën të hidhem përpjetë. Asaj nuk i bëri fare përshtypje. Ndoshta po mendon për fshirësen e këpucëve që është zhdukur.

Megjithatë ajo e njohu menjëherë kush ishte dhe pa thënë as edhe një fjalë ngre valixhet dhe drejtohet me hap të shpejtë për në shtëpi.

Ai që na thirri ishte Fredi, veterineri i lagjes, fqinji ynë prej vitesh, burrë në fund të të tridhjetave, beqar i pashpresë dhe pronari i Bidit , qeni që më hëngri lëpirësen vite më parë.

Morgan ka pasur tendencë të mos shkojë mirë me të gjithë. Shumicën e qenieve njerëzore në këtë botë i urrente dhe shoqërohej vetëm me grupin e miqve të saj që ishin si ajo. Me pak fjalë Fredi nuk hynte te lista e njerëzve që Morgan kishte qejf. Ajo nuk denjonte as ti fliste. E donte të vdekur. Për të më mirë të vdiste Fredi se Adolf Hitleri.

"Morgan? Ruth? Ju jeni?" Ai ngriti pak zërin që të mund të dëgjohej edhe nga Morgani e cila as që e ktheu kokën. "Sa kohë pa ju parë!"

"Fred." I buzëqesh. "Shumë kohë në fakt"

"Me pushime?" Më pyet. Unë tund kokën në shenjë pohimi.

Morgan po më thërriste që të hyja në shtëpi.

"Vetëm?" Ai vazhdon të pyes dhe unë miratoj sërish me kokë. "Po Simoni me Elenën? Nuk do vijnë?"

Ngrij komplet vetëm nga përmendja e emrit të saj. Nuk e dinin vallë? Nuk e kishin marrë vesh? Ndërkohë Morgan më thërret sërish.

"Bëju shumë të fala nga unë." Flet plot mirësi. "Na mungojnë."

Në fyt më formohet një lëmsh. Askush nuk e ka marrë vesh që mami po bën dy vite që ka vdekur?

"Ruth, eja këtu menjëherë!" Bërtet ajo që nga dera e shtëpisë. Bëj si më thotë duke evituar bisedën e sikletshme.

Përpara se të mbyllë derën dhe ta lërë atë me gisht në gojë i flet për herë të parë në historinë e njerëzimit, "Hej Fërd, akoma gjallë është qeni yt, Bidi?"

"Jo, fatkeqësisht ka tre vite që ka ngordhur dhe..."

"Lajm i shkëlqyer." Buzëqesh ajo vesh më vesh dhe përplas derën. Pastaj kthehet nga unë me një pamje vrastare. "Ç'ke që flet me Fërd dështakun?"

Ashtu e ulur në divanin e vjetër ende po mendoja. Me sa duket babi i ka prerë të gjitha kontaktet me njerëzit këtu, me çdo gjë këtu në Minnesota. Kur Fredi ende nuk e ka marrë vesh atëherë të gjithë këtu nuk dinë gjë gjithashtu. Ne u larguam prej këtej duke lënë çdo gjë pas.

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now