2

422 93 172
                                    


  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Vazhdoja të qëndroja në sediljen e parë të pasagjerit duke pritur.
Nga dritarja e makinës shihja Morganin që më në fund u shkëput nga babi.

Është vetëm një javë Morgan. Mos e bëj situatën kaq të çuditshme.

Megjithëse... nuk i vë faj. Fytyra ime kishte marrë një pamje të trishtë teksa shihja një gjë të tillë. Babi mund të jetë treguar shpesh i ftohtë dhe i vrazhdë me të për shkak të budalliqeve që ajo bën kur del por nuk duhej harruar dashuria që ai kishte për të. Dashurinë që të dy kishin.

Dashuria për vajzën e tyre të madhe që nuk u doli sipas pritshmërive që kishin. Nuk ishte vajza model, vajza që mësonte, vajza që vishte fustane me lule apo kapte flokët bishtaleca. Qysh e vogël ajo sillej si djalë, vishej si i tillë dhe rrinte me të tillë. Morgan doli e veçantë. Por kjo ndoshta ishte arsyeja që e donin. Më shumë se unë madje por idiotja nuk arriti kurrë ta kuptonte, nuk arriti kurrë ta shihte...

Ajo rrëmben gjërat e saj dhe niset drejt makinës. Hedh dhunshëm gjërat në sediljen e pasme dhe ulet në timon. Arrij t'ia shoh trishtimin babit përmes buzëqeshjes. Zemra më sëmbon. Një pjesë e imja do të qëndrojë, pjesa tjetër të largohet.

Ia bëjmë të dyja me dorë dhe Morgan ndez makinën. Babi më bën me shenjë që ti vendos rripin e sigurisë edhe Morganit. Nuk e di pse por mu duk paksa qesharake.

Makina niset dhe pamja e shtëpisë humb në kthesë. Rehatohem në sedilje dhe bëj siç më tha babi. Por Morgani thjesht më dha një vështrim që thoshte "As mos guxo të më vendosësh rripin e dashur".  Rrotulloj sytë dhe filloj ta pyes "Çfarë ke ndërmend të bësh?"

"Ç'do të thuash?" ma kthen ajo.

"I ke marrë parasysh të gjitha?"

"Si për shembull?" kthen kokën e saj drejt meje duke më parë me sytë e saj të kaltër.

Nuk e ka seriozisht kjo apo jo.

"Faktin që gënjyem babin? Faktin se supozohet të shkojmë në Michigan ? Ku supozohet të ushqehemi atje?  Në shtëpizën tonë të vjetër në një lagje të vjetër ku kuzhina është totalisht bosh?" Tani që po e mendoja mirë...

Fytyra e saj mori një pamje të habitur.

"Boll e çave kokën Ruth"

Boll e çave kokën? Çfarë prisja nga ajo unë?

"Morgan tallesh?" them gjithë nerva. "Kur të na marrë babi në telefon? Ku do ta gjejmë teze Merin?" Përgjigja e saj ishte ndezja e radios dhe injorimi im total. Nuk mundem më.

"Morgan! Ndaloje makinën do zbres." por ajo nuk dëgjon. "Do zbres të thash!"

Vazhdonte të këndonte në timon. Nga inati e sipër fik radion dhe mbaj dorën aty duke mos e lejuar ta ndezë. Ajo nuk mbijeton dot pa muzikë në makinë, do të ishte torturë për të.

"Në rregull Ruth. Qetësohu për atë zot! Besoje ose jo kam menduar gjithçka." ndërkohë njëra dorë e saj është në dyluftim me dorën time duke u përpjekur të ndezë radion. E pickoj dhe ajo vazhdon të flasë.
"Nga Harvey për në Minnesotta duhen rreth 5 orë, që do të thotë se kemi goxha rrugë, ndërsa nga Harvey në Michigan të North Dakotës duhen rreth 2 orë rrugë. Që do të thotë..." ajo po zvarriste fjalën e fundit sikur po jepte përgjigjen e çmimit Oskar.

"...se ne do ndalojmë pas 2 orësh në ndonjë lokal dhe do flasim me babin. Sa për tezen, ti ende nuk ke parë talentin e fshehtë të Morganit" teksa thotë këtë tund flokët. "Për benzinën i kemi lekët, ndërsa për ushqimet mos u shqetëso e kam zgjidhur. I kam menduar të gjitha. Ki besim tek unë. Dhe tani a ka mundësi të heqësh dorën? Po më këput gishtin."

Nuk mund ti zësh besë. Besimi im tek ajo vdiq vite më parë, kur ajo ishte 10 vjeçe ndërsa unë 5. Ajo i dha qenit lëpirësen time që unë me mirëbesim ia kërkova ta mbante teksa lidhja këpucët.

Vendos të shuaj kureshtjen me diçka të fundit. "Pse u preke aq shumë kur u ndave me babin?"

Hoqi dorën nga radioja dhe nga dyluftimi me dorën time. Shihte drejt rrugës. Po më injoronte?

"Morgan të pyeta."

"Thjesht do më marri malli ok? Thjesht nuk do e shoh për një javë. Dhe një javë nuk është pak Ruth!"

Morgan u kthye serioze dhe papritur, për një çast, mu duk e ndjeshme. Është sjellë vërtet çuditshëm këto ditët e fundit. Vendos mos ta bezdis më. Ajo nuk ka qejf kur unë i nxjerr në pah anët e saj të brishta.

Heq dorën nga radioja dhe qëndroj drejt me kokën nga dritarja e makinës. Po i largoheshim qytetit dalëngadalë dhe po i afroheshim periferisë. Pas pak ajo vjen në vete sërish dhe ndez radion. "The neighborhood - sweater weather" buçiste brenda makinës. Ajo si çdo herë filloi të këndonte me zë të lartë.

Hera herës më afrohej dhe më këndonte në vesh ndërkohë që lutesha për ndonjë mrekulli...

  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Ruth apo Morgan? Shkruani ne komente po, jo,po, jo, po, jo😂

Një lamtumirë më pakDonde viven las historias. Descúbrelo ahora