12

231 45 39
                                    



➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

"Ruth!"

Ishte Morgan. Ajo vazhdoi të trokiste në derë.

"Çohesh dot?" më drejtohet Nikolas.

Bëj shenjë me kokë dhe ngrihem.

Të trokiturat kishin pushuar po ashtu edhe të thirrurat. Ai hap derën dhe ne dalim jashtë. Ishte bërë errësirë e plotë dhe e vetmja gjë që ndriçonte vendin ishin dritat e festës jo shumë larg. Festivali po vazhdonte atje tej me njerëzit që kërcenin të shkujdesur me pije në duar nën ritmin e muzikës.

Po shikoja përreth për Morganin por pa rezultat. A nuk thirri pak minuta më parë? Me siguri ishte bërë merak për mua.

Hedh shikimin nga Nikolas që për çudi më kishte kapur dorën. Si nuk e kisha vënë re? Ndiej faqet të më skuqen nga ky veprim kaq i vogël.

"Duhet të jetë larguar. Shkojmë!" Më zgjon nga mendimet dhe më tërheq lehtë.

"Ku po shkojmë?" E pyes.

"Në festë, ta kërkojmë ku tjetër."
Tund kokën në shenjë miratimi dhe ec përkrah tij derisa e dëgjoj të rënkojë.

"Ahh!" Ia bën.
"Çfarë ishte?"
"Një gur i vogël"
"Një gu- ahh!"

Dikush më kishte goditur në këmbë me guralec.
Të dy kthejmë kokat për të parë se nga erdhi goditja.
Mbështetur pas në koshi mund të shihnim hijen e dikujt. Hija vazhdoi të na godiste me guralec.

"I mbaruat lutjet?" Flet papritur hija.

Bingo Ruth! Qenka Morgan.
Ajo ishte shtrirë në tokë si fëmijë i vogël. Këmbë të hapura, në dorë mbante një gotë bosh lëngu i së cilës ishte derdhur i gjithi në prehër.
Mos vallë e kuptoi se çfarë po bënim aty brenda? Po sikur të na ketë dëgjuar? Sa ka që rri aty? Asaj nuk do i mbyllet goja tani.

"Hajde se do ikim në shtëpi." ajo fillon të çohet duke u përpjekur të mbajë ekuilibrin.

"Morgan ke pirë gjë?" nderhyn papritur Nikolas.

Ajo vjen drejt nesh duke hedhur këmbët në mënyrë të çuditshme. Paska pirë. Si dreqin ta çojë në shtëpi këtë tani?
Ajo lëshon guralecat që mbante në dorë dhe afron gotën te buzët me qëllim që të pinte por rrudh vetullat kur sheh që është bosh. Kthen kokën dhe sheh lëngun e derdhur në tokë më pas ul sytë dhe vë re prehërin e lagur.

"Ta marrtë e mira!" mallkon.

Pastaj një mendim më kalon në kokë. Morgan nuk duhet të pijë alkool. Ramë dakort sot për këtë. Asaj do i dali fëmija me 3 sy.

"Morgan je dehur. Të thashë që nuk duhet të pije. Si të të çojë në shtëpi tani? Mezi mbahesh në këmbë" e qortoj. Unë mezi mbahesha në këmbë për vete.

"Ju çoj unë me makinë." ndërhyn ai.

Morgan më hidhet papritur në qafë.
Shikimi që më dha ishte ngacmues. E dija se ç'po mendonte.
Nikolas më ndihmon të mbaj Morganin dhe vazhdojmë të ecim mes njerëzve për tek vendi ku ishte parkuar makina e tij.

Një lamtumirë më pakWhere stories live. Discover now