Kapitulli dhjete

908 50 14
                                    

Kapitulli dhjete

📌Kapitulli numer nente ka pesuar ndryshime,you should reread it neqoftese nuk e ke lexuar.Kryesisht pjesa e fundit.📌

📍New York
Ishte mbasdite kur Triksi hyri ne zyrat e medha te policise.Brajani i kishte shkruajtur nje mesazh per tu takuar dhe per te darkuar.Duhej tja linte te qarte qe nuk kishte interes ne te.Kembet e drejtuan per tek Loki i cili si gjithnje nuk mundej mos ta shfrytezonte rastin duke ngacmuar nje nga vajzat aty afer.

-Triksi!-u kthyhe ai menjehere nga Triksi sapo e vuri re,-he rreze drite u zgjove?Shpejt paske ardh sot.

-Cfare kishit mbreme?-u kujtua Triksi qe ai ishte i shqetesuae,-Gjithcka ne rregull?

-Probleme pune,-i tha ai duke mos i lene hapesire te pyeste me teper,-Te shoqeroj nje nga truprojat ne shtepi mbreme?

-Fale vellai tend,-u acarua ajo,-A mund te me shenosh pak emrat e klubeve tuaj qe mos te perplasem serisht me juve?

-Bozi kryesisht eshte njeri qe nuk i pelqen njerzit megjithate kur pretendon se jane njerez te mire i pelqen ti mbaj te sigurte.

-Imagjino te kete grua ai,-mendoj ajo si do te ishte gruaja e Bozit,-do e mbante mbyllur qe mos te prekej nga asgje dhe asnje.

Loki vuri buzen ne gaz dhe Triksi kuptoj qe Bozi ishte pas saj dhe i pati degjuar te gjitha.
Triksi u skuq,perhere ne situata te sikletshme do pershendeteshin ata te dy.

-A nuk keni ndonje pune tjeter ju te dy,vetem te diskutoni mbi jeten time?

-Cfare te te them vella,-beri si i stresuar Loki,-nje perendi e vertete si ty,mundet vetem te diskutohet nga ne njerzit e thjeshte qe presim ndonje risi te re ne jeten tende,ne baze te kesaj mund te kuptojme boten ne teresi qe dua ta nenvizoj bote e cila rrotullohet rreth teje.

Bozi i dha nje shpulle pas koke dhe Loki filloj te buzeqeshte.Brajani u gjend menjehere aty.I vendosi doren ne bel Triksit dhe kjo e fundit u ndje ne siklet duke u terhequr pak pas.

-A je gati?-i tha Brajani Triksit,-Kam zgjedhur nje restorante shume te mire.

-Shkojme,-i buzeqeshi Triksi,-Vetem po shkoj te pershendes babain dhe takohemi jashte.

Triksi u largua dhe Brajani filloj te krenohej.
-A s'eshte e bukur?-iu drejtua ai Lokit pasi vuri re se Bozi nuk po e degjonte po me dicka po merrej ne celularin e tij,-Me ne fund Bernardi pranoj qe ajo te dal nje darke me mua.

-Mendon se surrati im tregon interes per jeten tende romantike?-e pyeti Loki,-Shko para se te me shtremberosh neuronet nga vetem ideja qe po me flet!

Brajani u largua i vetekenaqur.

-Edhe krekosja e ketij me duhej sot,-u bezdis Loki.

-Nuk ka per ti ecur,-i foli me ne fund Bozi.

-Ste kuptova?

-Me shume mundesi ka marre lulet,ka pergatitur nje darke luksoze dhe po ben te gjitha gjerat qe Belatriksi nuk do ti kete ne jete.

-E kush nuk i do darkat per ate zot?Edhe une i dua.

-Nje vajze qe eshte rritur nga Bernardi,-i fliste Bozi pa hequr syte nga telefoni,-me shume mundesi ka deshira per te shijuar jeten,se akoma sbesoj te kete kaluar fazen e adoleshences rehat e jo me te bej jeten e merzitshme aristokrate.Sa per ty,-mbylli Bozi telefonin,-ti je nje zonjushe porcelani.

Loki i dha nje grusht i bezdisur.Te dy u drejtuan per jashte zyrave te policise.Edhe njehere te fundit shikimi i Bozit u takua me ate te Triksit.Ajo i buzeqeshi,ai thjesht e ndoqi me sy derisa ajo u fut ne makine.

-Ne magazine?-e pyeti Loki dhe nxori armen nga brezi.Bozi e pohoj ne heshtje.Ndaluan makinen ne nje magazine te vjeter ku kishin qene dhe naten e kaluar.Rojet po rrinin tek dera te armatosur.

Tre burra ishin te lidhur brenda ne magazine me zinxhir dhe gjithe gjak.Bozi perkedheli qenin qe ishte aty afer,luante me te dhe e puthte.Nje pitbull i kafte qe ai e kishte pasur per shume vite.

-Pra e keni vendosur qe do te pergjigjeni?-i pyeti Loki,-Besoj qe nata e kaluar,-kujtoi ai se Bozi i kishte goditur derisa ata nuk kishin pasur fuqi te qendronin ne kembe dhe i kishte lidhur,-ua ka bere te ditur qe do te torturoheni derisa te jepni vendodhjen e njerezve tane ne Rusi.

-Cfare do te na besh?-e pyeti nje nga ata,-Do te na torturosh edhe ti se ju vodhem mallrat qe juve nuk dinit ti ruanit?

-Une?,-beri si i ofenduar Loki,-une thjesht jam figure siperfaqesore e gjithe kesaj,jam imazh dhe imazhi im e duart e mia nuk mund te pergjaken nga ju,-qeshi Loki dhe iu afrua per ti pershepritur ne vesh,-Por ai aty,eshte i uritur per t'ju pare te vuani.

-Nuk ju kemi frike,-i tha ai,-Duhet ta pranoni qe ju luajtem bukur,gjithe keto kohe menduat qe do shkembenim mallra dhe do te bashkepunonim serisht.

Ruset naten e kaluar i kishin mashtruar duke ju vjedhur mallrat dhe jo duke bere kontrate te re,kete Loki e mori vesh vetem kur ata arriten ne aeroport.I kapen ne avionin e fundit,i moren dhe i lidhen.

-Mjaft,-u ngrit Bozi qete dhe nxori armen,-Per ate zot po me krijoni nervozim.

Nxori armen dhe goditi dy nga ata ne koke.I treti po dridhej nga frika.

-Ku jane mallrat?-e pyeti Bozi dhe ai filloj te belbezonte por nga frika nuk po i shqiptonte fjalet.E vrau dhe ate me nje plumb ne koke.

Loki mbylli syte dhe ndjeu fytyren qe i'u perfshi nga pikeza gjaku.

-Ndoshta s'duhet ti kishe vrare Boz,-e keshilloj
Loki,-ti e di qe ishin shume armatime dhe do kemi nje kartele rus nga pas.

Bozi mblodhi buzet,mori nje peshqir dhe ia drejtoi Lokit.-Po me harxhonin kohen,-i tha ai,-tani eja varrosim keta trupa diku.

-Ti e di qe sapo hapem lufte?

-Nuk ka tradhetar qe meriton te jete gjalle Lok,-i tha Bozi,-Ti merr Reksin,-i tha ai per qenin,-hipe ne makine dhe une me mire po ju ve flaken trupave.

Teksa i vinte flaken trupave dhe i shihte te digjeshin mendonte se nje dite do i vinte dhe atij radha te digjej.Ne mendime i erdhen te gjitha heret qe ai kishte vrare e kishte djegur,por ne boten e tyre asgje nuk ishte e sigurte.Dikur kishte qene nje femije qe lypte per ti dhene nenes mundesine te ushqente ate dhe vellezrit e tij,pastaj ishte larguar ne emigrim nga shteti i tij per te punuar e shkolluar.Kishte perfunduar ushtar.E me pas kur jeta i kishte kthyher serisht shpinen,e i duheshin leke filloj te merrej me pune te tilla,e aty i kishte vdek pafajsia.Njerezit si ai nuk mund te krijonin nje familje,se kurre nuk i dihej kur do ishte dita e fundit.Mendonte perhere se FBI-ne e bente per te ndihmuar sadopak njerezit dhe per ti shpetuar ata nga njerez si ai.Teksa ata digjeshin e ktheheshin ne hi,mendonte qe te pakten kishte djegur e vrare njerez si vetja,nga ata qe lendonin e vrisnin njerez te tjere.A do i duhej nje dite te vriste te pafajshem?A do te flinte kaq qete atehere?

📍New York
Restoranti italian "Milano"

Kishin nje ore e gjysem qe ishin ulur aty dhe Brajani vetem po i fliste per kenaqesine e madhe qe kishte pasur qe ajo e kishte pranuar.

-Brajan,-i buzeqeshi ajo,-ndalo.

-Ka dicka qe nuk te pelqen?-e pyeti ai,-A do te porosisim dicka tjeter?

-Ushqimi,vera,eshte ne rregull,-ai i kapi doren dhe ja puthi,ajo i buzeqeshi,-Te falenderoj por une dhe ti nuk mund te jemi me shume se gjithcka qe kemi qene deri tani,shoke.

Atij i ngriu buzeqeshja,-Gjithsesi nuk po kerkoj dicka tjeter,-i tha ai,-per momentin dua te me besosh plotesisht dhe te tjerat do i sjell vetem koha.

-Gjithsesi,-i tha ajo dhe mori canten,-eja te shkojme diku tjeter,nje pije tjeter.

Zilja e tij e telefonit ra,nje fytyre e shqetesuar u duk,-Duhet te kthehem ne stacion.

-Po vij me ty.

Böz (Shqip)Where stories live. Discover now