Kapitulli i njezete e tre

927 57 24
                                    


Bozi po nxirrte disa dokumenta nga kasaforta qe mbante Morrinsi ne zyren e vete.Loki hyri aksidentalisht dhe veshtroj Bozin pertoke duke nxjerre dokumentat.

-Cfare po ben Boz?-e pyeti Loki,-Mund te te kishte kapur dikush.

-Po marr disa dokumenta.

-Per cfare i do?-po kontrollonte Loki mos vinte dikush nga jashte,-Kemi filluar shesim e dokumenta?

-Jane Te FBI-se,-i tha Bozi,-Do ja dorezoj CIA-s,jane disa misione qe ata i kane te fshehur prej tyre dhe u infiltrova.

-Boz,Boz,-ia mori Loki prej duarve,-Rrote k*ri,ne mbajme vetem nje ane,ti e di qe une te mbeshtes ne cdo gje por kjo eshte e tepert.

-Do te me japi nje adrese ku mund te gjejme Kamrisin,ti e di qe ata kane kontakte ne te gjitha kontinentet.

Sapo u permend Kamrisi Loki ndryshoj menjehere qendrim.Te dy e dinin se sa te veshtire i kishin patur javet e fundit te jeteses me idene qe Kamrisi ishte ende gjalle.Me shume mundesi ai po planifikonte levizjen e radhes.

-Boz,-iu mbushen syte me lot Lokit,-ti e di qe eshte nje teme e imja dhe dua te qendrosh jashte kesaj,ti e di qe Niku do kete nevoje per dike kur te rritet.Ti duhet te jesh aty!

-Po tallesh apo jo?-vendosi Bozi dokumentat ne nje dosje te zeze,-Per mua nuk ka nje jete qe une mund ta jetoj nese ti,vellai im,nuk je ne te.O jemi te dy gjalle o te dy te vdekur!

-Per ate zot!-e perqafoj Loki,-ti do jesh telashi me i madh qe do te kem ne kete jete dhe tjetren.

Para 17 viteve

Bozi dhjete vjec e  sapo kishte humbur te atin,ose me sakte ai e braktisi ate dhe nenen e tij.Xhaxhai i tij nje burre i mire i quajtur Adem qe jetonte ne veri te Shqiperise e mori ate dhe nenen e tij dhe e strehoj ne shtepine e tij ne Tropoj.Nuk kaloj edhe shume kohe qe Ademi te vdiste dhe te linte pas gruan e tij me dy djem Xhorxhon dhe Lokin.

Ato dite Bozi me Lokin mblidhnin bretkosa dhe i shisnin ne disa njerez qe i perdornin.Disa te rritur iu afruan afer dhe ia vodhen.Loki me Bozin ishin serisht pa buke per te derguar ne shtepi.

-Boz?-i tregoj Loki nje kamion qe po merrte njerez,-A shkojme me ta?

-Ku po shkojne?-po hidhte Bozi gurje ne nje grope me uje aty rrotull,-Shkojne ne Greqi a ku di une.

-Shkojme dhe ne,atje marrin leke.

Ate mbremje nje burre i mori ne kamionin e tij dhe diten tjeter e gjeten veten duke ngjitir malin.Nuk i kishin thene nenave,ishin te varfer dhe te uritur dhe te vegjel.Por jeta si emigrante,thuhej se do te behej me e mire,te pakten do te kishin ushqim per prinderite.

—-

Po qendronin ne zyre dhe po prisnin mesazhet qe tu vinin nga ata te CIA-s.

-Boz,-i terhoqi vemendje Loki,-Cfare u be me Triksin?

-Asgje.-kthehu Bozi goten e alkolit.

-Ti e di qe ajo te do per ate zot,-ndezi dhe Loki nje cigare,-Dua te them eshte e dukshme.

-Dashuria dhe une?-qeshi Bozi,-Ka mundesi ta marre e ta djege ne gjithe jeten time?

-Per nje sekonde,-uli koken Loki,-mendova se dhe ti do e pranoje ate qe ndjen.

-Ndjenjat s'jane per njerezit si ne Lok,na kane vdekur rrugeve duke lypur,na ka vdekur kur shkuam ne Angli dhe ne Amerike.

-Ti e di qe kjo seshte e vertete,-e refuzoj Loki,-ti e di qe te ndjekin frikerat e te shkuares.

-Nje nga ato eshte qe e shmang duke mos e patur kurre.

-Genjen veten,-qeshi Loki,-Ishim ne Shqiperi e ti i kishe vene njerez pas per tu kujdesur per te,kjo nuk eshte pikerisht shmangie.

-Po mundohesha te mos krijonte probleme.

-Po patjeter,-vuri buzen ne gaz Loki,-ti nuk rri dot larg saj, dashuria e saj te terheq si magnet.

-Mbylle kete teme,-kontrolloj Bozi celularin,-Me derguan mesazh qe te takohemi neser me ata.

-Degjova qe do e dergojne ne Londer.

-Kush?

-Bernardi.

Bozi kthehu goten me fund,inati e beri te ndizte edhe nje cigare.Cfare do te bente ai po mos ta shihte serisht?Doli nga zyra duke kaluar duart ne floke i stresuar.

-Ky nuk eshte reagimi i nje personi qe do te shmang dike Boz,-i peshperiti Loki vetes.Tashme ishte koha per te te shkonte ne shtepi dhe te kujdesej per te birin.

Triksi po ecte rruges per ne shtepi.Taksia e kishte ndaluar disa metra larg shtepise.Donte te ecte dhe te qetesonte mendimet,i duhej te bente valixhet.Bozi po e telefononte disa here por ajo ia mbylli telefonin.

-Shiko kush qenka ketu,-i doli nje çunak para qe po dridhte hashash,-Vajza me e bukur e qytetit?

-Mund te kaloj,-u distancua Triksi,-te lutem?

-Pse bukuroshe,-i kapi ai floket duke ia perkedhelur me njerin gisht,-qenke shume e mire.

Sikur mos te mjaftonte nje makine ndaloj perbri saj,do e dallonte makinen e Bozit mes mijerave te tjera.

Bozi nuk doli nga makina.E veshtroj djaloshin nga koka deri tek kembet.

-Te sfidoj ta prekesh serisht!-i tha Bozi dhe djaloshi u largua.

Triksi eci serisht dhe Bozi po e ndiqte me makine pa i folur.Ajo mberriti perballe shtepise.

-Mberrita,-i tha ajo me syte e lodhur,-mund te zhdukesh tani nga jeta ime.

-Pse s'me the qe do largoheshe?-doli Bozi nga makina duke u mbeshtetur me duart e kryqezuara ne te.

-A me the ti mua?-ia kthehu ajo.

-Nuk do te shkosh.-i tha i vendosur Bozi.

-Harold Boz Arins,-fshehu ajo fytyren nder duarve dhe e veshtroj drejt e ne sy,-E kupton cfare po ben?Po tregohesh toksik,je toksik ne fakt.Nje narcist qe eshte i uritur per dashurine e te tjereve per mos ta dhene kurre mbrapsht ate.

-Mundet.

-Eshte e veshtire Boz,-vendosi ajo duart ne gjoksin e tij,-te kesh ndjenja per dike qe urren dhe e urrejne te gjithe duke perfshire ketu dhe tim ate.

Por Bozi e dinte ne heshtje,pa ja pranuar asaj qe nese dikush do e merrte ate prej tij ai do te digjte qytetin me duart e tij,pa i interesuar per asnje shpirt qe gjendej aty brenda.Ai nxirrte sadopak pjesen me te mire te tijen,ate qe e kishte menduar se e kishte humbur.Mund te jetonte pa i folur ajo por mund te jetonte duke e ditur qe ishin ne nje qytet,thithnin te njejtin oksigjen dhe ishte e mbrojtur.Ndoshta kishte ardhur koha qe per here te pare ne jeten e tij,ai te hiqte dore.

-Nuk jam i mire per ty,-ia hoqi Bozi duart nga gjoksi,-Ndoshta eshte me mire,-vendosi ai per here te pare te hiqte dore,-Shko.

-Kaq do te thuash?-i tha ajo,-Nje fjali e paplote jam une per ty?Cfare prisja une valle nga Bozi i pashpirt?Cfare?

-Asgje,-i tha ai,-Ndoshta kjo eshte me e mira.

-Se ti je nje bipolar Boz,-i tha ajo teksa mundohej ti afrohej,-Thuaje njehere me ze te larte cfare do ne jeten tende?

-Belatriks,-ia kapi ai koken me te dyja duart dhe i puthi ballin me te vetin,-une jam i perlare me gjakun e atyre qe kam vrare dhe nga dita ne dite mund te mos jem me ty.Askush nuk do te shpetoj pas humbjes qe do te vi,nese ti nuk me qendron larg tani.

-Teper vone,-kafshoj ajo buzen qe mos te shperthente ne te qara,-s'mund te te fsheh per shume gjate ne mendime.

-Ndoshta nje dite...

Nuk mundi te fliste me teper sepse Bernardi kishte dal nga shtepia dhe kishte qitur me arme drejt tij.

Böz (Shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora