Kapitulli i njezete e gjashte

969 59 2
                                    


Loki po voziste drejt nje lagjeje te vjeter dhe mbushur me kriminela te New Yorkut.Triksi po priste te dilnin prej aty sepse gjendja po e bente te panikohej.Loki ndaloj pikerisht aty,nje grup me çuna po tymosnin hashash.Loki mori te birin ne krahe dhe i tha Rebekes e Triksit te ecnin para tij.Djemte qe po tymosnin e pershendeten ngrohte Lokin.

-Lok,-e kapi Triksi nga duart,-ku po shkojme?

-Ne shtepi!-i tha ai dhe nxori nga xhepi celesat ,te cilet ishin te nje apartamenti te nje ndertese dykateshe.

Kur hyn ishte nje apartament jo shume i madh,i paster dhe me shume ndricim.

-Dhoma e dyte eshte e Bozit,-i tha Loki Triksit,-Rebek ti mund te flesh me tim bir tek dhoma ime dhe une ne dhomen e ndenjes.

Tashme ishte erresuar.Dita u kishte shkuar duke u marre ne pyetje nga policia,me shume mundesi Bernardi kishte ndikuar akoma dhe me shume per keq.Loki kishte telefonata te humbura nga ata te FBI-se dhe Morrinsi.Nuk e dinte cili ishte plani i radhes i Bozit dhe i duhej te ruante qetesine.Porositi pica dhe u rehatua duke veshtruar bibloteken e librave qe kishte perballe.Triksi u ul perballe tij duke shfryre e shqetesuar.

-Keshtu e keni jeten ju perhere?-e pyeti ajo duke kujtuar se qe ne momentin qe i kishte njohur nuk kishte njohur qetesi.

-Jo,-vuri buzen ne gaz Loki,-kryesisht nuk kemi mundesine te marrim fryme kaq lirshem.

-O Zot!-kapi ajo varesen me kryq qe kishte ne qafe,-Si dreqin jeni gjalle?

-A e di qe ky eshte apartamenti jone i fundit qe kemi pasur me qera para se te hynim ne boten qe jemi sot,-shihte verdalle Loki nostalgjik,-ky apartament ka perjetuar te njejtat gjera si ne,keto mure...

Dera u hap dhe u shfaq Bozi me çanten nder shpine dhe cigaren nder buze.Shikimin e kishte te ashpersuar serisht,madje Triksi do te hahitej nese e shihte ndonjehere mimiken e tij te zbutur,te qete.

-Boz a e pe sa ishin rrit djemte?-e pyeti Loki.

Ajo cfare ate nate kuptoj Triksi ishte se Loki dhe Bozi ulerisnin qe mijera metra larg qe ishin rrezikshmeri.Lokit as nuk i beri pershtypja ardhja e tij,madje qeshi me gjendjen e Bozit.Bozi hodhi çanten mbi tavoline dhe e hapi,brenda gjendeshin leke dhe arme.Bozi hodhi syte nga Triksi.As nuk e kishte vene re qe ajo ishte aty.Me sy u kuptuan,ose ashtu mendoj Triksi.

-Belatriks,-mbajti ai cigaren ne dy gishta,-a leviz pak qe aty?

Triksi ngrysi vetullat.U ngrit nga kolltuku ne te cilin ishte ulur vetem e vetem qe Bozi ta levizte,ta çante me thike pjesen e brendshme te tij dhe te nxirrte arme,leke e disa dokumenta te tjera qe aty.

-Seriozisht?-u habit Triksi,-Cfare mendoni se po beni?

-Lok,-i rrahu Bozi shpatullat,-ne te zbardhur,do te nisemi drejt fushave veriore se do te jete nje aeroplan duke na pritur.

-Ku do te shkojme?-i tha Loki.

-Ta them rruges,-i tha Bozi dhe i kapi doren Triksit duke e terhequr per ne dhomen e tij.

Kur hyne ne dhome,Bozi hoqi bluzen dhe me trupin e lakuriqte u rehatua ne nje cep te dritares ku dukej dhe pamja e plote e rruges.

-Boz,-po e shihte Triksi ne sy,-a do te me thuash cfare po ndodh?A e kuptoni qe po vini ne rrezik dhe nje femije?Ai ka nevoje te shkollohet,te jetoje nje femijeri te shendetshme.

-Do te vish me mua?-hoqi Bozi shikimin nga ajo dhe e drejtoi nga dritarja,-Ne Paris?Ne Londer?

-E kupton qe po me kerkon te le gjithcka?-u mundua Triksi te arsyetonte gjendjen ne te cilen gjendej,-te le tim ate dhe te le nje jete normale.A nuk ju intereson juve me shume?-e pyeti ajo e acaruar tanime.

Böz (Shqip)Where stories live. Discover now