Kapitulli tridhjete e dy(I fundit)

1K 59 44
                                    


Shiu po binte furishem ate dite Marsi,Loki po i jepte gaz makines teksa ndiqnin telefonin.Te pakten Pearli kishte bere dicka te mire ne jeten e tij.Avioni i Pearlit do te nisej me femijet dhe Rebeken dhe pastaj ata kur te merrnin Bozin dhe Deimosin do te ktheheshin serisht bashke ne New York.

-Nese dicka ndodh atje,-i dha Loki nje arme Triksit ne dore,-do te qellosh cfaredo qe do te dali para,qofsha dhe une dhe do te marresh djalin e do te largohesh.

-Lok mos thuaj budalliqe,-i tha Triksi e frikesuar,-Do te kthehemi te gjithe.

Pas nje ore mberriten ne nje fushe te madhe larg Parisit.Brenda nje kuadrati te rrethuar nga nje tel i zi gjendej Bozi dhe Kamrisi me Deimosin ne krahe.

-Ne levizjen me te vogel te vras,e paralajmeroi Bozi duke i drejtuar armen,-mos guxo ta prekesh tim bir.

-Ky eshte plani jot?-qeshi Kamrisi,-une jam shume i kenaqur te vdes,jam mese i lumtur madje por kaq ishte?Aspak kreativ.Si do e shpetosh djalin?Une te therrita ty ketu.

Bozi po e veshtronte i heshtur,po mendonte cfare te bente qe t'ja merrte djalin nga duart e te largohej qe aty.

-Por si gjithmone une e dija qe ti do te rrezikoje gjithcka per familjen tende,-i'a beri te ditur Kamrisi,-keshtuqe dhe njehere bera planin tim te dyte,pasi e dija qe kusheriri jot do te vinte ketu,-drejtoi ai syte mbrapa Bozit per ti lene te kuptohej qe dikush ishte pas tij.

Aty qendronte Loki.Bozi e veshtroj gjithe zemerim.

-Pretendoje se do te lija vetem he?-u afrua Loki Bozit.

-Me lini te mbaroj,-vazhdoi Kamrisi,-Dua njeri nga ju te telefonoj Komandant Bernardin.

Bozi menjehere e telefonoj i shqetesuar.

-Boz,-foli Bernardi ne veshtiresi,-Rebeka i ka vendosur pistoleten ne koke Hekslit,ne lajmerimin e pare do e vras,thjesht me jepni shenje!-i tha Bernardi.

-Rebeka?-u habit Bozi.

-Po Rebeka,-shtoi Kamrisi,-vajza qe ti e ke rritur vete ishte aq e dashuruar pas teje sa ne momentin qe ti vendose te lidhje jeten me Belatriksin,u vu kunder teje duke bashkepunuar me mua.Vertete qe dashuria sjell urrejtjet me te medha!

-Per ate Zot,-mori fryme Loki ne veshtiresi.

-Kjo nuk eshte e gjitha,-shtoj Kamrisi,-para se te vinit ketu une vura gjithe kete katror te bombarduar nga eksploziv,ne momentin qe njeri nga juve leviz jashte ketij rrethi ne do te hidhemi ne ere te gjithe,nese babai jot vret Rebeken une do te qelloj tet bir.E kupton tani kush e mori tet bir nga shtepia mbreme dhe kush ma dha mua?Tani jemi te tre ne shperthim e siper,-qeshi Kamrisi dhe vuri re Deimosin qe po flinte i qete,-ah po dhe yt bir!

-Lere tim bir jashte kesaj!-i tha Bozi.

Bozi hungeriu nga inati.Si do ja bente tani?Si dreqin do ja bente?Loki iu afrua Kamrisit duke e goditur me koken e pistoletes dhe duke i marre Deimosin nga duart dhe duke ia dhene Bozit.

Ne ate moment Kamrisi shtypi nje buton.

-Urime,kemi tre minuta kohe para se e gjitha te hidhet ne ere!

-Vrije Rebeken!-ngriti zerin Bozi qe Bernardi te degjonte.

Pas Kamrisit u duk Triksi.Te pakten Deimosin do te kishte nje shpetim!Bozi u ndje i lumtur,per here te pare u ndje i lumtur qe Triksi gjendej aty.Te pakten ajo do te ishte shpetimi i djalit te tyre.Dukej e pafuqishme,dukej e zbehte,dukej e trembur.

-Boz,-i tha ajo me syte e perlotur,-mund te gjej bomben dhe ta çaktivizoj,thjesht me jep kohe...

-Ke me pak se dy minuta kohe Belatriks,-i kapu ai njeren dore dhe ja puthi,-kjo kohe do mjaftoj te dergosh Deimosin larg fushave.

-Kjo nuk eshte e drejte!-filloj te qante Triksi,-nuk duhet te mbaronte keshtu historia jone.

Ai e kapi prej flokesh dhe i terhoqi fytyren drejt vetes,i mori edhe njehere ere te fundit,me ate arome mund te jetonte dhe disa jete te tjera duke e pritur ne ferr a parajse,-Te kam thene qe te kam ne vena Belatriks!-i peshperiti ai ne vesh teksa merrte fryme thelle,-dhe si pasoje te kam gjak e shpirt.

U veshtruan ne sy,Triksi nuk mund te largohej.Si dreqin do i linte ne rrezik?Sa do donte te kishin nje plan,sa do donte te ndodhte ndonje mrekulli.Sa do donte te kishte nje mije e nje plane shtese per te shpetuar ata!Por jeta s'ishte e drejte,shpeshere ishte nje k*rve!

-Te lutem mos me ler,-iu pergjerua Triksi,-mos me ler Boz!

Duke menduar per Triksin dhe Deimosin,Bozi mbylli syte,po ndjente dhe njehere si ishte te ishte gjalle dhe i lumtur perkrah saj,-Gjithmone,-kerciti ai nofullen,-kam pasur frike se do te ishe sot e imja dhe neser e dikujt tjeter,-i'u mbushen atij syte me lot,-dhe sot po te them qe ke nje jete te tere para Belatriks,shijoje siç e kam shijuar une!

-Gjithmone kam dashur te duhem dhe te mbrohem nga dikush siç e ke bere ti Boz,-i shtrengoj ajo me shume doren dhe kerkonte nje puthje te fundit,buzet nuk u preken,syte u veshtruan dhe njehere,u perqafuan shpirtrat.

Dhane nje lamtumire!

-Ik,-i ngriti Bozi zerin,-ik Belatriks,mendo per Nikolasin qe do jete ne kujdesin tend dhe per Hekslin.Mendo per femijet qe kane nje jete te gjate para per te jetuar,dhe ne kemi jetuar mjaftueshem.

Triksi nuk mundej te fliste,po mbytej ne te qara.

-Thuaj Nikut qe e doja shume,-i tha Loki me nje buzeqeshje ne fytyre,-rriti mire!

-Shume prekse!-tha Kamrisi,-Vete e kerkuat.

-Ik,-hungeriu Bozi i nevriksour dhe Triksi filloj te ecte,-Dua te vraposh dhe mos te kthesh koken pas Belatriks,dua te futesh ne makine dhe te vozitesh per ne aeroport.

Triksi filloj te vraponte ne fusha.Filloj te vraponte duke qare me shiun qe po i godiste ne fytyre.Nje mije e nje kujtime i erdhen nder mend,nga shikimet e para deri tek ato te fundit.Bozi dhe Loki po flijoheshin per femijet e tyre.

Bozi qendroj perballe Lokit,kishin edhe 34 sekonda.Bozi nxori armen prej brezit dhe qiti drejt Kamrisit.

Per here te fundit u pa ne sy me Lokin.Te dy buzeqeshen.

-Ka qene nje dreq rrugetimi he Boz?-i vendosi Loki doren ne qafe dhe te njejten gje beri e Bozi.

Ndermend i erdhen qe nga dita e pare qe prej dhembesh ishin ngrene me jeten,ne sfide ishin me kohen.E shijuan jeten ne te shtata kontinentet,ku nuk kishin qene e cfare nuk kishin bere,kishin qene kriminelet me te medhenj te epokes se tyre.Kishin krijuar kaos boteror duke perfshire FBI,CIA dhe vete shtetet perkatese.Ata nuk njihnin besnikeri nese nuk mbante emrin e njerezve te tyre me te dashur.A pendoheshin?Jo!E kishin shijuar jeten duke e jetuar ne nje film,e per gjithcka ja kishin dal duke luftuar.

-Nuk meritoje te ishe ketu tani,-i tha Bozi duke ulur syte i penduar,-Nuk duhej te ishte kjo vdekja jote.

-Po tallesh apo jo?-qeshi Loki per here te fundit,-Gjithmone e kisha menduar se do te vdisnim nga ndonje plumb i hapur per sherre klubesh,te pakten po vdesim per nje kauze.

-Me gjej serisht...-ishte fjala e fundit e Bozit.

Nje shperthim u degjua kur Triksi po ngiste makinen,qau dhe uleriti teksa e ngiste duke mos ndaluar,duke pare Deimosin duke qare.Shpirti i'u thyhe dhe njehere,por kesaj here do donte te ishte gjalle dhe t'ja thyente.

"Tym dhe flake,shi dhe vetetima.Harold Boz Arins dhe Lok Arins vdiqen ne nder te femijeve te tyre.Vdekja e tyre nuk ishte e thate,per disa ishte e paarsyeshme sesi dy nga kriminelet me te medhenj te historise moderne,dy Arinsat vdiqen aq lehte nga nje bombe.Por sot une qendroj ketu per t'ju thene qe gjaku i tyre nuk u derdh kot,trupat e mekatet e tyre shperthyhen ne flake.Pasardhesit e tyre gjenden,oshtima e tyre dhe jehona e zerit Arins do vazhdoj te jehoj akoma.Une kam besim!Ne fund te dites ne jetojme dhe vdesim per gjerat qe na mbajne gjalle,ne emer te familjes.Zyrtarisht une deklaroj qe vdekja e tyre solli ringjalljen e pasardhesve te rinj."
-Nje pjese e shkeputur nga fjalimi i mikut te. vjeter te familjes Arins,Feodor Egors gjate varrimit te Boz dhe Lokit.

#Hayaaaa!!!Ky eshte kapitulli i fundit,neser do te mundohem te hedh dhe epilogun.Shpresoj t'ju kete pelqyer!!!❤️❤️

Böz (Shqip)Where stories live. Discover now