Pjesa 1

648 18 8
                                    

Cfare i duhet nje njeriu per te qene i lumtur? Shendet, dashuri, para? Gjithsecili ka menyren e vet e te qenit i lumtur, ashtu si ajo kishte te sajen. Nje pune te mire, personin qe dashuronte ne krah, e familjen afer. Teksa i mendonte keto, nje buzeqeshje i shfaqet ne fytyre e ajo as e ve re.
•Cfare ndodhi? - e pyeti mashkulli i ulur perballe saj. Ajo kthen koken nga ai dhe e shikon ne sy, buzeqeshja i zmadhohet dhe e entuziazmuar pergjigjet.
•Po mendoja se sa e lumtur jam. Kam gjithcka dua Fred. Kam nje profesion te mrekullueshem, kam nje familje qe ben gjithcka per mua, kam edhe ty. - thote ajo duke i kapur doren, e ai i buzeqesh. Arrinte ta lexonte ne sy lumturine e saj, ajo vajze ishte vertete e lumtur.
•Ji e lumtur Ergisa, ji gjithmone e lumtur. - i thote Fred. Buzeqeshja e vajzes se re venitet, pse ja tha ate fjali? Pse toni i zerit te tij nuk i pelqeu aspak?
•Ka ndonje problem Fred? Pse me dukesh i merzitur? - pyet Ergisa e djali perballe saj bie ne mendime. A ishte i merzitur? Jo, nuk ishte. Ndoshta ndihej keq per situaten ne te cilen ndodhej, por fundja po i bente keto me vetedijen me te plote. Gjithcka ishte per te ardhmen e tij, duhet ta bente.
•Fred? - flet perseri Ergisa pasi nuk mori nje pergjigje prej tij. Zeri i saj e sjell Fred ne realitet, ai buzeqesh serish dhe pergjigjet.
•Persa kohe ti je prane meje nuk ka asnje problem, shpirt. - ja kthen ai e Ergisa kthehet perseri ne gjendjen e pare. E donte kete djale, e donte shume dhe asnjehere nuk nguronte ta shprehte edhe me fjale.
•Te dua Fred, te dua shume. - i thote Ergisa e syte i ven mbi telefonin prane saj. Shikon oren dhe kupton qe tani duhet te larohej. - Me duhet te iki, kam oren e stervitjes. - shton ajo
•Ne rregull! - thote Fred e te dy ngrihen ne kembe
•Do takohemi neser, kujdesu per veten. - thote Ergisa duke e perqafuar
•Edhe ti! - ja kthen Fred ne te njejten menyre

Sapo del nga restoranti, hipen ne makine dhe niset drejt stervitjes. Zilja e telefonit gjemon ne gjithe makinen, e me makinen e sapo ndezur, i duhet te mos niset. "Anna" lexon ne ekran dhe pa pritur aspak pergjigjet.
•Anna? - thote sapo e hap
•Hello per volejbollisten me seksi te historise se volejbollit. - degjohet zeri entuziast nga ana tjeter e telefonit
•E paske nisur diten mbare sot. - ja kthen Ergisa duke qeshur
•Sigurisht bebushee, a ka ndonje dite qe nuk e nis une mbare? - thote Anna. Ergisa nuk pergjigjet dhe Anna e mer mesazhin e saj. - Okej, okej! Pervec diteve kur me duhet te duroj tim vella, cdo dite tjeter eshte e mrekullueshme. - shton ajo dhe Ergisa qesh perseri
•E cmedur! - thote ajo - Anna jam ne makine dhe me duhet te arrij orarin e stervitjes. Shihemi atje zemer? Ne te kundert do behem vone dhe ti i di mire rregullat e trajnerit. - shton Ergisa
•Sigurisht! Shihemi atehere! - thote Anna duke i dhene keshtu fund telefonates. Ergisa ndez makinen dhe pa humbur kohe niset per te arritur sa me pare ne stervitje.

Zilja e alarmit gjemon ne gjithe dhomen e duke shfryre ai e fik. Kishte ardhur vone mbrem ne shtepi, e donte te flinte akoma por e dinte qe ishte e pamundur. Kishte nje pune ne te cilen duhet te shkonte. Ngrihet gjithe pertese dhe hyn ne tualet. Shikon veten ne pasqyre, e pamja nuk i pelqen aspak. Syte i kishte flak te kuq, fytyren te zverdhur e floket ne gjendje katastrofike. Merre fryme thelle dhe hyn ne kabinen e dushit. E le veten nen ujin e vaket dhe mbyll syte. Ne jete kishte bere gjithmone ate cka prindrit kishin dashur, ishte bere nje femije i duhur per ta, e nje hic per veten e vet. Asnjehere nuk kishte bere dicka qe donte ta bente, vetem per te mos merzitur prinderit. Presioni i te atit e kishte sjell ne nje rruge pa krye. Bente nje pune te lodhshme dhe te merzitshme vetem sepse i ati i kerkoi te behej avokat, kishte nje lidhje toksike vetem sepse te atit i vinte turp nga miku i tij ne qofte se ai i refuzonte te bijen. Koka fillon ti dhemb nga gjithe keto mendime, e vendos te dal nga dushi. Than floket, nxjerr rrobat dhe vishet. Mer telefonin, celsat e makines, canten me letrat e punes dhe del. Sapo hyn ne makine, i bie telefoni. "Alice" lexon mbi ekran dhe duke rrotulluar syte e hap.
•Miremengjes Brajan! - flet femra nga ana tjeter e telefonit
•Miremengjes! - ja kthen shkurt Brajani dhe ndez makinen
•Cfare po ben? - e pyet Alice
•Do shkoj ne pune, cfare tjeter mund te bej mengjesin e diteve te javes Alice? - ja kthen ashper ai. Ishte lodhur, ishte lodhur shume. Nuk duronte dot me asgje. E vetmja gje qe donte ishte te zhdukej e te mos merej me asgje e me askend.
•Mos me fol ne kete menyre Brajan, ti e di qe sme pelqen. - thote Alice dhe Brajan merre fryme thelle per te ruajtur durimin - Sidoqofte, neser kthehem dhe kam sfilaten. Do shkoj drejt e ne vend, do vish apo jo? - pyet ajo. Te shkonte ne nje sfilate te merzitshme ishte gjeja e fundit qe donte te bente, por nese nuk shkonte skishte per te shpetuar nga fjalet e pafunda ta Alice, keshtu qe vendos ti jap asaj nje pergjigje pozitive.
•Do vi! Tani me duhet ta mbyll, jam vone per ne pune. - pa lejuar qe ajo ti jap pergjigje, mbyll telefonin dhe e plas ate ne sedilen ne krah, i jep gaz makines e iken per ne pune.

Me peshqira ne duar, dy vajzat ishin ulur prane njera-tjetres ne dhomen e zhveshjes.
•U lodha! - thote Anna duke pire uje
•Edhe une u lodha sot, por e dime qe duhet te punojme forte per ndeshjesh e fundjaves dhe me kete ritem mendoj se do fitojme. - ja kthen Ergisa
•Sigurisht qe do fitojme, a ka tjeter mbi ne bebushee? - thote Anna dhe Ergisa qesh - Neser ne mbremje do jem ne sfilaten e te dashures se tim vellai dhe pasneser do jem e rraskapitur per stervitje. Kam per te ngren 1000 te bertitura nga trajneri. E ndiej! - shton Anna
•Ik shpejt, mos rri deri ne fund. Keshtu ke mundesi te clodhesh per diten tjeter. - sugjeron Ergisa
•Ate do bej edhe pse e di qe Alice do merzitet. E dashura e vellait dmth. - thote Anna dhe Ergisa mbledh supet si per ti thene qe ske cben. - Pse nuk vjen edhe ti me mua? - pyet papritur Anna
•Nuk te mjafton vetja po do lodhesh edhe mua? - ja kthen me pyetje duke qeshur Ergisa
•Sigurisht qe jo! Mendova se do te te pelqente, do ishte dicka ndryshe. Plus kemi kohe qe nuk kemi bere dicka bashke, ja ku na erdhi mundesia. - shpjegohet Anna
•Ne rregull atehere, do vi! Tani cohu te bejme dush se na u tha djersa ne trup. - thote Ergisa dhe te dyja ngrihen duke shkuar drejt dushit.

Ashtu si kjo dite kalon edhe tjetra. Pasi ishte takuar me Fred, Ergisa shkon ne shtepi dhe behet gati per te ikur me Annën. Kishte veshur nje fustan te zi te shkurter pas trupit, kepucet me take mesatare po te zeza, canten e vogel te zeze gjithashtu. Kishte bere nje make-up te pershtatshem, ndersa floket i kishte bere onde te lehta. Ne sallon shikon te motren, shkon prane saj dhe ben nje rrotullim rreth vetes.
•Si dukem? - pyet Ergisa
Gisa ti edhe me rrobat e stervitjes dukesh super seksi moter, keshtu qe mos e vri mendjen. - thote Sindi
•Sindi mos u tall tani po me thuaj a me rri mire fustani? - flet Ergisa. Sindi shikon te motren nga koka te kembet dhe edhe nje here tjeter perballet me te verteten se sa femer e bukur ishte Ergisa.
•Je shume mire. Fustani te rri perfekt, make-upi eshte shume mire, edhe floket. Je bere shume e bukur shpirti im. - thote Sindi duke i lene nje puthje ne faqe. - Sikur te ndaheshe nga Fred, gjithcka do ishte e mrekullueshme. - shfryn ajo
•Sindii! - thote e acaruar Ergisa
•Cfare? Ti e di qe nuk me pelqen fare ai, dallohet qe ne sy Gisa! Nuk arrij ta kuptoj se si nuk e shikon! - thote Sindi. E motra kishte me shume se gjysme viti me ate mashkull, e Sindi nuk e honepste dot. Nuk i pelqente fare, kishte dicka te ai njeri. Syte e tij nuk i shfqanin aspak besim, merte nje energji negative prej tij.
•A mendon ti se Harry nuk eshte ashtu si duket? - pyet papritur Ergisa dhe Sindi hap syte. Clidhje kishte Harry tani?
•Clidhje ka Harry? Nuk po i krahason me njeri-tjetrin apo jo? - pyet Sindi
•Krahasoj menyren se si nje femer e shikon mashkullin qe dashuron Sindi. Ashtu si shikon ti Harryn, une shikojn Fred, keshtu qe e lem ketu kete muhabet sepse nuk ja vlen. - flet Ergisa dhe iken duke e lene te motren teper te acaruar ne mes te sallonit.
•Shpresoj ta kuptosh qe ai nuk eshte i duhuri per ty para se te jeter teper vone. - thote Sindi duke u ulur ne divan.

Shume njerez, shume zhurme dhe shume drita. Me telefon ne vesh, Ergisa shikonte sa majtas sa djathtas per te gjetur Annën. Ecen drejt nje koridori te ngushte dhe arrin ne nje dhome ku skishte drite.
•Anna ku dreqin je? Erdha ne nje dhome te erret! - thote e acaruar Ergisa
•Ne fakt ti ku dreqin iken? Te thashe e ecesh drejt koridorit. Ktheu prap dhe me prit ne hyrje. - thote Anna duke mbyllur telefonin. Egisa fut telefonin ne cante dhe sapo behet gati te iki, nje dore e kap per krahu dhe e mbeshtet ne mur. Nje pasthirrme e vogel i del nga goja dhe pa pasur mundesi te flas ndien dy buze mbi buzet e saj. Dikush po e puthte e ajo kishte ngelur e ngrire. Duart e mashkullit ishin vendosur njera ne fytyre e tjetra ne belin e saj. Trupi i tij ishte i ngjitur me trupin e saj e ai vazhdonte ta puthte. Nje ndjesi e papershkrueshme e kishte pushtuar Ergisen dhe pa mundur te rezistoj mbyll syte duke e lene veten ne duart e te panjohurit qe po e puthte lehte dhe fort ne te njejten kohe.
Ata u puthen pa e ditur qe nuk bashkuan vetem buzet, por edhe shpirtrat e tyre.

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now