Pjesa 6

281 16 12
                                    

Syte...thuhet se syte jane pasqyre e shpirtit. Ata shiheshin ne sy dhe e tregonin qarte ate cka ndienin per njeri-tjetrin. Ergisa eshte e para ajo qe i jep fund "luftes" mes tyre dhe e kthen shikim nga e motra.
•Ti sapo zbrite nga makina e ketij njeriu apo jo? Nuk po shoh une gabim? - thote ajo e Sindi e shikon pa kuptuar asgje. Ergisa merre fryme thelle dhe kthehet nga Brajani kete here. E shikon perseri ne sy dhe shprehja e tij e fytyres e acaron edhe me teper. Terheq Sindin per krahu dhe e kalon mbas vetes. - Ndyresire! Pisllek njeri! Nuk te mjaftova une tani i je vene pas motres sime? - i bertete Brajanit. Sindi shikon here te motren e here Brajanin. Cfare dreqin po ndodhte?
•Cfare thua ti moj? - ja kthen me ze te qete Brajani - Une skam me asnje pune me ty, jo me me motren tende. - shton ai dhe Ergisa ngre vetullen ne mosbesim. Sigurisht qe nuk do i besonte fjalet e atij njeriu, atij pisllek njeriu dmth!
•Sindi shko ne makine! - flete prere Ergisa duke pare te motren. Sindi behet gati per ta kundershtuar, por shikimi i Ergises e ben te heshte. Pa thene as edhe nje fjale me teper, ecen drejt makines, duke i lene keshtu Ergisen dhe Brajanin vetem. - Me degjo ketu! - i drejtohet ashper Brajanit ajo - A nuk te thashe te mos me dilje me para? Cfare qellimi ke ti? Sa here me duhet te te bej te njejten pyetje? - shton Ergisa dhe Brajani vazhdon ta shikoj. Edhe atij vet po i vinin shume te teperta keto rastesi.
•E para mos me ngri zerin mua! E dyta, po deshe beso, po deshe mos beso, pas kesaj nuk fshihet asgje. Gjithcka ndodhi ate nate ngeli atje, por kjo nuk e ndryshon realitetin tend. Keshtu qe mos luaj rol me mua, se nuk ke budalla perballe. Une nuk jam si ata qe njeh ti! - thote Brajani dhe Ergisa e gjuan me shuplak, perseri, per te disaten here dhe perseri per tu qetesuar Brajani mbyll syte e merre fryme thelle. - Nese nje dite kam per tu mare me ty, do jete vetem qe te japesh llogari per cdo shuplak te dhene. - shton ai dhe iken i acaruar. Ajo femer e kishte mbushur kupen.

Ergisa kthehet ne makine dhe gjithe nervat e grumbulluara fillon ti zbrase te Sindi, e cila vetem e shikon.
•Sa here me duhet te te them qendro larg njerezve te dyshimte? Sa here me duhet te te paralajmeroje te mos hipesh ne makinen e te panjohurve? Femije je ti Sindi? Ë? Sa vjece je? 5? Si mund ti besosh gjithkujt? Ku e di ti cfare qellimi mund te kete ai? - bertete ajo duke e lene vertete te motren pa fjale. Mund te kishte te drejte ne ato cka thoshte, por po e tepronte, po e ekzagjeronte.
•Mjaft bertite! - ja kthen qetesisht Sindi. - E kuptova qe ai nuk do me bente keq, prandaj erdha me te. Per me teper, te dyja e dime qe nuk eshte ky problemi i vetem. Nga njihesh me Brajanin? - pyet ajo
•Mos e permend emrin e atij ndyresires! - i flet ashper Ergisa
•Eshte ish i dashuri jot apo jo? - pyet perseri Sindi dhe Ergisa me shpejtesine e drites e kthen koken nga ajo. Sigurisht qe dicka e tille smund te kishte ndodhur, ajo as nuk do rrinte ne te njejtin ambient me njerez si ai, jo me te krijonte nje marredhenie.
•Mos fol budallalleqe! - thote ajo
•Kush eshte atehere? Cfare problemi ke me te? Nuk le fjale pa i thene Ergisa, e gjuajte madje. - thote Sindi dhe Ergisa e heq shikimin nga ajo duke u kthyer para. Cfare ti thoshte? Me quan prostitute? Me kercenoi te qendroje larg Annës? Per faj te tij humba ndeshjen me te rendesishme?
•Askush i rendesishem. - thote ajo - Jam njohur diku me te, kemi pasur nje takim jo te mire, ai nuk eshte njeri i mire Sindi. U frikesova shume kur te pash prane tij. - shton Ergisa me ze te ulet. Cfare nese ai do i kishte bere dicka Sindit? Si do ja falte vetes? Sindi kthehet nga e motra dhe e perqafon.
•Nuk ndodhi asgje, ti e di qe une jam shume e kujdesshme. Brajani nuk me beri keq, nuk e di pse ti thua ashtu per te, por me mua u soll shume mire. - thote Sindi
•Sindi! - i flet me ze te lart Ergisa dhe largohet nga perqafimi i asaj - Nese une them dicka, e them sepse e di. Nuk flas kot, keshtu qe mos e zgjat dhe here tjeter perpiqu ta karikosh telefonin kur del nga shtepia. - shton ajo dhe ndez makinen. Nuk kishte ndermend te vazhdonte te fliste per ate njeri!

Parkon makinen, zbret e niset drejt shtepise. Hap deren, heq kepucet, xhaketen, vesh shapkat dhe kalon direkt ne tualet. Lan duart, fytyren, i than me peshqir dhe del. Ecen drejt kuzhines, nga vinin edhe zerat e familjareve te tjere. Nuk kishte shkuar ne shtepine e tij, kishte pasur shume uri dhe ishte i lodhur ne maksimum per te gatuar ndonje gje. E motra, e ema dhe i ati ishin ulur ne tryeze per te ngrene darke, i kishte gjetur fiks atje ku i donte.
•U befte mire! - thote ai dhe shkon drejt bufese per te marre nje pjate per vete
•Brajan, shprit i mamit! Eja, ulu! Cohu ti, meri nje pjate djalit. - i thote Annës e ema, ajo e shikon shtrember e Brajani qesh
•Mos e ngri, mama, eshte duke ngrene. Sic e shikon mund ta mar vete. - thote ai dhe pasi mer pjaten, mer lug, thik, pirun dhe ulet prane te motres.
•Cne erdhe ketej? - e pyet i ati, indiferent qe pas ndarjes me Alice.
•Duhet te kem nje aryse per te ardhur ketu baba? Per kaluar kohe me familjen time? - thote Brajani duke bere qe te tjeret te kthejne koken nga ai
•Sigurisht qe jo Brajan, ti e di qe ne duam te jesh gjithmone ketu. - thote Anna
•Babai nuk mendon keshtu me sa duket. - thote ai dhe fillon te haje. Tashme ishte mesuar me te atin, por nuk do e lejonte gjithmone ti thoshte cfare te donte e ai te rrinte ne heshtje.
•Lere djalin te haje se ka ardhur i lodhur. - thote e ema.
•E di ku e ke problemin kete here baba. - thote Brajani duke e pare ne sy - E di qe ndihesh ne turp ndaj babait te Alice, por nuk kam cfare te bej. E kam te pamundur te vazhdoj nje lidhje qe nuk e dua. Ne kete menyre marre ne qafe edhe Alice, pa mire veten qe e kam pare me kohe. Deri tani e vazhdova per hatrin tend, per respekt te Alice, por nuk mundem me shume. - shton ai dhe i ati tund koken.
•Ne rregull, u ndave nga Alice sepse nuk e do. Ka ndonje vajze tjeter ne jeten tende? - pyet papritur ai. Brajani e shikon.
•Jo! - pergjigjet prere e ftohte
•Ke ndermend te hedhesh ndonje hap ne kete drejtim apo do e kalosh jeten i vetem? - pyet perseri i ati
•Cfare te jete e shkruar baba, tani nese e sheh te arsyeshme na lejo te hame darke dhe ta mbyllim kete teme te merzitshme. - thote Brajani dhe i ati pasi e shikon per disa sekonda i kthehet pjates. Me pas te katert vazhdojne te hane ne heshtje.

Pas mengjesit, Sindi mbledh tavolinen dhe ulet ne sallon. Sapo mer telefonin ne dore, degjon zilen e deres, e duke shfryre shkon per ta hapur. E dinte shume mire kush ishte.
•Ckemi Sindi! - thote Fred duke qeshur
•Mire, deri para se te shikoja ty. - ja kthen ftohte ajo. Nuk e fshihte aspak mendimin e ndjenjen per ate djale.
•As mua nuk ma ndien shume per ty, edhe kaq te flas per hater te Ergises. - i thote ai
•As ate mos e bej, shiko une nuk e bej per hater te askujt. - thote Sindi e ne ate moment Ergisa vjen prane tyre
•Shpirt! - thote ajo duke e vendosur doren rreth qafes se tij e duke e terhequr drejt vetes, e me pas i jep nje puthje te lehte ne buze.
•Ikim? - thote Fred dhe ajo pohon me koke. Te dy ecin drejt makines se Fred, ndersa Sindi mbyll deren duke e perplasur. Sikur tja kishte ajo fajin!

Hipin ne makine e vendosin nje muzike, kishin vendosur qe ate dite ta kalonin se bashku. Ishin bere disa dite pa u takuar per shkak te diteve te ngarkuara qe Ergisa kishte. Pas nje udhetimi te vogel e te lumtur per te dy(!) ndalojne ne nje restorant per te ngrene mengjes. Ulen ne nje tavoline jashte e Ergisa e lumtur shijon pamjen. Kishte nje pamje fantastike. Kamarieri vjen prane e pasi mer porosine largohet. Fred kap doren e Ergises duke e marre keshtu vemendjen e asaj mbi vete.
•Me kishte marre malli te te shikoja fytyren. - thote ai duke buzeqeshur. Ergisa buzeqesh edhe me shume, pa e ditur se cdo fjale e thene nga ai ishte genjeshter. Fred e genjente pa e ditur se genjeshtrat e mashtrimi kane date skadence. Pa e ditur se genjeshtrat jane si qirinjte, te ndicojne ne erresire, por nuk te nxjerrin ne drite. Zeri qe degjon pas vetes, e ben te ngrije ne vend. Nuk ishte e mundur, Brajani nuk mund te ishte aty!

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now