Pjesa 15 (E fundit)

389 22 15
                                    

Prekjet qe ndiente te fytyre e detyrojne te hap syte. Ishte mesuar me kete menyre te zgjuari tani. Prej me shume se nje muaji, ishte zhvendosur ne shtepine e Brajanit e cdo mengjes ai e zgjonte duke e prekur nga fytyra.
•Brajan, me flihet! - thote pa i hapur syte
•Eshte ora 10, zgjohu tani. Nuk do e kalojme diten e pushimit duke fjetur apo jo? - ja kthen ai nderkohe qe vazhdonte ti levizte gishtat mbi fytyren e saj
•Duke fjetur do ta kalojme dhe e gjitha kjo per fajin tend. - thote Ergisa duke u rrotulluar e duke i kthyer kurrizin Brajanit. Brajani qesh, duke bere keshtu qe Ergisa te ngrihet e duke u mbeshtetur me duar mbi shtrat, te kthehet me fytyre nga ai.
•Te duket per te qeshur? - e pyet ajo serioze, e ai pohon me koke. Syte i ul mbi gjokset e saj, te cilet kishin mbetur zbuluar nga ngritja e menjehereshme e Ergises. - Mos guxo! - i thote ajo duke terhequr carcafin e duke u mbuluar
•Cfare bera? - pyet tinezarisht Brajani. Ergisa e shikon kercenueshem dhe mbeshtetet ne koken e krevatit.
•Mos valle sme ke lene te fle deri ne oren 5 te mengjesit? E sikur te mos mjaftonte kjo, vazhdon te shikosh per me teper. - thote ajo teksa vazhdon ta mbaj carcafin shternguar nga vetja. Brajani i afrohet e mbeshtetet njejte si ajo.
Mire, e di qe ndihesh e lodhur, por mbreme nuk thoje aspak keshtu. Brajan te lutem, Brajan vazhdo, Braj... - Ergisa e gjuan ne bark e ai ndalon se foluri
•Pisllek! - i thote ajo e ai qesh, me pas e mer Ergisen ne perqafim. - Mos me perqafo fare. - bashkon krahet ne kraharor ajo. Brajani e puth ne faqe e qesh, me pas i zgjidh krahet dhe i rrethon rreth vetes.
•Ti e di qe kur i bashkon krahet ne kraharor te preferuarit e mi zmadhohen dhe une nuk mundem te te rezistoj apo jo? - e pyet ai duke qeshur e ajo e shikon shtrember
•Ti tregoj une te preferuarit e tu Brajan! - thote Ergisa duke u afruar me shume nga ai. Nuk e mohonte se kenaqesia qe kishte marre nje nate me pare kishte qene vertete e madhe, por ndihej e lodhur. - Ti ku e gjen gjithe kete energji? Nuk u lodhe? - pyet pyetjen e pare qe i vjen ndermend ajo.
•Ncuq! - perplas gjuhen ne qiellez Brajani. - Nuk do lodhem kurre teksa trupat tane behen nje, nuk do lodhem kurre teksa te ndiej ne cdo pjese timen. - thote e Ergisa ngre koken duke i dhene nje puthje ne faqe e me pas e mbeshtet koken ne gjoksin e tij, sigurisht qe mbyll edhe syte.

Nen shoqerine e nje muzike te lehte, shikonte ndertesat qe makina linte pas. Kishin rreth gjysme ore ne levizje, ku do shkonin nuk e dinte. Brajani i kishte thene se do e conte diku, por pavaresisht kembenguljeve te saj nuk i kishte thene asnje fjale me teper. Pas disa minutash makina ndalon e Ergisa kthen koken nga Brajani.
•Ku erdhem? - e pyet ajo e ai buzeqesh. Zbret nga makina, hap deren e saj dhe i zgjat doren.
•Eja! - i thote. Ergisa kap doren e Brajanit dhe zbret nga makina. Shikon perreth e me ndertesen qe i kapin syte, e kthen menjehere koken nga mashkulli qe kishte ne krah.
•Brajan? - vetem kaq mundi te thoshte. Cfare po ndodhte? Cpune kishin ne vendin ku Alice bente sfilatat? - Cpune kemi ketu Brajan? - pyet ajo duke terhequr doren nga ai
•Jo, jo! - reagon menjehere ai dhe i kap doren perseri. - Hiq cdo mendim nga koka dhe eja me mua. - thote Brajani duke buzeqeshur e Ergisa e shikon. Sigurisht qe i besonte Brajanit, por perseri nuk ishte e qete qe kishin ardhur aty. E le veten ne duart e tij, e ne tension ndjek hapat e Brajanit. Ai hyn brenda nderteses, e i drejtohet prapaskenes.
•Brajan! - thote Ergisa sapo e kupton drejtimin e tij. Brajani e shikon, buzeqesh e vazhdon te ece. Arrijne para nje dere e Brajani ndalon. Kthehet nga Ergisa dhe e shikon qe ishte e tensionuar.
•Qetesohu! Nuk ka asgje per te qene ne tension. - thote Brajani e i buzeqesh per ta qetesuar. Me njeren dore hap deren, e me doren tjeter drejton Ergisen te hyje brenda. Nje tavoline e dekoruar mjaft bukur e vendosur ne cep, dy karrige ne dy kryet e saj e qirinj kudo, por nuk ishte kjo gjeja qe i beri me shume pershtypje Ergises. Dhoma ishte vendi ku ishin puthur per here te pare.
•Brajan! - thote perseri, per te disaten here brenda nates Ergisa. Brajani pa ju pergjigjur, hyn brenda bashke me te. Mbyll deren e tani gjendeshin ne dhomen e ndricuar nga qirinjte.
•E ke pergatitur ti kete? - pyet ajo pa ditur cfare te thote.
•Pak a shume. - pergjigjet Brajani e Ergisa buzeqesh
•Duket shume bukur! - thote ajo e kete here eshte Brajani ai qe buzeqesh. Largohet pak nga ajo, shkon ne cepin tjeter te dhomes, ndez muziken e vjen prape prane saj.
•A me shoqeron? - e pyet embelsisht, Ergisa pohon me koke dhe kap doren e Brajanit per te kercyer.
•E kujtove kete dhome apo jo? - e pyet ai teksa levizin nen ritmin e muzikes.
•Sigurisht qe po! - pohon Ergisa
•Kur hyra ate nate ketu, kurre nuk ma merte mendja qe jeta ime do merrte tjeter kthes. Kurre nuk ma merrte mendja, qe puthja me nje vajze te panjohur do me ndryshonte krejt jeten. - thote Brajani dhe Ergisa e shikon
•As une! - thote ajo - As une nuk e mendoja kurre qe do me ndryshonte jeta keshtu. Ti je gjeja me e bukur qe me ka ndodhur Brajan. - shton Ergisa
•E di? Pas asaj nate doja aq shume te te takoja prape, te nuhasja edhe nje here tjeter aromen tende, te te puthja perseri, por me dukej e pamundur. - tregon Brajani - Ate dite qe erdhe ne shtepi e te afrova nga vetja, e njoha aromen tende e per ta vertetuar qe ishe ti te putha perseri. Aty e kuptova qe nuk do hiqja dore kurre prej teje. - thote ai
•A eshte kjo dashuria? - pyet papritur Ergisa
•Rrahjet e zemres sime varen nga ty, e ne qofte se kjo quhet dashuri, kjo eshte e dashur. - pergjigjet ai e Ergisa buzeqesh
•Kjo eshte! - i thote ajo - Sepse edhe rrahjet e zemres sime tashme varen nga ty. - shton Ergisa
•Te dua! - i thote Brajani
•Te dua! - ja kthen ajo e te dy afrohen me shume te njeri-tjetri per tu puthur. Per tu puthur edhe nje here tjeter aty ku nisen gjithcka.

Kur lajmerova ne pjesen e kaluar qe sot do beja finalen, me thate pse. Vendosa ta mbyllja me kaq pjese sepse kaq mund te sillnin Ergisa dhe Brajani si cift. Nuk doja te fusja intriga e drama te teprta ne ta, sepse per mua nuk e meritojne. 😁
Tani, pjesa me e veshtire per mua kur mbyll nje histori, eshte te them ato cka ndiej. E veshtire sepse ndienjat nuk shkruhen. E nisa kete histori per te shtyre kohen time te lire, e tani nuk eshte vetem e imja. U bete edhe ju pjese e saj, duke e lexuar, duke e komentuar e duke e votuar. Falenderoj gjithsecilin prej jush, e ju pres ne historine e radhes. ❤

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now