Pjesa 13

264 19 7
                                    

Asnjehere nuk ishte ndier kaq ne siklet. Ne nje krahe kishte ish te dashuren, e ne krahun tjeter femren qe donte me shume se gjithcka.
•Me fal qe erdha pa lajmeruar, por e di qe nese do te te lajmeroja ti nuk do pranoje te takoheshim dhe une dua te flas me ty Brajan. - thote Alice duke marre keshtu vemendjen e te dyve mbi vete
•Une nuk mendoj se ka ngelur dicka per te folur. - i thote Brajani duke kthyer koken nga Ergisa. Nuk donte ta vinte ate ne nje pozite te veshtire.
•Brajan te lutem! Une dua te flasim, ti rregullojme gjerat dhe te kthehemi perseri bashke. - thote Alice
•Cfare?! - reagon e habitur Ergisa. Idiote ishte ajo vajze?
•Alice mos fol budallalleqe! - ja kthen ashper Brajani - Ti e di qe mes nesh nuk ka me asgje, ne fakt asnjehere ska pasur, por nejse. Une kam nje tjeter lidhje dhe jam shume i lumtur. Kete here nuk do lejoj askend te me prish lumturine. - shton ai dhe shkon prane Ergises duke i kapur doren.
•Brajan! - thote Alice duke pare duart e tyre te bashkuara - Pse luajte me mua? - pyet ajo duke e lene Brajanin me gojen hapur
•Luajta me ty? - pyet ai i habitur dhe Alice pohon me koke - Alice do me detyrosh te them gjera qe si kam thene ndonjehere, keshtu qe me mire ik. - thote Brajani, por sigurisht qe Alice nuk ka ndermend te iki.
•Luajte me mua Brajan! Per me shume se 8 muaj, luajte me mua. Nuk bere asgje per lidhjen tone, nese nuk te telefonoja une ti nuk kujtoheshe qe kishe nje te dashur. Pse? Pse ndodhi keshtu Brajan? - pyet Alice
•Sepse nuk te doja! - thote me ze te larte Brajan - Ti e di shume mire qe ate lidhje e nisa nga presioni i babait dhe nuk munda ti jepja fund me heret. Tani te lutem, mos e zgjat dhe largohu. Mes nesh nuk ka me asgje per te folur. - shton ai dhe ngrihet duke shkuar drejt deres. E hap dhe pret qe Alice te dale. Alice shikon Ergisen qe qendronte ulur perballe saj. Cfare kishte ajo me shume? Pse Brajani zgjodhi ate? Cfare gjeti te ajo? Me keto mendime ne koke, shkon drejt deres e del pa thene asnje fjale me teper.

Dite me pare mesoi se i dashuri e tradhetonte e tani vjen ish e dashura e personit me te cilin ishte ne nje marredhenie. Sigurisht qe nuk dihej mire. Brajani shkon dhe ulet prane saj, e ajo vazhdon te qendroje ne heshtje.
•Nuk do thuash dicka? - e pyet ai e Ergisa ngre koken duke e pare ne sy
•Cfare te them? Brajan ti je ai qe e di me mire nga te gjithe se si u bera kur mesova per Fred dhe Breath. Tani i lash te gjitha pas dhe vendosa te i jap nje shanc vetes me ty. Pse? Sepse ndihem mire prane teje, sepse jam e lumtur me ty, sepse buzeqeshja jote me shkakton flutura ne stomak e zemra me rreh me shume kur me prek e kur me puth. - thote Ergisa e Brajani e shikon me syte qe i shkelqejne. - Por nuk mund ta perballoje edhe nje here tjeter te njejten situate Brajan. - shton ajo e Brajani i kap duart
•Sigurisht qe nje situate e tille nuk do perseritet, ti e di shume mire kete. Nese do kisha ende ndjenja per Alice, mendon se do ndahesha prej saj? Mendon se do isha kaq i lumtur prane teje? - i thote ai dhe Ergisa e shikon
•Je vertete i lumtur me mua? - e pyet me gjysme zeri ajo.
•Sigurisht qe po! Cfare eshte kjo pyetje? - ja kthen Brajani
•Kam frik Brajan! Nuk dua te zhgenjehem perseri, nuk dua te lendohem perseri. Per me teper nuk dua te te humbas ty. - thote me zerin qe i dridhet Ergisa e Brajan e mer menjehere ne perqafim
•Nuk do me humbasesh! Te premtoj! Nese ti nuk heq dore prej meje, une nuk kam per te hequr kurre prej teje. - thote ai duke e puthur ne koke. Ergisa shtergon duart rreth mesit te tij e te dy qendrojne ashtu per disa minuta.
•Brajan! - eshte Ergisa e para ajo qe prish heshtjen mes tyre
•He? - i thote ai pa levizur nga pozicioni qe ishte.
•Ish e dashura jote.. - thote Ergisa dhe hesht. Brajan e largohen Ergisen pak nga vetja dhe e shikon ne sy
•Po? - thote ai duke pritur vazhdim prej saj
•Kur ishit bashke, ku keni jetuar? - e pyet ajo duke hequr shikim prej tij. I dukej sikur po linte nam me kete pyetje, por nuk rrinte dot pa e bere.
•Si ku kemi jetuar? - pyet ai kete here. Spo e kuptonte ku donte te dilte Ergisa me kete pyetje. - Ne shtepi sigurisht, ku mund te jetohet tjeter. - thote Brajani
•Bashke? - pyet perseri ajo, me gjysme zeri kete here
•Jo! - pergjigjet menjehere Brajani - Nuk kemi jetuar bashke. - shton ai e me pergjigjen e tij Ergisa merre fryme thelle. - Nese do te dish, eshte hera e pare qe Alice vjen ketu. Gjithmone jemi takuar jashte, ne shtepine e prinderve te mi dhe rralle ne shtepine e saj. - thote ai dhe buzet i harkohen lart.
•Mire! - thote Ergisa duke u kthyer drejt. Kush e di cfare ndodhte kur takoheshin ne shtepine e saj. Brajani e kap nga krahet dhe e kthen drejt vetes.
•Je xheloze? - e pyet duke qeshur ai
•Te duket per te qeshur? - ja kthen e acaruar Ergisa e ai pohon me koke
•Me duket shume per te qeshur. - thote Brajani e me pas e puth. - Vdes te te puth. - i thote ai dhe Ergisa e gjuan - Gjithashtu seshte nevoja te merzitesh per dicka te ngelur ne te shkuaren. Tani jam ketu, me ty, i gjithi per ty. Mund te me besh cfare te duash. - shton duke qeshur perseri ai
•Pisllek! - i thote Ergisa e pas disa sekondash e puth. Edhe asaj i pelqente te puthej me te.

Duke shpresuar qe duart te mos i dridheshin, mer goten e ujit e pi nje gllenjke. Qe prej dites qe Alice erdhi ne shtepine e Brajanit, kishin kaluar 3 jave. 3 javet me te bukura per Ergisen e Brajanin. Marredhenia e tyre ishte forcuar edhe me teper, e ata e kishin pranuar se tani vertete nuk mundeshin me pa njeri-tjetrin. Brajani ishte takuar me Sindin dhe mamane e Ergises, e tani ishte radha e Ergises te vinte te familja e Brajanit. Kurre ne jete nuk ishte ndier kaq e nervozuar. Ne krahe kishte Brajanin, perballe Annën, ne krah te Annës ishte mamaja e tyre e ne krye te tavolines ishte ulur babai.
•Prej sa vitesh jeni ketu? - pyet i ati i Brajanit e Ergisa kthen koken nga ai
•Gjashte! Ne fillim erdhi babi, pas dy vitesh erdhem ne. - pergjigjet Ergisa e ai tund koken si per te thene 'kuptova'.
•Kurre nuk do te me shkonte mendja qe ju te dy do mund te lidheshit bashke. - thote e lumtur Anna. Ku mund te gjente vajze me te mire per te vellain?
•Kam humbur dy vite. - thote Brajani - Ti nuk e mer mundimin te na prezantosh me shoqet. - shton ai duke pare Annën. Ergisa e gjuan me kembe posht tavolines dhe ul koken ne siklet.
•Tani u bera une fajtore? Ti kurre sdoje ta dije per shoqet e mia. - ja kthen Anna.
•Sepse nuk e dija qe kishe nje shoqe te tille. - i thote ai
•Brajan! - thote Ergisa me gjysme zeri. Nuk mund ti diskutonin keto gjera kur te ishin vetem?
•Me mire vone se kurre apo jo Brajan? - thote e ema duke pare Ergisen. I pelqeu ajo vajze, ishte e thjeshte, e cilter, e bukur, e edukuar, e mire. Do donte te shihte nje femer te tille ne krah te djalit te saj. Pa folur me teper, degjojne zilen e deres e Anna ngrihet ta hap.

•Brajaaan! - degjojne nje ze qe therriste nga korridori e te gjithe kthejn koken ne ate drejtim. Askush nuk e priste te shikonte Alicen ne dere, te dehur.
•Alice? - thote babai i Brajanit duke e pare. Cfare i kishte ndodhur keshtu asaj vajze?
•Brajaan! - therret perseri Alice duke hedhur dy hapa drejt tyre
•Nuk e ndalova dot! - thote Anna duke ardhur pas saj. Brajani ngrihet ne kembe e shkon drejt Alices
•Cpune ke ti ketu? Ceshte kjo gjendje? - thote i acaruar ai. Alice behet sikur humbet ekulibrin e Brajan e kap nga krahet. Duke perfituar nga aferisa e krijuar mes tyre, Alice i mer fytyren mes duarve dhe bashkon buzet e saj me buzet e tij. Ne ate heshtje te krijuar ne dhome, degjohet vetem thyerja e gotes qe rreshket nga duart e Ergises.

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now