Pjesa 11

270 19 6
                                    

Sado qe perpiqej te mos e vriste mendjen, nuk mundej. E kishte te veshtire. Brajani e kuptoi dhe i ofroi te ktheheshin, e ashtu bene. Tani ishte secili te shtepite e veta, njeri me shume e tjetri me pak i lumtur per diten qe kishin kaluar bashke. Dera e dhomes se Ergises hapet e Sindi hyn brenda.
•Cfare ben? - e pyet ajo
•Hic, po clodhem per neser. Kemi stervitje intensive. - pergjigjet Ergisa
•Do vij Harry per dark, do vish edhe ti? - thote Sindi dhe Ergisa e shikon, pastaj pohon me koke
•Cne Harry? U be kohe qe nuk ka ardhur. - thote ajo
•Do flasim dicka me mamin, sigurisht edhe me ty. - thote Sindi. Ergisa ngre njeren vetull dhe e shikon imtesisht.
•Cfare do flisni? - pyet ajo e ne ate moment zilja e deres degjohet ne gjithe shtepine.
•Erdhi! - thote Sindi e entuziasmuar - Eja dhe ti, mos u vono. - porosit te motren para se te largohet. Ergisa buzeqesh e ngrihet del nga dhome. Te shikonte se cfare e kishte entuziasmuar kaq shume Sindin. Shkon ne sallon dhe shikon te emen, te motren e te dashurin e kesaj te fundit duke biseduar me njeri-tjetrin.
•Mire se erdhe Harry! - thote duke u ulur prane se emes.
•Mire se ju gjeta. Si je? - ja kthen ai
•Mire, ti? - pyet ajo
•Edhe une mire! - thote Harry e Ergisa i buzeqesh
•Meqe erdhi edhe Ergisa, ulemi ne tryeze. Si thoni? - thote e ema e tre te tjeret pohojne me koke. Te katert ulen e fillojne te hane qetesisht.
•Ushqimi duket shume i mire, ju lumshin duart. - thote Harry
•Te befte mire. - i kthehet mamaja e Ergises
•Jam e sigurt qe embelsira do te te pelqeje me shume. - thote Ergisa e i luan syrin. Sindi buzeqesh e faqet i behen te kuqe, u vu ne siklet sepse embelsiren e kishte gatuar ajo.
•Mezi po pres ta ha atehere. - thote Harry duke qeshur.
•Cfare do flisnit ju me ne? - pyet mamaja kete here. Harry le thiken e pirunin ne ane te pjates dhe kthen koken nga Sindi qe e shikonte e tensionuar. Ai i kap doren dhe pulit syte per ti thene qe eshte prane saj.
•Ne duam qe te hedhim nje tjeter hap ne marredhenien tone. - thote Harry pa e zgjatur. Ergisa me te emen shikojne te habitura, ndersa Sindit i dukej sikur ishte ulur mbi gjemba.
•Kur thua nje hap tjeter? - pyet Ergisa
•Te vendosim unazat, pse jo me nje ceremoni te vogel. - pergjigjet Harry e shterngon doren e Sindit, ajo e shikon e ai i buzeqesh.
•Nuk mendoni se eshte heret? - pyet e ema duke pare Sindin
•Jo! - pergjigjen te dy ne te njejten kohe
•Mendojme se e njohim mjaft mire njeri-tjetrin dhe ne kete nje vit e gjysme kemi kaluar shume gjera bashke. Mbi te gjitha jemi te sigurt per dashurine qe kemi per njeri-tjetrin. - thote Sindi e Harry e shikon me syte qe i shkelqejne. Syte tregojne gjithcka, ashtu si te Harryt tregonin dashurine qe kishte per Sindin.
•Jam dakord me cdo fjale te Sindit. - thote Harry.
•Nese ju jeni te sigurt dhe doni vertete kete, per ne ska problem apo jo mama? - thote Ergisa
•Harryn e njohim prej kohesh, familjen gjithashtu, per ne ska asnje problem. - ja kthen e ema. Sindi dhe Harry shikojne njeri-tjetrin e buzeqeshin.
•Ne mendojme qe ta organizojme pas dy javesh. - thote Sindi.
•Kur te doni ju. - ja kthen e ema duke e mbyllur keshtu kete teme.

Te nesermen shkoi ne stervitje e pasi mbaroi doli per dreke me Annën.
•Cmendon per ndeshjen e radhes? - flet e para Anna
•Uroj vetem te mos me ndodh ajo qe ndodhi heren e fundit. Nese behem perseri shkaktare per humbjen e nje ndeshje, skam per tja falur kurre vetes. - thote Ergisa
•Hajde tani Ergisa, akoma ate mendon. Ishte vetem nje moment qe mund ti kishte ndodhur gjithseciles prej nesh. - thote Anna
•Kur je e perfshire nuk eshte keq e thjesht ama. - ja kthen Ergisa e Anna e shikon
•Ndoshta! - i thote ajo - Atehere le ti kthehemi temes qe dua te flas me ty. - shton Anna e kete here eshte Ergisa ajo qe e shikon.
•Okay, e kuptova qe te ka ngelur perbrenda. Hajde, zbrazu. - thote ajo
•Me the qe nuk te kishte ngelur qejfi, por prap une nuk gjej rehat pa te kerkuar falje. Te betohem se nuk doja te te genjeja, por Brajani nuk me la zgjidhje tjeter. - thote Anna e me emrin qe degjon Ergises i krijohet nje buzeqeshje ne fytyre. Kishte filluar te ndihej mire prane tij e sigurisht qe Brajani bente te pamunduren per kete.
•Ne rregull Anna, Brajani ma sqaroi situaten. Nuk ka asnje problem, madje fale atij takimi kam perfituar shume, keshtu qe mos e vri mendjen. - ja kthen Ergisa
•Gjithashtu numrin tend e mori nga une. - thote ne siklet Anna
•E di Anna! Prej kujt tjeter mund ta merrte? - ja kthen duke qeshur Ergisa. Vetem sepse Brajani po perpiqej te rregullonte situatat e kaluara dhe se donte ta shihte Ergisen te lumtur, nuk po reagonte keq. Ne te kundert sigurisht qe do merzitej me dike qe i jepte numrin.
•Atehere meqe ti nuk reagove, dmth qe e ke rregulluar marredhenien me tim vella. - thote me nenkuptim Anna
•Po, thuajse e kemi rregulluar. - thote Ergisa
•Me behet qejfi! - ja kthen ajo e Ergisa buzeqesh. Edhe asaj i behej qejfi.

Ditet kalonin e tashme Ergisa nuk e vriste me mendjen per Fred, e gjithe kjo fale Brajanit. Ai rrinte me te sa here i jepej mundesia, e bente te qeshte, e bente te lumtur, e bente te ndihej mire. Ishte ne ndeshje e sigurisht qe ne tribune nuk mund te mungonte Brajani. Sa here kthente koken e gjente ate me syte mbi veten, e ndryshe nga heret e kaluara nuk acarohej, por merte zemer nga ai e luante akoma me mire. Fituan ndeshjen dhe me e lumtur se kurre shkoi ne dhomat e zhveshjes. Pasi mbaroi pune doli e jashte pa Brajanin qe e priste mbeshtetur per makine. Shkoi me vrap drejt tij dhe e perqafoi.
•Te pata thene! - i thote ai me buzeqeshje ne fytyre
•Nese do humbisja do e kishe ti fajin perseri e di apo jo? - ja kthen Ergisa duke u larguar nga krahet e tij
•E pse keshtu? - e pyet ai duke ngritur njeren vetull
•Se kur shikoj ty humbas perqendrimin. - pergjigjet sinqerisht ajo, pa e ditur se cefekt kishin fjalet e saj te Brajani
•Sapo me the qe te shperqendroje. Je e vetedijshme apo jo? - pyet ai e Ergisa pohon me koke. Pa pritur asnje sekond me teper Brajan i mer fytyren mes duarsh dhe bashkon buzet e tij me te sajat. I jep nje puthje te forte e te shpejt e terhiqet menjehere mbas.
•Cfare ben? - pyet e habitur Ergisa
•Une te kam puthur pa arsye, jo me tani qe e kisha nje te tille. - pergjigjet gjithe qejf ai e Ergisa qesh
•Pisllek! - i thote ajo e buzeqeshja e atij zmadhohet. Kjo vajze i merrte mendjen, kjo vajze i bente zemren te dilte nga kraharori.
•Dmth vjen vellai te shikoje ndeshjen e iken pa me thene nje fjale, nuk e di. - thote Anna duke ardhur prane tyre
•Po te prisja ketu! - thote Brajani
•Ehe, po. Jam shume e sigurt qe mua po prisje. - ja kthen Anna
•Atehere une po iki! - thote Ergisa. Ndihej ne siklet dhe behet gati te ike, por fjale e Annës e ndalojne.
•Pa u puthur me te dashurin do ikesh? Mos ki turp nga une, nuk jam e huaj. - thote duke qeshur ajo. Sigurisht qe i kishte pare duke u puthur dhe smund ta humbiste kete mundesi. Ergisa dhe Brajani kthejne koken nga njeri-tjetri e me pas nga Anna ne te njeten kohe. Ata ende nuk i kishin sqaruar me njeri-tjetrin keto gjera. A ishin gati per tu quajtur te dashur?

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now