Pjesa 5

257 17 10
                                    

Kishte lene gjithcka mbas dhe ishte fokusuar ne ndeshje. Nuk do lejonte asgje e askend ta shperqendronte, kishin punuar shume dhe do bente gjithcka per te ndihmuar skuadren e per te fituar. Ishin ne avantazh me dy pike. Luhej pika e fundit per to, ne qofte se shenonin do fitonin ndeshjen. Merre fryme dhe nderkohe qe priste te behej sherbimi kthen koken nga tifozat. Pa te motren qe i buzeqeshte, e bente gjithmone kete per te marre zemer. Degjoi bilbilin dhe do kthehej nga loja, por syte i zune ate. Ishte fokusuar komplet mbi Annën dhe nuk shikonte asgje tjeter. Ergises i vjen ndermend cdo fjale e thene prej tij dhe acarohet, akoma me teper kur Brajan ngul syte mbi te. Duke pare ate, humbet gjithe shperqendrimin, duke humbur keshtu topin e duke i hequr skuadres mundesine e fitimit. Skuadra kundershtare perfiton nga kjo situate, mer lojen nen kontroll dhe fiton ndeshjen. Pa folur asnje fjale me shoqet e skuadres apo trajnerin, iken ne dhomat e zhveshjes, duke mallkuar edhe nje here tjeter ate njeri. Sikur ti kishte dale para vetem per ti shkaktuar probleme. Vetem per ta lekundur emocionalisht, psikologjikisht, vetem per te thyer cdo rregull qe ajo i kishte vene vetes. Merre fryme thelle dhe ulet ne toke. Mbeshtet koken per muri dhe terheq kembet drejt vetes. Gjithcka ndodhi per fajin e saj, humben ndeshjen me te rendesishme per fajin e saj. Pas disa minutave shoqet vijn prane saj, por asgje nuk mund tja ul nervat. Mer canten me gjerat e saj dhe del nxitimthi. Hipen ne makine dhe shkel gazin deri ne fund, por makina qe i del ne kthes e ben te frenoje ne sekondin e fundit duke shmangur perplasjen. Edhe kete kishte manget tani! Ngre koken dhe shikon personin brenda makines tjeter. Epo kjo ishte vertete e tepert! Pa menduar dy here del nga makina dhe me furi hapen deren e makines tjeter.
•Dil jashte! - urdheron Brajanin i cili e shikon i habitur - Dil jashte te thashe! - bertete kete here. Brajan heq rripin e sigurimit dhe del. Perseri pa e kuptuar ha nje shuplake e koka i iken majtas. Sa here qe shiheshin duhet ta godiste ajo femer?
•Cfare dreqin ben moj? - pyet i acaruar ai
•Ne fakt ti cfare dreqin ben! - bertete Ergisa - Cfare do nga une? Pse hyre ne jeten time? Cili eshte qellimi jot? - pyet ajo. Brajani e shikon dhe ben nje buzeqeshje ironike.
•Une nuk dua asgje nga femrat si puna jote. Te kuptoje qe ti je mesuar gjithmone me te kerkuar dicka nga te tjeret, por nuk jane te gjithe si ty. Per me teper, se humbe ti ndeshjen, nuk eshte faji im. Kjo tregon se gjithe ato fjale qe fliten, nuk jane te verteta. Nuk je aq e mire se thuhet pra. Shik... - nje tjeter shuplak e detyron te ndaloje fjaline e nisur e kete here acarimi i dallohej qarte ne sy. Ergisa kthehet ne makine, hap xhepin e cantes, mer 100£ qe Brajan ja hodhi ate nate ne hotel dhe kete here ja hedh ajo ne te njejten menyre.
•Meri keto pisllek njeri dhe mos guxo te me dalesh me para. Dhe ti je personi i fundit qe mund te me thuash dicka ne lidhje me karrieren time. Aa, se mos harroj! Une nuk largohem nga Anna, nese ti je i zoti hajde me largo. - i flet ashper, hipen ne makine e iken. Brajani ulet ne toke, mer 100£ dhe ndjek me sy makinen e Ergises qe largohet. Cfare ishin gjithe keto qe po i ndodhnin?

Thone qe koha eshte ilaci i cdo gjeje, ashtu ndodhi dhe me te. Kishte kaluar nje jave qe prej asaj dite, ishte me mire tashme. Fale trajnerit dhe shoqeve te skuadres, ishte bindur se nuk ishte faji i saj per ndeshjen e humbur. I kishte vene perseri gjerat ne vije e kishte dale per mengjes me Breath.
•E di qe te kam neglizhuar keto kohe, por kam qene shume e zene. Stervitjet, ndeshjet, shtepia e te gjitha keto nuk me lene aspak kohe te lire. - thote Ergisa ne siklet. Breath ishte shume e shtrenjte per te, donte te kalonte sa me shume kohe me te, por rrethanat nuk e lejonin.
•Ska problem zemer, e di rutinen tende. - thote Breath dhe buzeqesh.
•Ti cfare ke bere keto kohe? - pyet Ergisa
•Mire, pervec atyre 3 diteve qe isha semur cdo gje ka qene ne rregull. Ate dite te mundova dhe ty, por xhirimet u anuluan dhe telefoni jot me dilte i fikur. - thote Breath. Fjalet e Breath i sjellin ne mend cdo gje ndodhi ate nate e gjithcka i ndodhi per faj te atij njeriu. Merre fryme thelle per tu qetesuar dhe i ben Breath nje buzeqeshje te sforcuar.
•Ska problem, me kishte mbaruar bateria e telefonit. Me lajmeruan ata te hotelit per xhirimet. - thote Ergisa dhe Breath buzeqesh. E dinte qe Brajan kishte shkuar ne hotel dhe ishte perballur me Ergisen, Fred i kishte thene gjithcka kishte folur me Brajan. E njihte mire Ergisen, edhe pse nuk e shfaqte, e dinte sa e kishin lenduar ato fjale, por perseri nuk ishte lenduar aq sa vete ajo. Breath donte ta shikonte Ergisen te vuante sa me shume te ishte e mundur!

Pas ishte ndare me Breath, kishte shkuar ne stervitje e pas stervitjes kishte dale me Annën. Pasi kakao qe kishin porositur, u vjen te dyja fillojne te pijne e bisedojne njekohesisht.
•Jam lodhur shume keto kohe. Me kane ngelur te gjitha gjerat mua per te bere ne shtepi. Pavaresisht se babi perpiqet te me ndihmoje, puna nuk e lejon te jete gjithe kohen i lire. - thote Anna dhe Ergises i vjen ne mendje vetem dicka. Po i vellai? A nuk e ndihmonte ai per asgje? Ndenji disa sekonda dhe beri nje buzeqeshje ironike, pa u vene re nga Anna. Vertete i shkoi mendja qe nje njeri si ai do hynte ne pune per dicka?
•Si eshte me mami tani? - pyet ajo
•Eshte me mire, te pakten nuk ka dhimbje. Sot ka kontroll, do shkonte me Brajanin. - thote Anna dhe fytyra e Ergises mer nje tjeter shprehje sapo permendet ai emer, kjo gje vihet re edhe nga Anna.
•A ka ndonje problem mes teje dhe Brajanit? Jeni njohur me para apo jo? - pyet Anna dhe Ergisa ngre koken duke e pare ne sy
•Po! - pergjigjet prere Ergisa - Kur erdha ne shtepine tende e njihja. Kemi pasur nje njohje jo te mire, ose me mire nje njohje shume te keqe. Nuk e di si eshte ne shtepi, nuk e di cfare tipi ka, por yt vella eshte njeriu me pisllek qe kam njohur. - shton ajo dhe Anna ngelet e shtangur. Cfare e kishte shtyre Ergisen te mendonte keshtu per Brajanin?
•Duhet te me kishte shkuar ne mendje qe kishte dicka mes jush. Brajani nuk me ka pyetur asnjehere per ndonje shoqen time apo ndonje femer rreth meje. - thote Anna - Nuk e di se cfare ka ndodhur apo si jeni njohur dhe ti ke kete mendim per te, por me beso Brajani nuk eshte njeri i keq. Eshte i ftohte, ne rregull kete e dine te gjithe, por une nuk kam njohur njeri me zemer me te bardhe se ai. Ne fakt, tani qe e mendoj e di qe me femrat eshte gomar, nuk di aspak si te sillet me to. - thote Anna
•Cfare do te thuash, nuk e ndryshon mendimin tim per te. Ti e di qe une gjithmone bazohem ne ato cka shoh vete dhe jo ne ato qe degjoj nga te tjeret. - thote Ergisa dhe Anna i buzeqesh. E dinte shume mire se sa strikte ishte shoqja e saj ne kete aspekt. Ajo kurre nuk gjykonte dicka apo dike bazuar ne fjalet e te tjereve.

Ate mengjes ishte zgjuar me heret se ditet e tjera. Kishte shoqeruar te emen per kontrollin e dores ne spital, pasi e kishte ndihmuar per disa gjera ne shtepi, ishte larguar per nje gjyq qe kishte jashte qytetit. Per fat te mire, gjithcka kishte shkuar ashtu sic ai donte, por ishte lodhur tej mase. Tani ishte duke u kthyer ne shtepi dhe falenderonte Zotin qe neser ishte e shtune sepse mund te pushonte. Kishte vendosur nje muzike qetesuese ne makine dhe po ngiste ngadale. Anash rruges shikon nje makine te ndaluar, me kofanen e hapur dhe nje vajze qe perpiqej te bente dicka. Mendoi se mund te kishte nevoje per ndihme dhe ndaloi prane saj.
•Pershendetje! - i tha kur ju afrua - Ke nevoje per ndihme? - pyet ai. Vajza e shikon me medyshje, 1000 skenare i shkonin ne mendje. Sa e larte ishte perqindja qe ai ti bente keq? E pa djalin perballe saj nga koka te kembet, veshja e tij nuk tregonte se ishte i keq. Fundja kush hajdut apo kriminel vishet me kostum?
•Pershendetje! - ja kthen ajo - Mendoj se me duhet ndihme. Mu prish makina dhe fatkeqesisht me ka mbaruar bateria e telefonit, tani kam ngelur ketu. - shton ajo
•Me vjen keq! Mund ta shoh makinen, nese me lejon. - thote ai dhe vajza pohon me koke. Ai shkon drejt makines dhe pasi i ben nje kontroll te vogel, kupton se nuk mund te bente asgje. Kishte nevoje per mekanik. - Ka nje problem me te madh nga cfare mendoja, vetem nje mekanik mund ta rregulloj. - shton ai.
•Edhe kete kisha manget. - thote vajza e merzitur
•Nese do mund te te shoqeroj une deri ne qytet. Nga telefoni im mund te flasesh me dike qe mund te vi te te marre diku. - ofron ndihmen e tij ai dhe ajo e shikon. Ose do rrinte gjithe naten ne makine, gje qe nuk i dukej aspak e sigurt, ose do ikte me ate te panjohur.
•Ne rregull, shume faleminderit. - thote ajo dhe te dy ecin drejt makines.
•Une jam Brajani. - thote djali pasi ndez makinen dhe nxjerr telefonin nga xhepi duke ja dhene vajzes per te folur me familjen.
•Gezohem! Sindi! - ja kthen ajo dhe mer telefonin. Telefonon te motren, i tregon gjithcka dhe i kerkon te vij ta marre ne hyrje te qytetit, fundja nuk e dinte ne cilen ane Brajan jetonte dhe nuk donte ta bezdiste me teper. Pas nje udhetimi te heshtur, hyjne ne qytet e duke pare nga xhami, Sindi dallon makinen e te motres.
•Mund te ndalosh diku ketu, po me pret motra aty. - thote Sindi duke treguar me gisht makinen e Ergises. Brajani e afron makinen e tij drejt asaj te Ergises. Shikon vajzen qe del nga ajo makine dhe nuk di cte thote. Sindi del nga makina, ai gjithashtu, duke e bere Ergisen te ndaloje hapin. Nuk po shikonte gabim apo jo? E motra sapo doli nga makina e atij njeriu.
Cdo gje na ndodh ne jete e ka nje qellim, ashtu sic gjithe ato rastesi takimesh mes Ergises e Brajanit kishin.

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now