Pjesa 4

280 16 7
                                    

I dashuronte ditet me diell, e duke perfituar nga nje e tille, kishte vendosur te shetiste. Pas nje ecje te shkurter, ulet ne nje stol ne park. Ishte larguar nga shtepia e Annës rreth dy ore me pare. Pasi Anna kishte ardhur atje, i kishte thene se ai pislleku njeri ishte vellai i saj dhe atij i kishte thene se ajo ishte shoqja e saj nga volejbolli. Sigurisht qe nuk e kishte lene mendja te hynte ne ate shtepi dhe duke gjetur nje justifikim, i kishte dhene lulet Annës, i kishte uruar te shkuara per mamane dhe ishte larguar. Nuk mund ta besonte qe Anna kishte nje vella te tille. Nuk kishin aspak lidhje me njeri-tjetrin. Anna ishte nje vajze e cilter, e dashur dhe e respektueshme, ndersa i vellai krejt e kunderta. Arrogant, egoist, idiot, budalla, i cmendur, pisllek. Gjithe epitet negative mund ti perdorje per ate njeri ne fakt! Zilja e telefonit e largon nga mendimet dhe nje buzeqeshje i krijohet ne fytyre sapo lexon emrin e Fred mbi ekran.
•I dashur? - hap telefonin e entuziazmuar Ergisa
•Nuk je kujtuar fare per mua sot! Cfare ben? - thote Fred
•Kam pasur nje dite shume te ngarkuar, nuk kisha kohe. Dola nga stervitja dhe tani jam ulur po shijoj diellin para se te perendoje. - thote Ergisa
•Shume mire ben. Atehere mos te te pengoje me, shijoje kohen e lire. Do flasim dhe ndoshta takohemi ne dark. - thote ai
•Ne rregull! Te puth! - ja kthen Ergisa
•Edhe une! - thote Fred dhe mbyll telefonin. Ergisa shikon oren dhe vendos te kthehet ne shtepi. Duhet te clodhej dhe te mblidhte energji. Kishin ngelur vetem dy dite nga ndeshja. Cohet ngadale, hipen ne makine dhe mer rrugen drejt shtepise.

Grindej shpesh me te, nuk binin dakord per shume gjera, por ajo ishte pika e tij e dobet. Jane te panumert meshkujt qe ka rrahur vetem sa i afroheshin te motres me qellim jo te mire. E ka mbrojtur dhe ka qene gjithmone prane saj sa here ajo ka pasur nevoj per te. Ndiente se edhe tani duhet te bente te njejten gje. Te mbronte motren e tij nga shoqeria me femra te uleta edhe pse kishte shume pikepyetje ne koke.
•Oo Brajan mjaft! Cjane gjithe keto pyetje? Edhe te kisha te dashur nuk do me kishe bere kaq pyetje. Te thashe qe Ergisa eshte shoqja ime e skuadres, kemi dy vite qe njihemi. Ne fillim nuk ishim shume te aferta, por me kalimin e kohes e njohem njera-tjetren dhe filluam te frekunetoheshim edhe jashte fushes. Kaq! - flet e acaruar tashme Anna. Kishte 1 ore qe po i bente pyetje te cuditshme rreth Ergises. Nuk e kuptonte se cqellim kishte. Brajani shikon te motren dhe perhumbet ne mendime. Pra kishte te drejte qe mendonte se e kishte pare diku edhe me pare ate femer, por shume gjera nuk i perputheshin me njera-tjetren. Pse nje volejbolliste me emer, me gjendje te mire ekonomike te arrij deri aty sa tu dale meshkujve para dhe tu ofrohet per nje shume parash?
•Je e sigurt qe e njeh mire ate vajze? - pyet Brajani dhe Anna ngrihet nxitimthi ne kembe
•Te betohem qe me plase. Ci ke keto pyetje nuk te kuptoje. Jam shume e lodhur dhe po iki te fle. Ti do rrish apo do ikesh? - thote Anna
•Do iki, kam disa pune per te bere. - thote Brajani dhe iken. Duke hyre ne makine, i shkruan nje mesazh Fred ku i kerkon te takohen. Dubet ti bente disa pyetje atij, ne te kundert do i plaste koka nga gjithe ato mendime qe kishte.

Pas nje ore ishte ne vendin ku e kishte lene te takohej me Fred. Kishte vajtur pak me shpejt, priti ate sa erdhi, porositen dicka per te pire dhe folen per gjera ne pergjithesi, por Brajan nuk priste dot me dhe kuptoj qe erdhi momenti ta pyeste Fred per ate cka vertete kishte ardhur aty.
•Ne fakt une te thirra sepse doja te te pyesja dicka. - thote Brajani dhe Fred tensionohet. I shkon mendja se per cfare mund ta pyeste Brajan. - Vajza qe me tregove, ishte volejbolliste. Je i sigurt qe nuk ngaterron person? Ajo reagoi shume ashper ndaj fjaleve te mia dhe me duket pak e cuditshme qe nje femer me nje profesion mjaft te mire, te shkoje me meshkuj per para. - shton ai dhe fytyra e Fred mer tjeter ngjyre.
•Volejbolliste? - pyet i habitur ai. Ishte mesuar te luante rol tashme, fundja kishte 7 muaj qe luante me Ergisen. - Jam shume i sigurt Brajan, e kam pare shume here. Pastaj kush femer del dhe thote jam prostitute? Askush! - shton ai dhe mendja e Brajanit behet akome me lemsh nga cishte.
•Ke te drejte! - ja kthen shkurt Brajani. Cfare dreqin ishte kjo pune keshtu? Ndryshe ishte profesioni i saj, ndryshe ja tregonte Anna, ndryshe Fred dhe ndryshe e kishte pare ai vet. Cila nga te katerta situatat ishte e verteta?

Prej 3 viteve gjithcka kishte ndryshuar ne ate shtepi, fundja mungesa e shtylles se familjes nuk ishte dicka e lehte. Humbja e babait kishte qene periudha me e veshtire e jetes se Ergises, asokohe mendonte se nuk kisha me aryse per te jetuar. Ishte shume e lidhur me te atin, e kishte gjithcka. Vdekja e tij e papritur e tronditi jo pak, por prezenca e te emes dhe e se motres e mbajten ne kembe. Ja kushtoi gjithe jeten atyre e profesionit, derisa Fred hyri ne jeten e saj. Ishte takuar ne nje club me te, shkonte rralle, por sa here shikonte Fred thoshte sa mire shkova ate nate. Ne mendje i vjen momenti i pare kur foli me te dhe buzeqesh.
•U perhumbe perseri! - i thote Sindi duke terhequr keshtu vemendjen e se motres. Ergisa kthehet nga ajo, e shikon dhe vazhdon te haje.
•Si po shkon me Fred? - e pyet e ema kete here. Ndryshe nga Sindi, ajo e pelqente Fred dhe mendonte se ai ishte i duhuri per te bijen.
•Mire, cdo gje eshte ne rregull deri tani. - pergjigjet Ergisa dhe Sindi e shikon duke rrotulluar syte
•Pyes veten kur do e shikosh fytyren e vertete te atij njeriu. - thote ajo dhe terheq mbi veten shikimet kercenuese jo vetem te se motres, por edhe te se emes. - Ne rregull, nuk them me gje, uroj vetem qe mos te jete teper vone kur te kuptosh qe kam te drejte. - shton Sindi dhe i kthehet pjates duke vazhduar me te ngrene
•Mos e degjo cthote ajo, Fred eshte nje djale shume i mire. I sjellshem, i dashur, i ka gjithe te mirat. - i thote mamaja dhe Ergisa buzeqesh. Fred ishte akoma me shume nga c'e ema kishte permendur dhe ajo ndihej vertete me fat qe e kishte pjese te jetes, pa i ditur te vertetat.

Henen e kishte burgosur ne shikim e tij, shikonte vetem driten e saj. Erresira nuk i bente pershtypje, e as shkelqimi i vogel i yjeve. Kur ishte i vogel nuk e pelqente fare driten e henes qe i depertonte nga dritarja dhe i ndriconte dhomen, por me kalimin e viteve kishte ndryshuar mendim. Hena ishte bere deshmitarja e gjithckaje kishte kaluar ne jete, ajo ishte e vetmja qe dukej kur asnje skishte prane, ajo ishte e vetmja qe bente drite ne netet e tij te errta. Tashme e kishte rutine, cdo nate para se te flinte dilte ne ballkon dhe kalonte pak kohe duke pare henen. Sa here e bente ate gje, largohej nga cdo problem e mendim qe mund ta shqetesonte, por sonte nuk ishte ashtu. Krahu i fashuar nuk ja lejonte kete. Perpiqej te harronte gjithcka kishte ndodhur me ate femer, por shenja qe i kishte lene ne krah, ja bente te pamundur kete. Shfryn i acaruar dhe kthehet ne dhome duke shkuar drejt laptopit. E hap dhe leviz gishtat mbi tastiere duke shkruar emrin e saj. Disa foto te sajat i dalin mbi ekran, disa shkrime gjithashtu.
"DARKSTAR nuk njeh te ndalur. Skuadra ka arritur nje tjeter fitore, kete here fale njeres prej lojtareve me te mira te tyre. Ergisa Gjika ka arritur te shenoje..." E mbylli artikullin pa lexuar me shume. Gjithe ekrani i laptopit ishte i mbushur me te tille artikuj. Kudo thuhej se sa e zonja ishte ne volejboll dhe se sa shume fitore kishte arritur skuadra fale saj. Si kishte mundesi qe nuk i kishte kushtuar rendesi me pare asaj? Sa here kishte qene ne ndeshjet e Annës? Sigurisht, ne qofte se do i ngulte syte te e motra dhe nuk do shikonte rreth e rrotull, keshtu do ndodhte. Mbyll laptopin duke e plasur dhe shtrihet, neser do e takonte ate femer. Kishte dicka per ti thene.

Kishte dal nga stervitja, kishte bere dush, kishte veshur strecet, nje crop, mbante ne doren canten me rroba dhe po ecte ne parking drejt makines. Papritur ndien nje dore qe e terheq dhe e mbeshtet pas murit. Habitet kur shikon ke kishte perballe. Ai e shikon nga koka te kembet dhe e ndalon shikim te barku qe crop-i kishte lene zbuluar. Kishte nje lekure akull te bardhe dhe nje bel qe cdo femer do e kishte zili. Dreqin Brajan, cfare mendon?
•Cfare po ndodh ore? - thote Ergisa, ndersa Brajani e shikon
•Duhet te flasim. - i thote ai
•Nuk kam asgje per te folur me ty. Me lesho! - flet ashper Ergisa
•Gabohesh! Kemi shume per te folur. - ja kthen Brajani
•Une nuk kam asnje per te folur me nje njeri si ty, kam vetem per te te kthyer dicka, por fatkeqsisht nuk e kam me vete tani. - thote Ergisa dhe behet gati te iki, por Brajani e kap per krahu. Ai e mbeshtet pas murit dhe ngjesh trupin e tij me te sajin. Aroma qe vinte nga ajo i dukej kaq e njohur, ku dreqin e kishte nuhatur. Ajo perpiqej ta shtynte, por e kishte te kot.
•Me lesho pisllek njeri, me lesho! - bertete Ergisa, por mashkulli perballe saj nuk leviz asnje milimeter
•Do te te leshoje, por kam nje paralajmerin. - thote ai - Nuk do jesh me afer Annës, largohu ti, mos me detyro te te largoje une. - flet ashper ai duke e detyruar Ergisen te mbyll syte - Nuk dua qe motra ime te kete te beje me femra si puna jote. - shton ai dhe e shtyn Ergisen duke e plasur akoma me forte per muri, pastaj iken pa e ditur se cfare kishte lene pas.
Nje lot i rreshket mbi faqe, pse duhet te ndikohej kaq shume nga fjalet e atij njeriu?

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now