Pjesa 9

278 17 9
                                    

U ndie ne faj naten qe ai i panjohuri - tashme e dinte qe ishte Brajan - e puthi vetem nga Fred, ndersa ai e kishte bere personin e trete ne nje lidhje pa e pasur problem fare. Gjendej para deres se shtepise se Brajanit, i binte ziles dhe trokiste ne te njejten kohe. Pas pak minutash ajo hapet, e perballe saj shfaqet Brajan qe me sa kuptoi sapo kishte dale nga dushi. Pa menduar aspak i mer fytyren mes duarsh dhe e puth. Shtyn deren me kembe dhe e le veten te shijoj momentin. Pas disa sekondash Brajan ja kthen dhe i vendos duart ne belin e saj. Puthja behet me e eger e me pasionante, Brajan mer kontrollin e duke ecur gjen divanin. Ergisa i heq duart nga fytyra e Brajanit dhe i bashkon ne qafen e tij. E kishte lene komplet veten ne duart e atij, e brenda pak sekondave e gjen veten te shtrir ne divan e Brajanin siper saj. Duart e atij i ndiente ne gjithe trupin, e kjo i shpejtonte rrahjet e zemres. Puthja behet edhe me e thelle e si cdo here tjeter, nje pasthirrme del nga te dy. Brajan terhiqet i pari, cfare dreqin po benin? Perpiqet te normalizoje frymemarrjen e buzet i harkohen lart. I pelqenin kaq shume puthjet me ate vajze, i pelqente kaq shume aroma e saj. Ergisa e shtyn lehte e ai ngrihet, ajo drejtohet ne divan dhe mbulon fytyren me duar. Ku e kishte mendjen kur erdhi ketu e ju hodh Brajanit persiper?
•Shko vish nje bluze! - i thote ajo pa i hequr duart nga fytyra
•Pse? Pak me pare nuk e kishe problem qe isha pa bluz? Me puthe, me preke si deshe. - thote ai duke qeshur. Ishte shume ne qejf!
•Brajan!! - thote Ergisa e ne fraksion sekonde mer jastekun dhe e fluturon drejt tij.
•Okay, okay. Me prit vetem 1 minute. - thote ai dhe shkon nxitimthi ne dhomen e gjumit. Vesh t-shirt qe kishte len gati dhe kthehet perseri ne sallon duke u ulur prane Ergises.
•U vesha, tani nuk te shperqendroj me. Mund te flasesh. - thote Brajani
•Kush tha qe me shperqendron? - pyet Ergisa. Sigurisht qe nuk do e lejonte Brajanin te tallej me te.
•Kete kuptova nga gjithe situata. - thote ai, perseri duke qeshur. Ergisa kthen koken dhe e shikon ne sy. Syte blu kishin nje shkelqim qe mund ta dalloje shume lehte e kur qeshte mernin nje tjeter pamje.
•Pisllek! - i thote ajo duke e gjuajtur lehte ne krah. Brajani e shikon, Ergisa ishte nje femer e bukur, shume e bukur madje. - Kishe te drejte! - shton ajo duke tensionuar keshtu situaten.
•Me vjen keq! - ja kthen Brajani - Per cdo gje! - shton ai
•U tallen me mua, ishin dy njerezit e mi me te afert. Qenka e veshtire Brajan, shume e veshtire. Me dhemb zemra, nuk e di per cfare te qaj me para. Per faktin qe u tradhetova nga mashkulli qe doja, apo per faktin se femra ishte shoqja ime me e mire? - thote me gjysme zeri Ergisa e nje lot i rreshket mbi faqe
•Une...vertete sdi cte te them. - thote Brajani - Me vjen keq qe u gjete ne nje situate te tille. - shton ai
•E di? Motra me thoshte gjithmone qe ka dicka te Fred, qe nuk i dukej i besueshem dhe une gjithmone i bertisja. Nuk ma merrte mendja kurre qe do me bente dicka te tille. - thote Ergisa
•Mos u merzit, cdo gje qe ndodh ne jete e ka nje arsye. E di qe nuk eshte e lehte, por mendo sa i pavlere ishte ai dhe se nuk ja vlen fare te qash per te. - thote Brajani
•Nese nuk do takonim ty, kjo situate kishte per te vazhduar gjate. Do vazhdoja te isha objekt tallje per te dy ata. - thote Ergisa e nje lot i rrjedh perseri mbi faqe.
•Ne rregull, mos qaj me tani. Po te sjell nje gote uje. - thote Brajani dhe ngrihet duke ecur drejt kuzhines. Mer nje gote, e mbush me uje dhe rikthehet prane Ergises. - Mere pije. Do te te ndihmoje te qetesohesh sado pak. - i jep goten asaj e ulet.
•Ne kete rast duhet te te falenderoja, por nuk e bej. Pavaresisht gjithckaje jam akoma shume e acaruar me ty. - ja kthen Ergisa teksa pi ujin. Brajani e shikon e buzeqesh.
•Kur me puthe nuk thoje keshtu ama! - i thote ironikisht ai
•Ke per te ma permendur gjithmone kete apo jo? - pyet Ergisa dhe ai mbeshtet mbas teper ne qejf.
•Sigurisht qe po! - i pergjigjet Brajani - Me erdhi ne dore nje mundesi e tille, nuk kam per ta lene te me iki bosh. - shton ai
•Perfitues! Acarues! Pisllek! - ja kthen Ergisa duke lene goten mbi tavoline, me falni duke plasur goten mbi tavoline!

Mori fryme thelle dhe hapi deren. U largua nga Brajani, skishte me nerva te duronte ironite e tij, dhe erdhi ne shtepi. Hyri brenda dhe u drejtua per ne dhomen e saj. Filloi te hiqte rrobat e hyri ne dush. Kishte nevoje te qetesohej, te rehatohej e tani vetem nje dush i ngrohte mund ta ndihmonte per kete. Nga inati i Fred shkoi dhe puthi Brajanin. Ishte vertete nje idiote, njeri pa tru. Si mundi ta bente ate gje? Ajo nuk ishte e tille, nuk ishte e tille dreqi e mori. Gjithcka po i kthehej permbyse, gjithcka po merte tjeter rrjedhe. Koka fillon ti dhemb e mendimet e teperta nuk e ndihmon aspak te rehatohej, prandaj pa e zgjatur shume beri dush shpejt e shpejt dhe doli. U vesh, mori telefonin e shkoi ne kuzhine. E kishte marre uria, duhet te hante dicka. Smund te binte e pafuqishme tani qe kishin ndeshjet. Teksa filloi te pergatiste dicka, e motra i erdhi prane. Sapo ishte zgjuar nga gjumi.
•Sa shume fjeta! - thote Sindi duke u ulur ne karrige - Cfare do besh? - pyet ajo
•Do ziej perime, do bej edhe fileto. - pergjigjet Ergisa
•Cfare ke ti? Te ka ikur ngjyra e fytyres, nga zeri dukesh e lodhur. Ka ndodhur ndonje gje? - pyet e shqetesuar Sindi dhe Ergisa kthen koken nga ajo. E dinte qe e motra kishte per ta kuptuar, fundja ajo e njeh me mire nga te gjithe.
•U ndava nga Fred! - pergjigjet Ergisa me zerin qe i dridhet. Nuk e kishte te lehte, e kishte dashur vertete ate djale.
•Cfaree?! - reagon me ze te larte Sindi - Si u ndave? - pyet ajo. Ergisa e shikon dhe harkon buzet ironikisht.
•Cfare ndodhi? Pse nuk gezohesh? - i thote ajo
•Mos fol budallalleqe! Ne rregull, vertete nuk e doja Fred, nuk me dukej i besueshem, por tani nuk mund te gezohem. Duke te pare ty ne kete gjendje nuk mund te gezohem Ergisa. - i thote Sindi
•Mos e vri mendjen per mua, gezohu sa te duash. - ja kthen ftoht e motra
•Ergisaa! - i flet ashper Sindi - Mjaft u solle si femije. Eja ulu ketu dhe me trego se cfare ndodhi. - shton ajo. Ergisa merre fryme thelle dhe pasi pastron duart, ulet ne karrige perballe Sindit.
•Gjithcka kishte qene nje genjeshter, nje genjeshter e madhe. Gjithcka ishte nje loje, ata luajten me mua. - thote Ergisa
•Ata? - pyet Sindi pa kuptuar asnje fjale nga ato qe Ergisa i tha
•Fred dhe Breath! - pergjigjet shkurt Ergisa dhe Sindi vazhdoje ta shikoje - Fred dhe Breath jane ne lidhje bashke, para se une te njihja Fred madje. Shkurt te dy u tallen me mua. - shpjegon ajo pasi kuptoi qe e motra nuk po merte vesh asgje. Sindi zmadhon syte e automatikishit i hapet goja. Si mund te ndodhte dicka e tille?
•Cfaree?! - e bertitura qe vjen mbas tyre i tremb te dyja, fundja nuk e dinin qe e ema ishte ne dere dhe po i degjonte - Ergisa cfare thua ti? - thote ajo duke shkuar prane tyre
•Nese e degjove mos me detyro ta perserise mama. - thote Ergisa
•Si munden ta bejne dicka te tille ata te ty? Breath ishte shoqja jote! - thote ajo
•Nuk paska qene pra! - ja kthen ftohte Ergisa
•Maskarenjte! E dija, u pata thene. Fred nuk eshte ashtu sic duket, por asnjera nga ju nuk me degjoi. Ai e tregonte shume mire veten e tij, por asnjera nga ju nuk donte ta shikonte. - thote Sindi duke shkaktuar keshtu heshtje ne dhome. Asnjera nuk foli, sepse e dinin qe kishte te drejte.

Kishte dale perseri ne ballkon e perseri ishte vetem me henen. Ama ndryshe nga cdo here tjeter, tani mendjen e kishte vetem diku e ne ate qetesi mund te degjonte rrahjet e zemres se vet. Kujtonte cdo moment qe kishte kaluar me ate vajze e rrahjet e zemres i shtoheshin. E kuptoi qe ne heren e pare kur e puthi, ate arome, ate shije e tashme qe e kishte pare ate fytyre e donte prane vetes. Mori fryme thelle dhe harkoi buzet lart. Cfare po i ndodhte? Cfare ishin gjithe keto qe ndiente? Terheqje? Pelqim? Dashuri? Buzeqeshi serish. A ishte kjo dashuria?

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now