Pjesa 3

291 17 6
                                    

5 ore me pare

Pse nje mashkull tradheton? Asnjehere nuk ka marre nje pergjigje te mirefillte kjo pyetje, sepse te gjithe e bejne per arsye te ndryshme. Ai ishte i dashuruar, e donte shume dike, por parate qe merte nga e dashura, u duheshin te dyve. Ulur perballe njeri-tjetrit te dy diskutonin me ze te larte.
•Mos e zgjat Breath, te thashe qe nuk do e bejme dicka te tille! - flet prere Fred
•E do ate apo jo? Ke filluar te ndiesh dicka per te Fred? - pyet papritur Breath
•Sigurisht qe jo! Mos fol budallalleqe! - ja kthen ashper ai
•Shume bukur atehere, me kete rast ma verteton qe nuk ndien asgje per Ergisen. - thote Breath
•Nuk te kuptoj se cfare do arrish nga kjo. Mund te humbasim Ergisen, bashke me te edhe parate. - thote Fred
•Ajo te mori ty nga une Fred, pavaresisht gjithckaje ajo te mori ty nga une dhe ka per ta paguar kete. Tani pa e zgjatur telefono Brajanin dhe thuaji cka ke per ti thene. - thote Breath
•Pse duhet ta perfshijme edhe Brajanin ne gjithe kete? - pyet Fred
•Nese njeh ndonje idiot tjeter qe mund te shkoj atje per ty, mos e perfshi Brajanin atehere. - thote Breath dhe Fred e shikon, me pas mer telefonin dhe i bie numrit te Brajanit. Me Brajanin njiheshin prej dy vitesh, kishin nje miqesi te mire derisa Fred u lidh me Breath e pas kesaj hyri ne jeten e Ergises. Gjerat moren tjeter rrjedh dhe miqesia e tyre nuk ishte si ditet e para, por pavaresisht kesaj takoheshin ndonjehere, Brajan ashtu si edhe kete here, ishte gjithmone aty per personin qe e konsideronte shok.
•Urdhero Fred? - flet ai nga ana tjeter e telefonit
•Ckemi Brajan? Si je? - pyet Fred
•Si gjithmone, ti si je? U be kohe qe nuk jemi takuar, gjithcka ne rregull? - pyet Brajan kete here
•Po, e vertete u be kohe pa u takuar, por ti e di qe punet jane te shumta, plus keto ditet e fundit Breath ka qene pa qejf dhe me eshte dashur te qendroje prane saj. - thote Fred duke pare nga Breath e cila i buzeqesh
•Te kuptoje, te shkuara thuaj Breath nga ana ime. - thote Brajan
•Faleminderit! Ne fakt Brajan te telefonova sepse kam nevoj per nje nder nga ana jote. - thote Fred
•Me thuaj, nese eshte dicka qe mund ta bej pse jo! - ja kthen Brajan
•Do e rregulloja vet, por nuk dua qe Breath ta marre vesh, ti e di si eshte ajo kur behet fjale per femra te tjera. - thote Fred dhe merre fryme thelle - Eshte nje femer, cdo nate me del para makines per te shkuar ne hotel me te, sigurisht qe me para. E kupton ti cfare dua te them. - shton ai
•Prostitute shkurt muhabetit! - thote me neveri Brajan, nuk i duronte dot femrat e tilla.
•Po! Nuk po shpetoj dot nga ajo, pa me permendur mua sepse sic te thashe nuk dua qe Breath ta marre vesh, a me shpeton dot prej saj? - thote Fred
•Ti e di qe nuk dua te perfshihem ne situata te tilla, por keto kohe kam nevoj te shfry nervat diku. Me thuaj cfare duhet te bej! - thote Brajan dhe Fred i jep emrin e hotelit duke i thene se ajo do e priste sonte atje. Nga ana tjeter Breath, shoqe me Ergisen e telefonon kete te fundit dhe i kerkon te shkoje ne xhirimet e saj me justifikimin se ishte semure. Duke qene se e kishte bere dhe here tjeter kete, duke menduar per shoqen e saj Ergisa pranon, njejte si Brajan pa ditur asgje se cfare fshihej vertete pas gjithe asaj loje.

¤

Gjithmone ishte perpjekur te qendronte larg problemeve dhe te mos bente dicka qe mund te vinte ne veshtiresi familjen e saj. Babai i kishte vdekur para 3 viteve, e prej asaj dite gjithe kohen e saj ja kishte perkushtuar te emes e te motres. Prej 6 viteve ishte pjese e skuadres kryesore qytetase te volejbollit, fale atij profesioni kishte nje jete te mire edhe ekonomike. Njihej nga shume njerez, e per kete arsye bente kujdes ne cdo dalje te sajen jashte shtepise. Nuk donte kurre qe te behej pjese e gazetave apo revistave per jeten e saj personale, kishte 7 muaj lidhje me Fred dhe gjithmone u ishte shmangur vendeve me shume njerez, takohej me te larg zones ku jetonte. Nuk do lejonte qe lajmet mbi jeten personale ti ndikonin ne ate profesionale, per kete bente kaq kujdes. Nuk kishte pasur asnje problem, deri nje nate me pare. Ishte ulur ne toke, mbeshtetur per shtrati, kembet terhequr drejt vetes dhe rrethuar gjunjte me duar. Kishte qe mbrem aty, ne te njejtin pozicion dhe e vetmja gje qe i levizte ishin lotet, te cilet ishin thare tashme. Ishte moskokecarese per mendimet e njerezve te pavlere, por kete here ishte ndryshe. Cdo fjale e atij njeriu i gjemonte ne koke dhe zemra i dhembte. Pse dikush mund te ti thonte ato fjale dikujt qe e shikonte per here te pare dhe nuk e njihte fare? Breath! Vetem ajo i erdhi ne mendje ne ate moment dhe u ngrit mori telefonin, por e kishte pa bateri. E vendosi ne karikim dhe e ndezi. Gjithe ekrani iu mbush me njoftime mesazhe, nder to edhe nga Breath. I hapi dhe i lexoi!
"Te telefonova dhe te del i mbyllur. Xhirimet u anuluan, mund te kthehesh ne shtepi zemer. Faleminderit dhe te kerkoje ndjese per shqetesimin." E fshiu direkt mesazhin dhe e perplasi telefonin mbi shtrat.
•Pse cdo gje po me shkon kaq ters keto kohe? - pyet veten duke shkuar ne tualet. Pa reflektimin e saj ne pasqyre dhe dukej mos me keq. Shfryu dhe e hodhi veten ne dush, duhet te vinte ne vete dhe te shkonte ne palester, si dhe duhet te mos e vrinte mendjen per fjalet e disa njerezve te pavlere.

Asgje nuk po i shkonte ashtu sic duhej. Ishte nisur per te shfryre nervat duke i treguar vendin nje prostituteje, nje femre te ulet qe mund te prishte nje lidhje te shendetshme duke vajtur pas nje mashkulli te zene dhe gjithcka i ishte kthyer permbys. Pa mbaruar ende pune me ate femer, e ema i ishte rrezuar nga shkallet dhe kishte thyer doren. Pas nje nate te gjate ne spital, kishte shoqeruar familjen ne shtepi dhe tani shkon ne apartamentin e vet. Kishte 2 vite qe kishte mar nje shtepi ndaras nga familja, atehere mendonte se do ishte mire te jetonte vetem dhe me ngjarjet qe i ndodhnin cdo dite, kuptonte se sa mire kishte bere duke e marre ate vendim. Hoqi xhiboksin dhe syte i vene direkt te krahu i fashuar. Ajo femer ja kishte prere aq thelle sa kishte pasur nevoje per 3 te qepura. Po fillonte te acarohej e merre fryme thelle. Duhet ta linte pas ate dite te mallkuar dhe te vazhdonte jeten e tij te merzitshme e monotone. Shkoi ne dhomen e tij dhe mbi shtrat pa kemishen qe kishte veshur ne sfilaten e Alice. Ne mendje i erdhi vajza qe kishte puthur dhe nje buzeqeshje e madhe i krijohet ne fytyre.
•Te pakten te te kisha pare fytyren, por nese nuk do kishte qene erresire nuk do kisha mundur te te puthja. Sikur te kisha mundesine te te takoja edhe nje here tjeter, te te shihja ne sy e te te thoja se fale teje ndieva zemren te me rrihte. - thote me vete e pastaj buzeqeshja i venitet. Perfundimisht ishte cmendur, puth nje te panjohur dhe tani kerkon ta takoje serish. Mund ti kishte pelqyer puthja, por fundja ishte thjeshte nje puthje qe me shume mundesi nga ajo vajze ishte harruar qe ate nate.

Lodhja psikologjike i kishte renduar edhe ate fizike. Ishte rraskapitur ne stervitje, por pavaresisht kesaj e ndiente te detyrueshme te shkonte per nje vizite tek Anna. Kishte folur me te ne telefon dhe kishte marre vesh se e ema kishte thyer doren. Ishin shoqe te mira me njera-tjetren, por me familjet perkatese nuk ishin takuar. Anna kishte ardhur ne spital kur mamaja e saj kishte kaluar nje operacion te vogel dhe tani Ergisa e ndiente se duhet te shkonte te mamaja e Annës. Kishte veshur nje pale strece dhe nje bluze pak te gjate. Gjate rruges kishte ndaluar ne nje dyqan lulesh, kishte marre nje buqete dhe tashme ishte para deres se shtepise se Annës. I bie ziles dhe ngelet me goje hapur kur perballe saj shikon mashkullin e nje nate me pare. Ai qe mbrem nuk la fjale pa i thene, ai qe e kishte cuar ne nivelin me te ulet, tani gjendej perballe saj, per me teper brenda shtepise se Annës. Me siguri kishte ardhur gabim, por sigurisht qe nuk do ikte pa i thene dy fjale atij psillekut.
•Ti? - ishte Brajani i pari ai qe foli. Sapo kishte ardhur te shikonte te emen, kishte hyr brenda dhe teksa ishte duke hequr atletet, degjoi zilen e deres. Veshi shapkat dhe u kthye ta hapte, por femra qe pa pas saj e la te shtangur.
•Me mbake mend! - ja kthen Ergisa
•Sigurisht qe po! - i thote Brajani dhe ben nje buzeqeshje percmuese - Femrat si ty nuk i harroj, fundja duhet ti kujtoj qe te qendroj larg tyre. Tani leri fjalet e me thuaj cpune ke ne shtepine time? Apo ke ardhur te kerkosh ndonje per te kaluar naten e sotme? - brenda sekondit ndien faqen ti dhembe dhe nuk zgjat shume te kuptoje qe ajo femer e kishte gjuajtur. Mbyll syte dhe merre fryme thelle per tu qetesuar. Pas disa sekondave i hap dhe behet gati te flas, por zeri i Annës i ben te dy te kthen koken nga ajo.
•Brajan? Aa Ergisa po ti ketu? - thote ajo dhe ai qe habitet me shume nga gjithe kjo ishte Brajani. Cpune kishte motra e tij me nje femer te tille?

A eshte kjo dashuria? ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora