Pjesa 12

267 20 8
                                    

Fustani i zi i rrinte perfekt ne trup, aq sa ai nuk mund ti hiqte syte prej saj. Teksa ajo shikonte Sindin e Harryn qe vallezonin ne mes te pistes, ai shikonte ate. Qerpiket e gjate i jepnin nje tjeter hije syve kaf, hunda e vogel i zbukuronte fytyren e buzet e plota e benin femren me te bukur per te. Ergisa kthen koken e perballet me shikim e njohur te Brajanit tashme. Prej me shume se dy javesh ai e shikonte ne nje menyre qe ajo sdinte ta pershkruante, dinte vetem se i bente zemren ti rrihte pak me shume se zakonisht.
•Gjithmone keshtu do te me shikosh? - e pyet ajo duke i dhuruar nje buzeqeshje. Ai vdiste per buzeqeshjet e saj.
•Po! Sa here te te kem prane keshtu do te te shikoje. - pergjigjet ai duke i levizur syte ne cdo cep te fytyres se saj - Je shume e bukur! - thote Brajan e Ergisa ul koken ne siklet. Brajan ja thoshte shume shpesh kete, por perseri ajo nuk ishte mesuar. Brajani qesh me situaten e saj dhe i zgjat doren duke e marre ne kercim. Ergisa i kap doren e te dy ecin drejt pistes, prane cifteve te tjere qe kercenin. Ajo vendos njeren dore ne supin e tij e tjetren e bashkon me njeren dore te Brajanit. Ky i fundit, doren e lire e vendos ne belin e saj dhe e terheq pak drejt vetes.
•Brajan! Mos te rrime kaq afer, nuk dua qe mamaja te keqkuptoje dicka. - thote Ergisa duke e larguar pak trupin e saj nga trupi i tij.
•Ke te drejte! - thote Brajani. Nuk i ndan syte e tij nga syte e saj teksa levizin trupat ne sinkron me njeri-tjetrin.
•Me duket sikur do te me thuash dicka. - thote Ergisa e ai buzeqesh.
•Ne fakt dua te bej dicka po ketu te kam te pamundur. - ja kthen ai
•Ou! Cfare na qenka kjo gje? - pyet Ergisa duke ngritur njeren vetull. Nga shikimet e tij e kishte nje ide, por nuk humbiste gje ta pyeste.
•Sigurisht qe te te puth! - i pergjigjet menjehere ai
•Brajan! - ja kthen Ergisa duke gjuajtur lehte ne sup
•Cfare? Pse reagon sikur te mos kete ndodhur me pare? - i thote ai provokueshem
•Je cmendur fare ti me duket. Ceshte kjo pune keshtu? - i thote gjoja serioze ajo
•Ti me ke sjelle ne kete gjendje. - i thote Brajani - Dua te te kem gjithmone afer. Te te perqafoje, te te puth, te te ndiej aromen. - shton ai e Ergisa e shikon drejt ne sy. Ai i thoshte ato cka ndiente me fjale, por nuk e dinte qe syte e tij tregonin me shume e Ergisa mund ta dallonte shume qarte kete.
•Nuk ke frik se eshte ende heret per nje lidhje? Fundja une sapo kam dale nga nje e tille, edhe pse e deshtuar, por pavaresisht gjithckaje kam pasur ndjenja te verteta per ate mashkull. - thote Ergisa
•Jo! Une jam i sigurt ne ndjenjat e mia e te shoh edhe ty se si je afer meje. Per me teper nuk mendoj, me sa te kam njohur deri tani, se ti je nje vajze qe do vazhdosh te ushqesh ndjenja per nje mashkull qe te tradhetoi. Nuk dua te ta kujtoje me ate njeri, por dua qe ti te mos kesh asnje pikepyetje ne koke. - thote Brajani e Ergisa zgjatet me majat e gishtave dhe i jep nje puthje ne cepin e buzes duke shkaktuar keshtu nje buzeqeshje te madhe te ai.
•Faleminderit! - i thote ajo - Faleminderit qe me ben te ndihem kaq mire. Faleminderit qe me kupton. Faleminderit qe je prane meje. - shton Ergisa duke buzeqeshur
•Mos me falendero! Te gjithe keto i bej sepse i ndiej. - ja kthen Brajani duke e terhequr pak nga vetja - Keshtu jemi me mire. - thote ai e te dy vazhdojne vallezimin duke qeshur.

Nje dite tjeter kishte kaluar, e kete here Ergisa gjendej perballe se emes.
•Mama femije jam une? Qe kur ke filluar te me kerkosh kaq shume llogari? - pyet ajo duke ngritur zerin.
•Nuk po te kerkoje llogari. Kam vite qe nuk e bej kete dhe ti e di shume mire. Thjesht dua te di kush eshte ai dhe cvend ka ne jeten tende. Kaq! - ja kthen e ema
•Te thashe mbrem pra, Brajani eshte shoku im. - i thote Ergisa
•Mua nuk mu duket aspak te tille ama. Ishe shume e afert me te per te qene thjesht shok. - i thote ajo
•Keshtu mendoj dhe une. - thote Sindi duke ardhur prane tyre - Mbrem ishim te lodhura dhe nuk te thashe asgje, por mendoj se duhet te flasim. Une kam qene prezente e nje situate ne te cilen dukej qarte qe nuk ishit shok. - shton ajo duke u ulur
•Cfare dmth kjo? - pyet menjehere e ema
•Qetesohu! - thote Ergisa - Sindi ka qene prezente ne nje moment ku une dhe Brajani ishim duke u grindur. Gje normale pra. - shton ajo dhe Sindi e shikon duke ngritur njeren vetull.
•Ne rregull! Ashtu qofte! - thote e ema duke u larguar. Sapo ajo iken, Sindi kthehet menjehere nga Ergisa.
•Fol! - i thote ajo e Ergisa rrotullon syte - Ergisa! Sikur ishte nje njeri i keq ai? Si u bere shok me te ti? - pyet Sindi
•Ja qe nuk ishte i tille! Gjerat jane shume te ngaterruara Sind e me beso keto kohe jam aq e ngarkuar emocionalisht sa nuk ti sqaroj dot te gjitha. - pergjigjet Ergisa e Sindi e shikon
•Ne rregull! Per mua ka rendesi qe ti te jesh mire dhe e lumtur. - thote Sindi e shkon prane saj per ta perqafuar. Ergisa struket ne krahet e te motres e duke menduar Brajanin, nje buzeqeshje i krijohet ne fytyre. Mund ta kishte marre pak fare malli per te e me shume mundesi nuk ndodhte dicka nese i shkonte nje vizite ne shtepi.

Gjithe tavolinen e kishte mbushur me dosje e ne nje bllok shkruante dicka. Kishte nje gjyq shume te veshtire kete here, por kjo sdo te thoshte qe do e humbiste. Ai bente gjithcka per te arritur me te miren. Edhe pse nuk e donte shume profesionin qe kishte, mbante pergjegjesi per klientet e tij dhe do bente gjithcka kishte mundesi per ta fituar. Ndalon se shkruari dhe shfleton nje dosje per te gjetur dicka qe kerkonte, por zilja e deres e nderpret. Nuk priste njeri, kush mund te ishte? Kalon doren ne flok e ngrihet ngadale duke shkuar drejt deres. E hap e buzeqeshja e zakonshme i stampohet ne fytyre sapo shikon Ergisen perballe tij.
•Sdo me maresh brenda? - pyet ajo duke e pare. Kishte veshur tuta te zeza e t-shirt blu te erret. Floket e pushpuritur i jepnin nje tjeter pamje duke e bere keshtu edhe me shume simpatik.
•Nuk te prisja. U habita! - thote ai duke hapur krahun qe Ergisa te kaloje. - Sapo folem, pse nuk me the qe do vije? - pyet ai duke e marre ne perqafim
•Mendova te te beja nje surpriz te vogel. - thote ajo duke i rrethuar qafen me duar
•Paske menduar shume mire. - thote Brajani e kete here i jep nje puthje te lehte ne buze. - Eja! - e kap per dore dhe ecen drejt sallonit. Gjeja e pare qe i bie ne sy Ergises jane dosjet mbi tavoline.
•Me the qe ishe duke punuar, por sma mori mendja qe mund te ishe kaq i ngarkuar. Shpresoj mos te te kem nderprere. - thote Ergisa duke u ulur prane tij
•Sigurisht qe jo! Si mund ta mendosh dicka te tille? - ja kthen ai duke i kaluar nje tufe flokesh pas veshesh - Kisha nevoje per pak pushim ne fakt. Mire qe erdhe! - shton Brajani dhe e terheq drejt vetes duke e perqafuar perseri - Cfare bere sot? - e pyet ai
•Asgje te vecante. Ne shtepi, mami me Sindin me moren ne pyetje per ty dhe une kuptova se kisha nevoj te te kisha pak prane. - thote ajo duke buzeqeshur e Brajanit i shkelqejne syte.
•Ashtu? - i thote ai dhe ajo pohon me koke. Brajani buzeqesh e i afrohet per ta puthur. Njeren doren ja vendos ne faqe, tjetren ne bel e mer buzen e poshtme te saj mes dy buzeve te tij. Pas nje puthjeje te gjate, Ergisa terhiqet e mbeshtet koken ne supin e Brajanit.
•Do rrish sot ketu? - i kerkon ai e ajo ngre koken duke e pare.
•Neser me duhet te shkoje heret ne stervitje, gjerat i kam ne shtepi. Nuk mundem! - i thote Ergisa e Brajani var turinjte. - Mos me shiko ashtu! - i thote ajo duke e puthur ne faqe
•Doja te flija me aromen tende. - ja kthen Brajani e Ergisa buzeqesh
•Here tjeter! - thote ajo duke mbeshtetur perseri koken ne supin e tij. Brajani mbeshtet ne divan duke krijuar me shume rehati per te dy e me njeren dore rrethon trupin e Ergises. Ergisa shikon doren e ve re nje shenj ne te, dukej e re ne fakt. Ishte bere se fundmi. Brajani e kupton ku ajo ishte perqendruar e qesh.
•Te duket e njohur? - e pyet ai e ne ate moment Ergises i vjen ndermend fragmenti ne hoteli ku e preu me thik. Ngre koken e shikon Brajanin i cili e pohon me koke.
•Kaq shume te preva? - pyet me gjysme zeri ajo
•Tre te qepura! - pergjigjet me te qeshur ai e ajo hap syte. Ergisa kthehet dhe i puth krahun. Ai qesh dhe e shtergon akoma me shume nga vetja, por zilja e deres e ben te liroj duart e te shikoj Ergisen.
•Tani e gjeten! - shfryn ai e me largimin e Ergises ngrihet ngadale. Shkon drejt deres dhe e hap. Sigurisht qe nuk e priste te shikonte Alice perballe tij, sidomos tani qe Ergisa ishte mbas tij duke pare me kureshtje se kush ishte.

A eshte kjo dashuria? ✔Where stories live. Discover now