Mohimi nuk fsheh çfarë duket qartë

46 26 9
                                    

X

U ndjeva disi me fat që arrita të gjeja një taksi në mes të asaj ere të rrëmbyer. Kisha dalë si e çmendur nga shtëpia dhe nuk kisha marrë me vete as xhaketën. Nuk isha aspak e qetë. Ç'të ishte ai lajm aq urgjent dhe i rëndësishëm? Ndoshta Roberti kishte gjetur të dhëna të reja rreth Meganit. Nuk dija si të reagoja për faktin që ajo tashmë ishte e vetmja e dyshuar. Nëse Megani ishte vrasësja, gjithçka do të përfundonte aty, por nëse ajo ishte e pafajshme, çdo zbulim i yni do të shumëzohej me zero. Ndoshta u nxituam për t'i bërë Meganin, Parkerin dhe Shastën të dyshuarit tanë kryesorë. Tek e fundit, ne u bazuam në një detaj kohor që fare thjesht mund të kishte qenë rastësi. Ndoshta u nxituam kur eleminuam dyshimet për Shastën dhe Parkerin. Ndoshta kishim nxituar në çdo hap, duke humbur kohën që u munduam të ruanim. Asgjë nuk ishte në favorin tonë.

Ndeza ekranin e telefonit dhe pashë se Hedeni më kishte telefonuar disa herë, por nuk e kisha dëgjuar. Kërkova për numrin e tij për ta marrë sërish në telefon, dhe fatmirësisht u përgjigj.

-Ro', më fal për atë që ndodhi pak më parë. Nuk doja të reagoja në atë mënyrë, por nuk po ndihesha mirë. Po nisem për atje. Është më mirë të flasim nga afër.

Nuk dija çfarë t'i thosha. Në një moment si ai, e parashikoja fare mirë se ç'do të ndodhte në vazhdim.

-Nuk jam në shtëpi, -toni i ftohtë që e shoqëroi përgjigjen time, ishte më tepër një shenjë konfuzimi.

-Ku je? Je mirë? - edhe Hedeni ndryshoi diçka në zërin e tij.

-Po shkoj të takoj Robertin. Për atë çështjen, më tha se kishte gjetur diçka të rëndësishme, -po flisja përçart. Gjithçka doja ishte të arratisesha nga ajo situatë sa më parë.

-Në rregull, po vij edhe unë. Për pak jam aty.

-Nuk ka nevojë, -nuk e lashë të përfundonte së foluri. -Jam më mirë vetëm.

Pohimi i fundit u pasua nga një heshtje e thellë dhe e trishtë. Ndihesha në faj. Ndonëse brenda në ndenjësen e pasme të veturës e cila ecte me një ngadalësi të bezdisshme, i ndieja pikat e para të shiut sikur binin me një vrull të çmendur në kokën time. Ndoshta ishte breshër.

-E kuptoj. Më bëhet qejfi.

Mbylli telefonin pa më lënë të shtoja ndonjë gjë. Ndihesha e rrënuar. Sikur të mos mjaftonin të gjitha, kjo ngjarje e mallkuar kishte dëmtuar edhe lidhjen me Hedenin. Asgjë nuk ishte më njësoj. Ktheva kokën nga xhami i makinës me shpresën se do të gjeja diçka të mbetur nga Roçesteri i mbytur në mjerim. Ndoshta do të gjeja një pjesë të tij që ende s'kishte vdekur. Qetësia e dhimbshme ma kthente shpejt përgjigjen. Aty ku s'kishte zëra fëmijësh, natyrisht, nuk do të kishte zëra jete.

Zëri i taksistit më ktheu me këmbë në tokë. Kisha arritur në polici. Ishte koha që një mijë mendimet e mia t'i shtyja për më vonë.

-Rohana, dukesh e shkatërruar, -ngrita kokën me përtesë për t'u ndeshur me sytë e Robertit. Edhe ai më shihte me keqardhje. Me një lloj mëshire të padurueshme.

-Jo edhe ti, -i kërkova me një shikim lutës, të raskapitur nga e gjitha. -Më mirë të përqendrohemi në arsyen pse më solle këtu.

Ai tundi kokën lehtë dhe më drejtoi nga zyra e tij. Më ofroi çaj ose kafe, por këto më dukeshin humbje kohe. Nëse do të ishte Hedeni, do t'i përgjigjej menjëherë se nuk më pëlqen asnjëra. Më mungonte. I kërkova Robertit për të dytën herë të hynte drejt e në temë. Të prisja në atë mënyrë më bënte ta haja veten me dhëmbë, kurse nga ana tjetër ai dukej shumë më i qetë nga çfarë prisja.

Melodi errësireWhere stories live. Discover now