1

1.6K 55 19
                                    

Ishte mbremje Janari.
Nen driten e henes, ne qoshen e nje kazani plehrash, i mbeshtjellur me disa rrecka te vjetra dhe te grisura flinte nje femije!
Era e ftohte perkedhelte fytyren e tij me lekure te brishte, lekure e bute, njesoj si ajo e nje petali trendafili qe mjafton pak dhe cahet!
Duart e tij te mbeshtjellura me corape, ferkonin syte dhe fytyren, nderkohe qe syte veshtronin henen e cila, me driten e saj i dukej si dicka me te cilen mund te luante!

Pak me tutje rruges, ne trotuar qendronte nje vajze e re.
Me syte e perlotur, me buzet e plasaritura, me duart e palara, qendronte e ngrire ne vend dhe po mendonte nese duhet ta braktiste aty, apo ta merrte serish dhe mos t'i mohonte dashurine e nenes!
Jeta per te nuk kishte qene fare e lehte, madje kishte qene nje ferr i vertete!

Ne moshen 17 vjecare, nderkohe qe ecte rruges, bie pre e nje perdhunimi! Ajo ishte nje vajze e varfer dhe e ndershme, por ndonjehere jeta te detyron te besh gjera te cilat as nuk do mendoje se do i besh ndonjehere.
Afersisht per 6 muaj ajo nuk del fare nga shtepia!
Ishin pikerisht ato muaj kur barku saj kishte filluar te rritej!
Brenda atij barku po rritej i njejti femije qe gjendej edhe tek kazani i plehrave!
Pavarsisht se ishte ngjizur nga nje perdhunim, ajo nuk donte ta abortonte femijen!
Mbas lindjes, ajo u kujdes per te, por vetem per dy muaj! E detyruar nga familja, ajo merr femijen, e mbeshtejell me disa lecka dhe niset! Nderkohe qe qante rruges, mallkonte edhe veten por edhe fatin i cili i kishte rene per pjese!

Ajo ishte si gjithe vajzat e tjera, deshironte te dashurohej, te vishte fustanin e bardhe, te bente femije dhe te jetonte e lumtur! Por endrrat e saj, jeta i kishte perplasur aq fort sa i kishte thyer!
Tani duhet te jetonte pergjithmone me ndienjen e fajit se kishte braktisur femijen e saj!
Pasi kishte bere shume rruge, ndaloi prane nje kazani plehrash, hodhi syte ne te dyja anet e rrugve dhe, me duart qe i dridheshin la femijen e vogel! Buzet e saj te ftohta u ngjeshen ne faqen e tij te bute dhe ai hapi syte! Nuk dinte se ku ishte, as se cfare e priste, shikonte vetem syte e nenes tij qe nga lotet pasqyronin driten e henes!
Ajo u ngrit ne kembe, ktheu kurrizin dhe me pas filloi te largohej andej nga kishte ardhur!

Per nje moment ndjeu sesi bota po i shembej brenda vetes, gjithcka qe ne jete kishte deshiruar tashme ishin shkaterruar, endrrat dergjeshin te coptuara ne dyshemen e shpirtit, e ardhmja i dukej e zymte, ndersa vete ndihej si nje e pavlere dhe pashpirt! Ajo ishte vetem nje femije per vete, e shtyre nga te tjeret beri gabimin me te madh te jetes saj!

Mbasi kaloi rrugen, ktheu koken mbrapa dhe, e perlotur shikonte mes erresires nje top te bardhe me lecka. Donte te kthehej, ta merrte, ta puthte dhe te largohej me te larg nga ai vend, por nuk ishte aq e forte! I ktheu serish kurrizin dhe me hapa te penduar u largua duke e lene femijen e saj ne meshire te fatit, fat i cili nuk u tregua i mire me djalin e vogel sepse e largoi nga e ema.
Ne fakt fati eshte nje justifikim per te shfajsuar gabimet qe bejm ne njerezit, nese nje avion bie nuk ishte fati por nje difekt ne motorrin e tij, difekt i cili ka ndodhur per shkak te nje pakujdesie dhe jo prej fatit, nese te shtyp makina nuk eshte fati keq, por gabimi shoferit ose i joti.
Fati eshte pasoje e nje veprimi, ose gabimi.
Degjoheshin vetem zhurmat e atyre pak makinave qe kalonin dhe zhurma e nje te qare femije, ftohti po bente efektin e tij.
Askush nuk po kalonte prane tij, ajo nate ishte aq e ftohte sa njerezit ishin futur neper shtepia dhe po shijonin ngrohtesine e zjarrit! Nuk duhej shume kohe dhe ai do vdiste ne ate acar, nese nuk kalonte dikush qe ta merrte, nje engjell do u kthente serish ne qiell!

Drita e henes qe i binte ne fytyre u largua dhe nje hije u shfaq para djalit! Ai pushoi se qari dhe po shikonte. Dy duar e moren dhe e ngriten lart, dikush e mbeshtolli me pallto dhe u largua nga aty!

Nderkohe qe burri i cili kishte marre vogelushin ecte vogelushi qante!
Ai nuk do ishte si gjithe femijet e tjere, nuk do kishte dashurine qe shumica e femijve e nenvlersojne, nuk do kishte perqafimin e nenes kur te kishte ftohte, nuk do e mbulonte njeri naten, askush nuk do i qendronte prane kur te semurej pervec punonjses se shtepise se femijve!
Por perkujdesja saj nuk mund te krahasohej kurre me perkujdesjen e nenes, ishte shume ndryshe!

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now