4

395 27 3
                                    


Buzet e saj te trasha dhe mishtore ngjesheshin tek buzet e tij. Perkedheleshin me puthje ato buze. Buzet e tyre vallezonin nje vals te qete nen driten e henes.
Qetesia e nates e bente akoma me magjike ate moment, u dukej vetja sikur ishin te vetmit ne bote, sikur ata dy do krijonon nje bote te re.
Cdo sekond qe kalonte u dukej si nje sekond i shkuar dem nese nuk putheshin, ishte e pafalshme te ishe ne ate atmosfere qetesie dhe te mos putheshe.

Larg botes, larg syve kureshtare, larg paragjykimeve, ishin vetem ato dy dhe dashuria qe rritej e behej me e madhe ne cdo puthje.
Karolina ishte ndienja e pare per Dilan, ajo ndienja qe te ben te cmendesh, qe te ben te ndihesh sikur di te fluturosh.
Ai ndihej me mire se aq, te fluturoje nuk do ishte kurresesi me bukur se te ndieje ate dashuri ne zemer.

"Kthehemi?" e pyet ajo duke peshperire

"Pse peshperin?!" e pyet ai i cuditur

"Nuk dua te prish kete qetesi hyjnore" pergjigjet ajo dhe u zhyt ne uje duke dal disa metra me tutje "Eja me kap po munde, do marresh nje shperblim" shton dhe zhytet serish duke u drejtuar nga bregu.

Dilan lidhi kanatjeren e saj ne krah, me pas filloi te notonte drejt saj!

Per te arritur deri aty ishte e lehte sepse deti i thithte, ndersa per t'u kthyer ishte teper e lodhshme dhe e veshtire.
Ajo u lodh akoma pa bere gjysmen e rruges, merrte frym shpejt dhe filloi te trembej, e zuri paniku se mos mbytej!

"Dilan, kam frike, nuk kam fuqi te notoj me" thote ajo me gjysem zeri nderkohe qe pertypte uje! "Dilan ku je" shtoi e friksuar mbasi nuk mori asnje pergjigje "Dilan" therriti fort dhe zuri te qaj!

Mendoi se kaq e pati, se do mbytej dhe kjo gje e tmerronte, e bente te humbiste akoma me shume fuqi dhe te dorzohej ne krahet e panikut!
Nje krah e mbeshtolli rreth barkut dhe e ngriti lart!

"Qetesohu, jam ketu" i thote ai!

E friksuar e perqafoi pa menduar se i duhej te notonte!

"Leshom ndryshe do mbytemi.

Qetesohu" i thote ai duke ia hequr duart nga qafa dhe e shtyu! Me pas e kapi serish nga barku dhe filloi te notonte ngadale.
Ajo e ndihmonte sadopak duke qendruar pezull ne uje ndersa ai e terhiqte duke notuar.
Dritat e qytetit dukeshin akoma larg. Dhe sa me shume qe Dilan shikonte dritat, aq me shume lodhej psikologjikisht.
I dukej sikur nuk do arrinte kurre ne breg, sikur sado shume qe te notonte ai mbetej ne vend, por nuk u dorzua dhe nuk e leshoi veten.
Pak nga pak dritat afroheshin dhe shpresa per te arritur bregun behej akoma me e madhe.
Karolina filloi te notonte vete pasi u shplodh dhe nuk vonoi shume qe kembet te preknin reren.

Arriten ne breg pastaj u shtrine ne reren e thate duke shfryre te lodhur. Mbasi u qetesuan filluan te qeshnin me te madhe.
Qeshen aq sa i'u mor fryma, pastaj ai u kthye nga ajo dhe po i buzeqeshte. Fytyra e tij nuk dukej shume, por ajo e verente se ishte nje fytyre e lumtur. Buzeqeshja e tij tashme ishte e plote dhe e mbushur me gezim, arsyeja e vetme ishte kjo vajze e cila e kishte magjepsur djaloshin.

"Je shume i mire" peshperin ajo duke ngrire buzeqeshjen ne fytyre dhe i vuri doren ne faqe.

Ai ngrihet me brryl dhe pasi e sheh per pak sekonda e puthi serish. Nuk ngopej me buzet e saj te bukura, kishte filluar t'i pelqente shija e puthjeve, po i behej si droge.

Nderkohe qe ai e puthte, ajo perkedhelte floket e tij. Pastaj e shtyu dhe i'u ul mbi preher, hodhi floket ne anen e majt te supit pastaj u shtri mbi te dhe buzet ia vuri ne qafe.
Trupi i'u drodh i teri kur ndiente buzet e saj te ngrohta dhe te buta mbi qafen e tij.

Ne ate moment filloi te ndiente deshire per te, donte ta bente te veten, te bente dashuri aty mbi rere, por ajo nuk kishte kete qellim. Qellimi saj ishte ta bente qe ai ta deshironte, pastaj te shqitej nga ai duke e len thate sic i thone ne zhagllon.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now