21

224 18 1
                                    


Gruaja u ngrit ne kembe dhe filloi te largohej, ndersa ai e ndoqi me sy per pak sekonda.
Mendoi se ajo do ishte ndonje nga ato femra te cilat kane nje jete te lodhshme duke ndjetur kot, nje femer e trishtuar nga jeta qe bente, ose nje grua e ve te ciles i kishte vdekur i shoqi.
Pas saj edhe ai u drejtua andej nga kishte ardhur.
Nderkohe qe ecte ne rrugicen e cila te conte drejt shtepise se tij, ai ve re se perballe kishte vajzen te cilen e kishte pare shume here te hynte dhe te dilte nga shtepia qe gjendej perballe shtepise se tij. Shpejtoi hapat per t'iu afruar me teper ne menyre qe ta shikonte ne fytyre, por ajo e kishte pare me perpara se ai qe gjendej mbrapa saj dhe filloi te shpejtonte hapat... Per fare pak i shpetoi dhe u fut ne shtepi. I erdhi aq shume inat sa filloi ta humbiste durimin, nuk e kuptonte se ajo fshihej nga ai, se arsyeja pse nxitonte gjithmone iste se nuk donte qe ai ta shikonte, atij i dukej rastesi qe asnjehere nuk ja kishte shikuar dot fytyren.

Ishte mengjes dhe si cdo mengjes arsyeja pse ai zgjohej aq heret, ishte per faj te gjelit te komshiut , i cili ja merrte kenges per qefin e tij qe ne pik te mengjesit.
U zgjua si gjithmone, me mallkime per gjelin dhe ekzistencen e tij. Ne mendjen e tij e kishte vrare dhe e kishte ngrene disa here ate gjel, tani i duhej vetem qe ta bente ne praktike.

Doli jasht ashtu i pergjumur me nje sy hap dhe tjetrin mbyllur dhe pa se mos ndoshta poshte deres kishte ndonje leter, por pasi pa se nuk kete here anonimja e kishte harruar u ul tek shkallet dhe po priste t'i dilte gjumi. Ne rruge tek tuk shikoje ndonje njeri qe ikte ne pune, aq heret ishte sa dielli nuk kishte dal akoma.

Me tutje, e veshur me nje xhupoks, me floket e saj te zeza te leshuara mbi supe po afrohej Visa, e cila po shkonte per ne pune. Ajo ve re se Dilan ishte ulur tek shkallet, kishte vendosur krahet tek gjunjet ndersa koken e kishte mbeshtetur mbi krah. Ajo u afrua tek ai dhe u perkul per ta shikuar ne sy

"Po fle?" e pyet ajo gati ne te qeshur

"Gati jam" pergjigjet ai duke hapur njerin sy

"Paske qendruar vone mbrem ee" thote ajo duke e zgjatur zerin ne fund

"Jo, jam zgjuar shume heret dhe jam pergjumesh. Mire une po ti pse kaq heret?" e pyet dhe ngriti koken lart me pas u shtriq.

"Te shtunave punoj heret sepse ne dark dal me shoqerine" thote Visa mbasi ai u perqendrua tek ajo

"Shiko, sot ka nje shoqe ditlindjen dhe do dalim ne mbremje, do me shoqerosh?" shton ajo

"Po me propzon te dalim bashke" i thote Dilan duke qeshur

"Eshte nje menyre per t'u njohur me teper dhe per t'u argetuar" ia kthen ajo mbasi qeshi pak

"Pse jo, kam nevoje te dal" thote Dilan pa e ditur se cfare e priste ne ate feste.

Ate dite kishte vendosur te ruante vajzen qe kishte shtepine perballe tij. Ia kishte vene qellim vetes qe ta shikonte te pakten nje here ne fytyre, sa per te hequr ate kuriozitet qe e kishte pushtuar ne lidhje me vajzen. Priti rreth dy ore aty i ulur por ajo nuk doli. Nuk kiste guxim te pyste as Visen dhe as ndonje njeri tjeter sepse kushedi cdo mendonin, keshtu qe duhet ta zbulonte vete misterin qe kjo vajze mbarte.

Pak nga pak mbremja po afronte. Visa po e priste jashte nderkohe qe Dilan po vishej. Ne te njejten kohe edhe vajza e shtepise perballe del nga porta dhe mer rrugen drejt qendres se qytetit, atje ku do shkonin edhe Visa me Dilan.
Gjendeshin me festen e vajzes qe kishte ditlindjen. Muzike, pije alkolike, kercim, femra te gateshme per cdo gje dhe ne qoshen e atij bari gjendej edhe Dilan i cili po pinte nje gote i vetem, sepse Visa po kercente me shoket dhe shoqet e saj. U merzit aq shume ne ate feste sepse e lan vetem, Visa u harrua me te tjeret dhe as qe e vriste me mendjen per ate, ndoshta edhe pija e teperuar e bente qe te mos mendonte se Dilan ishte aty.
Dritat e barit u ulen dhe nje erresire mbizotroi. Dukeshin fare pak njerezit sa i dalloje vetem si hije. Ne sfond u degjua nje kenge e lehte vallezimi dhe te gjithe po kercenin. Ai la goten dhe ndaloi vajzen e pare qe i kaloi prane

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now