13

217 18 1
                                    


Dilan e veshtroi ne nje menyre si i cuditur dhe me pas buzeqeshi lehte. Helenes nuk i pelqeu ajo buzeqeshje, ishte teper ironike.
Dukej sikur ajo po mundohej ta blinte ate, ose me mire ta genjente me te mira matriale duke harruar se dashurine nuk mund ta blesh kurre, kush e blen nuk e shijon dot madje kalon nje jete te mjere mes sendeve te cmuara, pa ngrohtesine e dashurise.

"Cfare ka?" E pyet ajo duke e veshtruar si me inat "Pse qeshe?" vazhdoi Helena.

"Po me propozon gje?" ia kthen ai duke u pergjigjur me pyetje dhe qeshi prap.

Helena e veshtroi per pak me nje shikim serioz dhe me pas buzeqeshi lehte "Jo, por po te tregoj se mund te jete e jotja nje dite" thote ajo duke i shkelur syrin me pas e kap perdore dhe fillojne te ngjisin shkallet me nxitim.

Ishte nje nate e fresket nga ato kur mjergulla shtrihet buze detit. Nga ato mbremjet me hene te plohte dhe me nje qiell te paster ku mund t'i shikosh yjet mjaft qart. Nga ato mbremjet kur trendafilat puthen nga bulezat e veses dhe rreshqasin mbi petale.
Ne shtepine e madhe ne mes te te pishave dhe buze detit gjendeshin vetem ato dy.
Dilan u mahnit kur pa shtepine brenda, me orendi te vjetra, me rafte te mbushur plot me libra, me mure te mbuluar nga piktura origjinale dhe teper te shtrenjta.
Magjepsia e tij nuk zgjati shume sepse Helena, si nje ulkonje e uritur filloi ta puthte plot pasion ashtu sic dinte ta bente vetem ajo dhe kurresesi Dilan nuk mund te rezistonte perballe atij epshi qe mbanin puthjet dhe buzet e saj. E shtrengoi ngjitur vetes dhe filloi t'ia kthente puthjet. Mes tyre kishte dicka magjike, por nuk ishte dashuri ishte pasion, nje pasion qe te ngrente shpirtin ne pesh, ta nxirrte nga brenda qenies duke e perzier me ate epsh te cmendur.
Ajo humbi e tera ne puthjet dhe prekjet e tij, i cili tashme kishte mesuar mjaft mire sesi te bente nje femer te cmendej. Helena u dorzua e gjitha ne krahet e tij dhe dukej sikur ne cdo puthje peshperiste "Me merr, me merr, me merr" dhe ai e merrte mes krahesh duke mos e lejuar qe kembet t'i preknin token, e puthte, e prekte ne cdo pjese te trupit, e kafshonte, e cirrte, e kapte nga floket dhe me pas puthte qafen e saj e cila dilte e tera ne pah dhe ai nuk duronte dot pa e perkedhelur me gjuhen e tij te lagesht. Ajo klithte ne cdo prekje, i dorzohej shpirterisht dhe fizikisht, i jepte nga vetja ate qe nuk ia kishte dhene asnje mashkulli, ndienjen me te cmendur.

Nga korridori i gjate dhe i madh filluan te ngjisnin shkallet duke ju drejtuar katit te dyte. Nderkohe qe ngjiteshin linin pas nga nje rrobe, te cilat gati sa nuk griseshin.
Duke u rrotulluar neper mure, u futen ne njeren nga dhomat e katit te dyte. Ishte nje dhome me krevat te madh, me arome teper te mire.
Tashme ishin te dy lakuriq dhe, si te marrosur rane mbi shtrat pa i shkeputur puthjet.
Era e perzier me freskine mjergulles futej brenda duke fishkelluar trupat e tyre te zbuluar. Perdet e holla dhe te bardha vallezonin me eren ndersa ato dy vallzonin ngjitur me njeri tjetrin shtrire mbi mbulesat e mendafshta dhe te buta.
Hena dilte ne dukje sa here era levizte perdet, por me pas keto te fundit ia pengonin pamjen henes qe te shikonte dhe dukej sikur ia bente per inat, e linte te shikonte pak me pas ia bllokonte pamjen.
Nje zog bari filloi kengen e tij poshte dritares. Era luante me perden. Hena mundohej qe me driten e saj te pergjonte sadopak nga ajo skene. Freskia e ajrit perplasej mbi trupat e tyre ndersa ajo klithte, klithte si nje ulkonje e plagosur. Ai e puthte neper trup dhe e bente te tijen per te disaten here. Ajo rreshqiste ne krahet e tij porsi nje ngjale qe rreshqet neper duar. Perpiqej ta puthte po nuk mundej dot te mos nxirrte ze, te mos e tregonte ate kenaqsi qe po ja nxirrte shpirtin jashte.

Me pas gjithcka u qetesua. Era nuk luante me perden si me pare. Hena vazhdoi udhetimin e saj neper qiell. Mbeten vetem ato dy, qe merrnin fryme cdo here e me ngadale duke e lene shpirtin t'u shkonte ne vend.

Helena kishte mbyllur syte dhe, e buzeqeshur imagjinonte nete te tjera si kjo, kur ajo dhe ai do mund te ishin pergjithmone keshtu.

Ndersa ai e mbante ne krah me kurrizin mbeshtetur ne kraharin e tij dhe ndiente gropen brenda vetes qe i behej cdo here e me e madhe, por nuk mund te ndalonte. Jo. Ajo ishte bere si nje droge te ciles nuk mund t'i rezistonte nese ia ofronin, por nese qendronte larg saj nuk e merrte malli. E urrente veten qe ndihej ne ate menyre, nje gur, nje njeri pa ndienja.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )حيث تعيش القصص. اكتشف الآن