3

480 27 7
                                    


Dilan, ishte djali tipik qullac ne pamje te pare, si ata djemt qe nuk dalin, nuk qeshin, nuk kane shume shoqeri dhe qe rrine te distancuar nga te tjeret.
Po ai ishte pak nga te gjitha nga te gjitha, por vetem qullac qe nuk ishte.

Shoket dhe shoqet e klases e quanin mendjemadh per faktin se ai nuk i fliste dhe se nuk i aftonte per te zene shoqeri me ta!
Por ai nuk idte mendjemadh, ishte indiferent dhe frikacak, frikacak ne kuptimin qe nuk donte te lendohej dhe zhgenjehej nga njerezit, kishte frike edhe nga vetja e tij.

Frika me e madhe ishte renia ne dashuri, i dukej si nje ferr qe po te futeshe brenda do digjeshe.
Nga ato qe kishte degjuar dhe kishte pare, dashuria i shfaqej si nje gje e keqe te ciles duhet t'i qendronte larg derisa te arrinte nje moshe te pjekur.

Por Karolina do ishte vajza qe do e fuste ne mendime djaloshin 17 vjecar. Me bukurine e saj, ajo mund te cmendte cilindo mashkull, cdo mashkull do deshironte ne krah madje vetem per t'u dukur se eshte i dashuri i nje femre te tille, gje qe ndodh rendom tek meshkujt.

Por qellimi i Dilan nuk ishte ky.
Ai ishte terbuar nga sjellja saj, nga ironia e tepruar qe ajo perdori me ate dhe per kete gje, donte qe te hakmerrej duke e bere per vete dhe t'i tregonte se ishte mjaftueshem i madh sa per te pasur nje femer te tille ne krah.
Pavarsisht se ai donte vetem qe ta shtinte ne dore, padashur u be i fiksuar pas saj.

Mbyllte syte, shikonte ate.
Shkruante, i shfaqej buzeqeshja e saj. Ecte, kthente koken se mos ajo ishte mbrapa tij.
Filloi te cmendej.
Ai nuk e njihte dashurine dhe as qe e mendonte se ishte dashuruar.

Teksa qendronte ne shtrat, me fletoren te mbushur me shkrime, per nje moment ndalon dhe humbet ne mendime!
Mbylli syte dhe fytyra i mori nje pamje te lumtur, cuditerisht po buzeqeshte!
Pastaj kur hapi syte dhe kuptoi qe po buzeqeshte, filloi ta urrente veten

"Idiot, c'me qesh? U bere si ato langaraqet qe u rri uza vesh me vesh gjithe dite, nga ata qe leshojne jarga, e pse ? per nje femer, pff" i thote ai vetes dhe kapi faqet me dore duke i shtypur qe te hiqej buzeqeshja!

Ajo qe ai mendoi kur ishte me sy mbyllur, ishte Ai dhe Karolina ulur tek shkallet e nje pallati, jashte binte shi, ishte nate dhe tek ato shkalle ishin vetem ato dy duke u puthur!

Mendimet e tij kishte filluar t'i pushtonte bjondia sy bojeqiellli!
Ai e urrente kete fakt, por nuk mund te bente asgje per ta ndaluar kete gje.
Kishin kaluar dy dite qe nga takimi me Karolinen. Ato dy dite i ishin dukur te gjata.

Teksa po shkonte per ne jetimore, ne nje kryqezim syte i shkojne tek ana tjeter e rruges ku ishte nje vajze e kthyer me kurriz!
Kaloi rrugen duke nxituar dhe u afrua tek ajo!
Vuri doren ne supin e saj dhe ne fytyre u ngerdhesh!

"Cfare eshte?" e pyet vajza e cila kthen koken!

"Me falni, ju ngaterrova me dike" ia kthen ai dhe ngerdheshja i'u largua nga fytyra

"Nuk ka gje" i thote ajo dhe e sheh cudtshem!

"Cke qe me sheh ashtu, nuk te hengra" i thote ai i revoltuar dhe fillon largohet!

Po cmendej per ta pasur serish prane Karolinen, asnjehere nuk ishte ndjere kaq shume i terhequr nga nje femer. Ai pelqente vajza, por vetem kaq, ndersa ajo ishte nje ndienje krejt tjeter, ndienje e cmendur.

Shkoi u fut serish ne dhome, mbylli deren dhe u shtri ne shtrat. Mori nje nga fletoret e reja dhe nuk dinte c'te shkruante!
Kishte ngulur syte tek fletorja, nderkohe mendonte.
Mendonte dhe e vetmja gje qe mendonte ishte ajo, menyra si e shikonte, si i fliste, si ajo ecte prane tij, si i buzeqeshte! Sa me shume mendonte, aq me shume fiksohej pas saj!

"Mjaft" tha ai dhe u nervozuar.

Shikoi se me fletore kishte shkruar emrin e saj "Karolina" aty e humbi toruan fare dhe u ngrit!

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now