24

256 19 0
                                    

"Do ma tregosh historine tende?

Nuk e di perse por besoj se do dilte nje liber i bukur" thote ai duke e shikuar ne sy.

"Nuk e di, nuk flas shume per te kaluaren time. Gjithmone jam munduar te mos e sjell ndermend sepse me lendon shume" thote Leonora "Por mendoj se mund ta bej, nuk kam folur me asnje njeri per kete gje pervecse me tim shoq" shtoi ajo

"Nuk te imponoj asgje" ia kthen Dilan

"Dakort, do flas vetem per nje pjese te jetes time, per ate me te bukuren dhe me te trishten ne te njejten kohe" thote Leonora dhe merr qendrim!

"Isha vetem 17 vjece kur bera gabimin me te madh te jetes time, ate qe me zhyti ne nje gjendje ku ndodhem edhe sot, por ishte ai qe me ringjalli serish, qe me solli ne jete per pak kohe, ishte si nje bateri per mua, me mbante gjalle.

Bera nje gabim trashanik, isha vetem nje femije dhe nuk kuptoja shume atehere, e shtyre dhe nga familja e cila u be shkaku qe une te largohesha nga shtepia, por pasi paguajta nje cmim teper te larte.
Isha vetem 17 vjece duke u endur neper rruget e ketij qyteti, e perzene nga familja sepse ne syte e tyre isha nje e pandershme edhe pse une isha nje viktime e fatit te keq, une isha fajtore sepse rash pre e fatit te keq.
Kisha 3 dite qe endesha neper rruge, kisha uri dhe nuk kisha ku flija, kerkoja ne rruget e ketij qyteti gjen me me vlere qe humba, por nuk e gjeta dot kurre, paguajta nje cmim qe do jepja jeten per te mos e paguar me. Dhe tek gjendesha pa shprese, pa deshiren per te jetuar dikush me shtriu doren per ndihme! Ne fillim u friksova kur ne erresire pash nje hije te zeze te me afrohej, mendova shume gjera ne ate moment, gjera qe i kisha frike dhe qe nuk doja te me ndodhnin serish, me mire te me vriste sesa te me bente gje, por ai nuk beri asgje vecse me shtriu doren e tij te ngrohte "Jeni mire?" me pyeti dhe u ul afer meje! Vija ere te keqe, flija neper kartona, por ai nuk donte t'ia dinte, me qendroi afer!
Kisha nevoje per dike qe te me jepte serish jete dhe ai e beri, me ofroi nje pune per te lare zyren e tij, mendoi se isha nje endacake dhe i erdhi keq, pa e ditur se vija nga nje nga familjet me te njohura te ketij qyteti! Me vone u dashuruam, ishte dashuria ime e pare edhe pse ishte 8 vjet me i madh se une! Ai me zbukuroi jeten, me lulezoi serish!
Jetuam per 3 vjet bashke dhe mbeta shtatzane me Visen! Por jeta nuk me kishte dhe aq qef, ndoshta nga mekati qe kisha bere ajo me denoi serish duke me marr ate qe doja. Ishte mbremje kur me lajmruan se ai kishte ndrruar jete nga nje aksident!
Qe atehere kam jetuar vetem per Visen, ajo eshte arsyeja pse une jetoj akoma, sepse s'dua te ndihet kurre si une, s'dua te jete nje njeri i vdekur prej se gjalli, dua te jete e lumtur aq sa une isha vetem per tre vjet" shtoi ajo nderkohe qe shikonte Visen dhe lotet i rridhnin nga syte "Te gjithe kete pasuri qe kam do e falja vetem per te kthyer kohen mbrapa, aty ku nisi shkatrrimi i jetes time" vazhdoi ajo

"Kur nisi shkatrrimi i jetes tende!? " e pyet Dilan

"Ndoshta ta them nje here tjeter" pergjigjet ajo duke fshire lotet "Nuk mundem me sot" shtoi dhe u ngrit ne kembe duke u larguar nga tryeza!

Ajo pak qe i tregoi Leonora, e beri ate me teper kurioz per historine e saj, qe ishte teper interesante dhe i interesonte shume.
Ai u largua nga aty, por do kthehej serish, per t'i dhene librat dhe per te degjuar me teper rreth historise se Leonores!

Qe nga ajo dite kishin kaluar tre dite dhe ato tre ai kishte pritur cdo mengjes qe Geraldina te dilte nga shtepia e saj, por ajo ishte zhdukur sic bente gjithmone! Diten e katert, ne mengjes heret ai ve re se Geraldina del nga porta e saj dhe nxiton per nga rruga drejt stacionit te autobuzave! Ne duar mbante nje cante dore dhe nje tjeter ne krah, dukej sikur po largohej dhe kjo gje e trembi Dilan, i cili doli nga shtepia dhe vrapoi per tek ajo.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now