22

241 18 2
                                    


Ajo mbylli syte dhe lejoi qe lotet e nxehte t'i perkedhelnin fytyren, rreshqiten shpejt, rrembimthi porsi shiu mbi xham, thua sikur kishin kohe qe prisnin te dilnin qe aty. Dora e tij rreshqiti lehte mbi fytyren e saj te rrumbullakosur, me lekure te bute dhe te lemuar njesoj si lekura e nje femije te vogel. E tille ishte edhe ajo, nje femije e vogel, e padjallzuar, frikacake dhe e pasigurte pavarsisht se ishte 21 vjece.

Kur pa fytyren e saj, aq te bukur, te dashurueshme, syte e tij u zmadhuan, fytyra i mori nje pamje te cuditur ndersa duart filluan t'i dridheshin me teper!
Beri nje hap mbrapa dhe e shikonte, per t'u siguruar qe nuk po i benin syte ai i ferkoi dhe e hodhi serish veshtrimin tek ajo, e cila qendronte aty, perballe drites, e dorzuar perballe tij!
Syte e saj filluan te hapeshin ngadale, drita perplasej tek ata sy dhe i benin te shkelqenin duke u reflektuar mbi lotet qe gjendeshin ne ata sy. Sy plot bote, plot dashuri, ngrohtesi, miresi, thua sikur ia kishin marre syte nje engjelli dhe ja kishin vendosur asaj, ose ajo vete ishte engjelli.

Ai ben serish nje hap perpara dhe merr fytyren e saj rrumbullake mes duarve, e sikon drejt e ne sy, me pas me gishtin e madh ia heq kotet nga faqet "Nuk ma merrte mendja te ishe ti, te kam pasur per kaq kohe afer, te shikoja cdo mengjes, te me dhe autograf, kerceve me mua dhe une nuk dija asgje qe letrat mi dergonte nje shkrimtare" i thote ai nderkohe qe mbante duart ne faqet e saj te nxehta

"Nuk kishte si te shkonte mendja tek une, kur kishe vajza me te bukura prane vetes, si do mendoje per mua kur mendjen ta merrnin ato qe fut ne shtepi" ia kthen ajo me zerin qe i dridhej porsi nje femije.

"E ke gabim. Vertete nuk kam dyshuar tek ty, sepse me dukeshe teper indiferente, nuk te kisha pare nje here ne fytyre" thote ai dhe e afron tek vetja e tij duke e perqafuar "Nuk ka ndodhur asgje me Visen, ishte e pire dhe nuk e lija dot perjashta, me kupto Bela" shtoi ai

"Oh po s'ke pse te me japesh shpjegime, une jam nje askush, nuk me intereson se cfare ben ti, per mua je nje idiot dhe i tille do mbetesh gjithmone" i kthehet ajo e irrituar

"Pse me thua idiot? Edhe tek letra e ke permendur"

"Sepse je nje idiot dhe me i madhi ne bote, nuk kupton asgje, dukesh i zgjuar ne gjerat qe shkruan neper libra, por ne te vertete je nje idiot dhe harraq qe nuk e ke shokun" i thote Vajza "Mban mend kur ishe i vogel? Kur vishje ato pantallonat e zeza, me ate kemishen me katrore te verdha dhe ne koke mbaje ate kapelen e bardhe" e pyet ajo. Ai e largon pak nga vetja dhe e sheh ne sy

"Po ti nga i di keto gjera?" e pyet ai i cuditur

"Ku i di? Po ja, mban mend ate mistrecen e vogel qe ti e perplasje gjate gjithe kohes, ate qe e shkelje, qe e shtyje. E mban mend ate vajzen qe prisje cdo dite tek shkolla e saj dhe kur ajo dilte t'i e humbisje nga syte, e mban mend kur nje here i gjemove me vrap, aq sa kur e kape nuk dije cfare t'i thoje! E mban mend ate vajzen qe te quante gjithmone idiot, qe te shante sa here perplasej me ty! Jam ajo qe dikur kur ti i afroheshe dridhej e tera, ajo qe te adhuronte nga larg, qe te shikonte dhe..."

"Geraldina? Ti je Geraldina?" e nderpret ai duke permendur emrin e saj!

Geraldines i qeshi fytyra bashke me buzen, u ndie mir qe ai nuk e kishte harruar emrin e saj, se edhe pas kaq vitesh arrinte akoma ta bente ate qe ta shqiptonte emrin e saj ne nje menyre te embel dhe plot adhurim.

Atij nuk po i besohej qe pas kaq vitesh ishte perplasur serish me te, ashtu sic perplaseshin ne rruge, jeta i kishte perplasur serish dhe ishin aty perballe njeri tjetrit, duke qare dhe duke buzeqeshur njekohesisht.

"Po, une jam, Geraldina" pergjigjet ajo...!!

Syte e tij filluan te mbusheshin me lot, me pas u derdhen neper faqet dhe fytyren e tij duke e perkedhelur lehte lekuren e sapo rruajtur. Nje ndienje e cuditeshme e perfshiu te gjithin, e rrembeu duke ia ngritur shpirtin nga gjumi, ja prishi endrrat e trishta dhe te parelizueshme, i dukej vetja sikur po shkelte mbi re, aq ndienje e bukur qe sa nuk e kishte provuar ndonjehere dicka te tille.
Kishin kaluar vite dhe ajo ishte rritur goxha, trupi i kishte marr format e bukura femerore ndersa floket i qene zgjatur dhe i qene bere me te theksuara ne ngjyren e vjeshtes, ngjyren e arte.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now