8

280 20 2
                                    


Dilan buzeqeshi dhe vuri duart e tij mbi duart e saj te ftohta

"Nje mundesi tjeter? Perse duhet te jap nje mundesi tjeter kur e kishe dhe e shkele me kembe? Keto mundesite e dyta jane pak absurde nese e mendon mire" i thote ai me nje ton zeri sikur nuk i interesonte me ajo.

"Pse e thua kete?" e pyet ajo dhe mundohet t'i afrohet ngadale.

"Po ja sepse ti e kishe nje mundesi, tani do nje tjeter. Nese do ishim grindur dhe faji do ishte i joti, une do ta jepja nje mundesi tjeter, por ti u talle, ti u puthe me nje tjeter dhe une nuk e pertyp dot kete gje, e kam te pamundur" ia kthen ai i qete.

"Ndoshta eshte koha te tregoj gjithcka, te flas hapur me ty" i thote ajo dhe del perballe tij.

"Ka akoma per te treguar?"

"Ka shume per te treguar. Ai me te cilin me pe te puthesha eshte i dashuri im, kam 8 muaj me ate. Nuk te kam tradhetuar ty, kam tradhetuar ate me ty. E di qe jam e keqe, e pacipe, por kjo jam une, keshtu jam gatuar. Nese ti me pranon jam e gateshme te ndahem nga ai dhe te qendroj me ty" thote Karolina dhe fillon te bej lajka per ta bindur qe ai ta fali.

"Qenka akoma me e rende nga c'e paskam menduar, domethene ti e tradhetove ate me mua por nderkohe qe ishe me mua vazhdoje te qendroje me te, une isha zgjedhja e dyte deri tani? Nuk ka mundesi te dyte, shko tek i dashuri dhe vazhdo jeten tende, une nuk te dua" ia kthen Dilan tashme akoma me i bindur se e mira e atij ishte te qendronte larg saj.

"Nuk dua te shkoj tek ai, dua te qendroj prane teje"

"Jo nuk do te qendrosh prane meje, ti do vetem te me kesh dhe kaq, nuk me do. Pastaj jam une qe nuk te dua, e kam kuptuar kete gje dhe sinqerisht nuk te dua, keshtuqe ik" thote ai dhe ngrihet ne kembe per t'u larguar.

"Po genjen Dilan, ti me do"

"Kjo eshte ajo qe ti mendon, por e verteta eshte se nuk te dua dhe as nuk te kam dashur ndonjehere" ia kthen ai nderkohe qe largohej.

"Mos u largo te lutem" klithi ajo dhe u be gati qe ta ndiqte.

"Mos me ndiq, nuk dua te kem te bej me me ty" u degjua zeri i tij ne erresire dhe ajo u bind, nuk e ndoqi.

Ai mori rrugen per ne shtepi dhe nderkohe qe ecte lotet ia mbuluan syte, e me pas rreshkiten neper faqet e tij. Brenda tij ai deshironte me shpirt t'ia jepte nje mundesi te dyte, por nuk duhej, nuk donte ta lendonte veten me teper, mundesite e dyta jane nje mundesi e dyte per t'u zhgenyer.
Sa me shume mundesi te japesh, aq me shume te shkelin, aq me shume ne mendjen e njerezve krijohet ideja se nuk jeton dot pa to, por harrojne se ne cdo mundesi te re pak nga pak humbasin ndienjat dhe fundi nuk vonon.
Ai nuk e donte nje fund te tille, te lendohej ne cdo mundesi dhe ajo qe te fitonte te ishte fundi.
Nderkohe qe ecte, lotet pak nga pak i thaheshin nga era e cila e perkedhelte lehte sikur i thoshte te mos merzitej se cdo gje do rregullohet, se cdo gje do behet mire.

Por ai i ishte kthyer jetes tij te vjeter, asaj jete ku mbizotronte trishtimi, pensimizmi dhe dhimbja.
Asaj jete ku dashuria ishte dicka qe nuk duhet ta provonte me, sepse ajo vriste, te mbyste shpirtin me dhimbje kur ta vrisnin.
Ishte mengjes dhe si cdo mengjes te hene ai behej gati per ne shkolle, por jo ate dite.
Qendronte shtrire ne krevat me syte mbyllur, por zgjuar.
Imagjinonte te gjithe jeten e tij sesi do ishte po te kishte prinder, sesa i ngrohte do ishte perqafimi i nenes, sesa shume dhimbte nje shuplake nga i ati, sesa shume do zihej me motren e tij apo vellain.
Imagjinonte veten e tij me te atin duke mesuar makinen, te zihej per motren e tij, te degjonte keshillat e gjyshit dhe gjyshes. Keto gjera i kishte shkruar edhe neper fletore, por t'i imagjinonte nga fillimi e benin te ndihej me mire por edhe me keq ne te njejten kohe.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now