7

303 22 3
                                    

Pasi degjoi zerin e saj, Dilan hodhi syte per nga plaku se c'do thoshte ai. Plaku tundi koken duke e miratuar kerkesen e Karolines qe te futej brenda, pastaj veshtroi Dilan ne nje menyre sikur i thshte qe te qetesohej se cdo gje do shkoi mire.

Ajo futet brenda, mbyll deren dhe me pas drejtohet per nga Dilan. Ai as nuk mori guximin t'i hidhte syte, e gjithe ajo dashuri dhe vlersim qe ndiente per te, ne ate moment i ishte kthyer ne neveri.

Karolina dicka deshte t'i thoshte, por prania e plakut e pengonte te shprehej lirshem.

Plaku e kuptoi kete gje dhe u ngirt ne kembe "Po shkoj te marr nje kafe dhe erdha" thote ai duke i shkelur syrin Dilan, i cili nuk deshironte qe te fliste me Karolinen, por ishte dicka qe duhet ta bente.

Ajo doli perballe tij dhe, per nje sekond lotet i shkuan neper faqe si shiu mbi xham. U afrua tek ai dhe, me duart e saj te buta i kapi faqet, e veshtroi thelle ne sy ku vuri re trishtimin qe kishte shkaktuar tek ai. Vuri re burgun ku kishte burgosur shpirtin e tij, ne burgun e dhimbjes, e cila pak nga pak e mbyste ate shpirt te lodhur nga vuajtjet.

''Pse? Pse e bere'' e pyet ai dhe lotet i shkuan neper faqe.

''Sepse jam budallaqe, ky eshte shpjegimi i vetem qe mundem te jap.'' I thote ajo duke rreshqitur duart neper fytyren e tij ''Sepse nuk di te vlersoj gjerat me vlere, jam nje materialiste e pavlere'' Shtoi nderkohe qe qante.

''U tregove teper e poshter.
Mua vertete me mungojne disa gjera, por jane sende ato qe me mungojne, ndryshe nga ty, qe te mungon shpirti. Nuk te mjaftoi ajo ndienje? Nuk ishte mjaftueshem per ty?'' e pyet ai dhe hodhi poshte duart e saj.

''Ishte gjeja me e bukur qe kisha perjetuar ndonjehere, ndienja me e bukur dhe me e cilter qe zemra ime ka ndjere, por mendja ime eshte budallaqe, mendova se me ty nuk kisha asnje te ardhme, pastaj ti je tre vjet me i vogel se une, mendova se ishte nje aventure edhe per ty'' ia kthen ajo duke iu dridhur zeri ne cdo fjale qe nxirrte nga goja.

Ai e veshtroi per nje moment dhe me pas hodhi syte per nga dritarja, nuk foli per pak sekonda, lejoi lotet t'i rridhnin me teper neper fytyre,me pas u kthye nga ajo dhe e kapi nga faqet duke e afruar pothuajse ngjitur me buzet e tij. Veshtroi syte saj te kalter, te cilet dukeshin si nje qielli i reflektuar ne uje.

''Ti, ti ishe e vecante per mua, ishe gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jeten time te mjere, ti ishe dashuria e pare, puthja e pare, ti ishe cdo gje e pare per mua.'' I thote Dilan me pas e leshoi dhe u ngrit ne kembe duke i kthyer shpinen asaj, nuk mundej me te qendronte ulur, i dukej sikur po e hante vendi.

''Isha? Nuk jam me gjeja me e bukur per ty? Nuk jam me dashuria?'' e pyet ajo duke qare

''Nuk je me e vecante. Nuk je me gje e bukur, nuk do jesh me kurre'' i thote Dilan ''As dashuri nuk do jesh me'' shtoi ai duke u kthyer per nga ajo, e cila nuk duroi dhe e perqafoi. Ai mbante duart shtrire, nuk levizi asnje gisht, asnje veprim per ta bere ate qe te ndihej mire.

''Me fal. Te lutem me fal'' peshperiti ajo ne veshin e tij. Me pas afroi lehte buzet e saj te lagura nga lotet dhe, per nje moment mendoi se ia hodhi kesaj here. Preku buzet e tij, por ai nuk beri asnje veprim, nuk e largoi por as nuk e puthi, ndejti ashtu per t'ia bere te ditur se nuk ndiente me asgje.

''Jo'' tha ai nderkohe qe ajo perpiqej ta bente qe ta puthte. ''Nuk do te fal kurre'' shtoi ai, me pas vuri duart tek veshet e saj dhe e veshtroi per nje moment.

I buzeqeshi embel dhe njera dore shkoi tek floket e saj te bute dhe te rrjedhshem.
Nuk ka mundesi te dyta me mua, keshtu nuk mund te zhgenjehem per te dyten here" Vazhdoi ai, me pas e leshoi dhe ne ate moment ne zyre u fut plaku.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now