16

237 18 0
                                    


Ajo u ngrit ne kembe.
Nderkohe shikonte fytyren e tij dhe dridhej e tera! Dridhje qe shkonte deri ne fund te kembve dhe i dobsonte gjunjet, i dobsonte shpirtin kur e shikonte ne ate gjendje, kur shikonte se cfare i kishte bere atij njeriu.

Fytyra e tij ishte thare! Ishte bere e dobet dhe e zhytur brenda vetes, i kishte mbetur vetem lekura e cila shtrihej mbi kocka si nje peluhure e holle mendafshi mbi nje turre drush.

Format e kockave te fytyres mund t'i pikturoje, aq shume te theksuara ishin bere. Syte ja kishte veshur nje tjeter veshje trishtimi, nje me e trashe, me e rende dhe me e fuqishme se ato te parat qe e kishin shoqeruar gjate gjithe jetes. Buzet i ishin plasaritur nga alkooli ndersa duart i dridheshin teksa qendronin mbeshtetur tek dera.

Ajo nuk duroi dot dhe i'u hodh ne perqafim. Nuk dinte cfare t'i thoshte, e dinte qe nje "Me fal" nuk vlente asnje dreq, e dinte se nje "Me vjen keq" ishte shume pak, keshtuqe nuk foli fare por e perqafoi me shpresen se mos ndodhte si dikur, kur ajo i kalonte situatat me nje perqafim dhe harrohej cdo gje. Jo kete here. Kete here ishte ndryshe. Asnje perqafim dhe asnje dreq gjeje nuk e benin ate qe te ishte serish ai i pari.

Dilan nuk beri asnje veprim. E la qe ajo ta perqafonte dhe kuptoi se vertete kishte marr fund perderisa nuk ndiente asgje nga ai perqafim. Nuk e ndjeu me magjine e para disa diteve, ate qe ja merrte shpirtin dhe ja dergonte mbi qiell nga lumturia. Jo. Kete here nuk ndjeu asgje.

Afroi koken tek floket e saj dhe i nuhati. Ai i adhuronte ondet e saj dhe aromen qe ato floke mbratin, por jo me, madje desh u mbyt nga ajo arome dhe desh volli.

"Mos me kerko me Helen, kurre me" flet ai nderkohe qe ajo e mbate perqafuar.

"Ti e di qe te dua shume?" ia kthen ajo duke e kapur nga fytyra e dobsuar "Dua te kujdesem per ty, te bej te jesh serish mire." shtoi nderkohe qe mundohej te sinkronizonte shikimin e saj me shikimin e tij.

"Une nuk do jem me mire. Ti e kishe nje mundesi per te me treguar sa shume me do, e vrave ate mundesi dhe me vrave me mua. Nuk mund te vish ketu per te me "Ringjallur" mbasi me ke vrare" tha Dilan dhe e shtyu leht duke e distancuar nga vetja "Per mua ti vdiqe ate dite. Dhe une kam vdekur per ty" shton ai dhe perplasi deren duke e mbyllur, me pas u degjua kercitja e celsit qe e kyci deren serish tre here!.

Helena ra ne gjunje perballe deres dhe e vetmja gje qe beri ishte qe qau. Qau shume per disa minuta te mira duke shpresuar se ai do e hapte serish deren, por jo. Ai ishte rehatuar ne kolltukun e tij dhe po sapo kishte hapur nje shishe te re per ta mbaruar. I degjoi per shume gjate perplasjet e duarve te saj mbi dere por nuk e la veten qe ta mbyste dobsia e tij dhe te ikte te hapte deren, piu sa me shume alkool dhe zhurma pak nga pak behej me e turbullt dhe me e zbehte. Mbylli syte por kjo gje nuk i pengoi lotet te dilnin! Sado shume qe i shtrengonte syte lotet e gjenin nje rruge per te dal jashte, ishte trishtim aq i madh sa asgje nuk mund t'i ndalonte lotet te dilnin.

"Me fal te lutem" klithi ajo.

Dilan hapi syte ne nje menyre sikur i ra shpirti ne vend, i erdhi ndermend dita kur Karolina klithi ne te njejten menyre dhe kujtimet i'u permblodhen ne fyt duke i krijuar nje trishtim me te madh. Perplasi shishen ne cimento dhe ciflat e xhamave u perhapen neper dhome, alkooli sperkati muret e bardhe dhe ne ate moment nuk deshiroi asgje tjeter vecse te vdiste.
Doli jashte dhe hapi deren. Hodhi syte perreth por nuk arriti dot te gjente Helenen. Donte te shfryhej mbi te, t'ia perplaste te gjitha ato qe kishte perbrenda, te lirohej nga ato gjera qe po ja grryenin shpirtin.
Uleriti fort, aq sa njerez qe po kalonin rrugen kthyen koken nga ai. Goditi deren me grusht, e goditi fort dhe nuk ndieu dhimbje sepse dhimbja qe kishte perbrenda ishte me e madhe se ajo fizike. Vetem mendimi se femija tij nuk do lindte me, e bente te vdiste brenda vetes, vdiste sa here e mendonte dhe kishte vdekur per shume here, aq sa u lodh duke vdekur.
Hodhi syte nga rruga dhe mendoi te ikte nga ky vend, te ikte larg. Po. Ishte koha per te ikur.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now