1

1.1K 36 11
                                    


Ishte mesnate.
Elis del nga shtepia i nervozuar dhe teper i merzitur njekohesisht.

Kohet e fundit debatet me Luizen ishin bere teper te shpeshta dhe, si pasoje e ketyre zenkave dhe debateve ai po lodhej, sepse gjithmone fajsohej ai per te gjitha gjerat, madje edhe per gabimet e Luizes ishte ai fajtori, eh femrat, kerkojne gjithmone nje arsye per t'u zene qe me pas t'i perqafosh dhe tu tregosh dashurine qe ke per to, ja dijne shijen pajtimit.

Por Elis kishte filluar te merzitej nga kjo gjendje ne te cilen ishte futur marredhenia e tyre, kerkonte te shfryhej diku, te pinte nje gote, dy gota ose shume gota dhe te harronte gjithcka per nje moment.

Ishte ftohte dhe, si per dreq ai kishte dal nga shtepia vetem me nje kemishe te veshur. Era futej ne copen e holle te kemishes dhe i perkedhelte lekuren me te ftohtin e saj.
Lekura filloi ti behej kokrra kokrra nga i ftohti.
Yjet ndriconin lart ne qiellin e paster dhe pa re, ndersa hena dukej sikur nga lart shikonte dhe pergjonte gjithcka qe ndodhte poshte ne toke.

Ai beri duart kryq dhe vazhdoi te ecte ngadale, si per te lejuar te ftohtin qe ta bente te kishte shume ftohte, keshtu do e hiqte pak mendjen nga gjendja qe ishte krijuar ne shtepi.

Rruga ishte krejtesisht bosh, ishte mesnate dhe normalisht njerezit nuk bridhnin ne ate ore si pasoje e te ftohit, por vetem dy lloje njerezish shikoje ne rruge ne ate ore, ata si Elis, qe kerkonin te largoheshin per nje moment nga rutina e jetes se perditshme dhe njerezit si Pamela, punonjeset e oreve te vona te rruges.

Elis mori rrugen majtas ku dukej drita e kuqe e nje bari mbi tabelen e te cilit me drita te kuqe lexonte ''Hapur''.

-''Deshiron te provosh shijen e parajses?''- u degjua nje ze femror, nje ze i imet dhe i brishte si nje copez e holle akulli, qe mjafton nje ere dhe thyhet ose shkrihet menjehere.

Elis kthen koken dhe ve re nje hije te zeze qe qendronte mbeshtetur ne murin e pasuvatuar, me pas kthen koken mbrapa, pastaj djathtas, para dhe me pas kthehet serish majtas.

-''Sa kushton?''- e pyet ai dhe zemra e goditi fort ne gjoks sepse asnjehere nuk kishte menduar ta tradhetonte Luizen e aq me pak te pyeste per cmimin e tradhetise, i cili eshte me i larte se sa ai cmimi monetar.

-''Shtatdhetemije, por per ty gjashtedhjet meqe je i pari per sonte''- u degjua serish zeri saj i holle dhe i pafajshem!

Elis u mendua per pak sekonda dhe me pas tundi koken ne shenje mohimi.
Ai kurre nuk e kishte tradhetuar Luizen e aq me teper me nje prostitute.
Ajo kishte qene perhere pika e tij me e dobet, aty ku po ta cenoje te shkaterronte ose shkaterrohej.
Ajo ishte gjithcka e bukur qe ai kishte ne jete edhe pse ja cante si shume koken, por fundja askush nuk ta can me teper koken se njeriu qe te do.

-''Atehere e lem pesdhjetemije, nuk e ul me''- shtoi ajo pasi pa qe ai po hezitonte. E uli cmimin e vetes, thua sikur po shiste disa perime apo sende.

-''Nuk eshte problemi tek leket, eshte diku gjetke''- ia kthen Elis dhe vazhdoi te ecte drejt barit, qe gjendej fare pak metra larg.

-''Ah, i martuar?''- e pyet ajo ''Nuk je i vetmi qe heziton, ka pasur shume te tjere si ty, burra me pushtet dhe teper te rendesishem qe kane zgjedhur Pamelen per t'u kenaqur sepse grate e tyre jane teper te zena duke u krehur dhe duke u lyer per te tjeret''- shtoi ajo plot krenari, sikur ndihej e vlersuar.

-''Me vjen keq''- thote Elis ''Nje femer nuk vlersohet sic duhet me para, ndersa ti ndihesh krenare qe njerez te rendesishem dhe pushtetare te kane shker**yer, me vjen keq per ty''- shtoi ai dhe hyri ne bar, ku sa u fut brenda ne fytyre ju perplas tymi dhe aroma e cigareve.

Zhurme, zera qe thonin fjale nga me te ndyrat, gota qe perplaseshin me njera tjetren.
Ai gjeti nje vend ku ishte qete dhe u ul ne njeren nga karriket qe ndodheshin afer banakut.
Porositi nje dopio, te cilen e kthen me fund sapo banakieri ja vuri perpara.

-''Mbushe edhe nje here''- tha Elis i skuqur ne fytyre dhe nga syte gati sa nuk i rrodhen lot nga alkooli.

-''Ia paske marr doren''- foli nje burre qe gjendej i ulur ne krahun e tij te djathte ''E pin si te jete uje''- shtoi duke buzeqeshur...

Ne koke mbante nje kapele nga ato te rrumbullaktat si te koherave te sherifave.
Floket i kishte te thinjura dhe pak te gjate.
Ne pamje te pare dukej si nje kriminel, ate pershtypje te jepte ne fytyre, mustaqet e porsa dalura nga rruajtja e fundit, te bardha dhe te shkurtra, ndersa syte i kishte si te bardhe me gri te perzier. Dukej tip armiqsor, por ishte nje plak i urte dhe babaxhan, si nje gjysh i dashur.

NelaWhere stories live. Discover now