12

186 25 0
                                    


Robert mori nja pamje te trishte ne fytyre dhe humbi ne mendime, nderkohe, Elis priste vazhdimin e historise.

Pa syte e hirte dhe pa drite te Robert dhe per nje moment imagjinoi se cfare mund te kishte ndodhur me jeten e tij, por zeri i ngjirur me shume se kurre i Robert e beri te permendet.

-''Jeta shpesh here eshte nje kurve e keqe, e di? Ndonjehere te sjell prane vetes njerez te cilet te ben t'i shikosh si njerez qe s'do largohen kurre, te ben te afeksionohesh pas tyre cmendurisht, t'i duash fort dhe t'i dashurosh fuqishem, pastaj sa hap e mbyll syte t'i largon prap, t'i ben aq te huaj thua se nuk i ke njohur kurre'' flet Robert me zerin e trishtuar.

-''Nganjehere t'i merr ajo, e here tjeter largohen vete, sepse dashuria e madhe te mbyt djalosh, te merr frymen, te shtrengon fort, keshtu thone njerezit per t'u justifikuar se hoqen dore, a thua se, dashuria eshte nje gje qe te mbush barkun dhe nuk te nxe me? Eshte zemra ajo qe e mban dashurine dhe zemra nuk ngopet kurre me dashuri, zemrat qe dijne te dashurojne nuk ngopen kurre'' shtoi ai dhe u ngrit ne kembe.

-''Ku po shkon?'' e pyet Elis i cuditur sepse sa kishin filluar te bisedonin dhe ai nuk mund te ikte kaq heret.

-''Eja bejm dy hapa jashte'' tha Robert

-''Jashte ben ftohte''

-''I ftohti te qarteson mendimet dhe te ben te ndihesh gjalle, eja se dua te ndihem gjalle'' ia kthen Robert dhe vazhdoi te ecte ngadale.

Elis afrohet tek ai dhe e kap nga krahu duke e shoqeruar drejt daljes.

Era frynte lehte dhe te perplaste ate acarin e mbremjes se dimrit drejt e ne fytyre, te futej ne sy dhe te bente te nxirrje lot, ndersa ajri te mbushte mushkrite me jete. Ne ate atmosfere, Robert ndihej nje me natyren.
Shpirti i tij ishte nje copez akulli me teper ne ate dimer qe po zgjaste si shume ate vit, po i merrte pranveres nga ditet e saj.

-''Po me pas cfare ndodhi me ate vajzen?'' e pyet Elis per te mos e devijuar biseden ne te tjera detaje.

-''Pastaj filluam te beheshim miq te mire. Cdo mengjes shkonim bashke ne shkolle, ne ditet e pushimit, iknim gjithmone tek nje pyll i vogel qe ishte ne dalje te qytetit. Merrnim bicikletat dhe shkonim andej nga nuk kishte njerez, andej ku kishte vetem lule, fruta pylli dhe peme te larta'' pergjigjet Robert

-''Domethene u dashuruat?''

-''U dashuram? Jo. Ne ishim vetem miq, por ne fillim me pas ndodhi dicka tjeter''

-''Dicka e tipit?''

-''Dicka e tipit qe te perkedhel fundin e barkut, qe te ben te ndihesh me mire se te jesh ne endrren me te bukur qe ke pare ndonjehere. Dicka qe te perkedhel cdo qelize te trupit, te perkedhel shpirtin dhe cdo gje te gjalle qe ke brenda vetes''

-''Dashuri?'' pyet Elis nderkohe qe ecte ngjitur me Robertin

-''Do te tregoj. Ishte dita e veres dhe zakonisht ate dite mblidhen njerez bashke dhe bejne zjarre te medhenj, pastaj kercejne dhe kendojne. Ate mbremje ishim mbledhur te gjithe dhe po festonim ardhjen e pranveres. Ishin pothuajse te gjithe ne nje vend, te rritur dhe te vegjel dhe mes tyre ishim edhe une edhe ajo. Ajo ishte me familjen e saj, ndersa une me familjen time ne nje tjeter zjarr. Ishim perballe njeri tjetrit dhe gjate gjithe kohes shiheshim dhe buzeqeshnim, ne nje moment ajo ngrihet ne kembe dhe me ben me shenje qe ta ndiqja.

U ngrita dhe shkova pas saj, e cila u drejtua per nga pylli qe ishte ngjitur me vendin ku ishim mbledhur.
Kishte veshur nje fustan te bardhe dhe te fryre, nje bluze te kuqe dhe nje fjongo te kuqe e kishte lidhur ne floket e saj te zinj si nata.
Hena ishte ne ditet e saj te para, por kishte fuqi aq sa per te ndricuar paska ne erresire. Nje ere e ngrohte frynte dhe te bente te ndiheshe sikur po te zgjatej jeta ne cdo frymarrje, e ndieja shiprtin qe po me fluturonte ne ate momente.

Kur ishim larguar mjaftueshem nga njerezit ajo filloi te vraponte dhe te qeshte -''Eja Robert, eja me kap po munde'' me tha dhe vraponte neper ate lendine qe ishte mbushur polt e perplot me lulebore. Vrapova drejt saj dhe mundohesha ta arrija. Era ja merrte floket e gjate dhe te rrjedhshem duke luajtur me to, fustani saj valvitej cdo here e me shume ndersa une afrohesha cdo here e me shume tek ajo'' Tha Robert me pas ndaloi dhe i buzeqeshur ngre koken lart nga qielli!

-''Ka hene sonte djalosh?'' pyet ai mbasi heshti per pak.

-''Po, eshte hene e plote'' pergjigjet Elis, ndersa Robert mori fryme thelle dhe buzeqeshi edhe me teper. -''Po me pas cfare ndodhi? Ndodhi ndonje gje mes teje dhe asaj?'' e pyet ai.

NelaWhere stories live. Discover now