9

206 25 0
                                    


Nderkohe qe Robert largohej ngadale, Elis e veshtronte dhe i vinte per te qeshur, sepse ai plakush po luante me ate njesoj si macja me miun, por fundja nuk mund te bente asgje per ta kundershtuar dhe per ta detyruar qe t'i tregonte me teper.

Ai vazhdoi te ecte drejt, andej nga ku kishte edhe shtepine. Futi duart ne xhepa dhe ashtu i menduar hidhte hapat ngadale ne rrugen e boshatisur.
Nga mendja nuk i shqitej zeri i ngjirur i Robert kur fliste per Nelen, edhe pse kishte treguar fare pak per Nelen, Elisit i dukej aq shume intriguese Nela, si dicka e rralle, dicka qe jo e zakonshme dhe e tille ishte vertete.

Nga menyra sesi Robert e kishte pershkruar Selenen atij i dukej sikur e kishte shikuar, e shikonte sa here mbyllte syte ate vajzen e holle dhe me trup te gjate, me flok te drejte dhe te perthyer ne fund, buzet e saj te holla dhe me forme, Robert, me fjale ia kishte pikturuar ne mendje imazhin e saj.

Kur ngriti koken lart, pa se kishte arritur m'u perpara shtepise. E gjithe rruga ju duk sikur e beri per nje sekond te vetem, sepse ne mendje kishte vetem vazhdimin e historise se Robert, nese Nela do shfaqej tani apo jo.

Pastaj pa nga shtepia dhe vuri re se drita e dhomes se ndenjes ishte ndezur, ne ate moment perveshi mengen e kemishesh dhe drejtoi oren per nga drita, ishte ora 3 e mengjesit dhe atij nuk po i besohej qe koha kishte kaluar aq shpejt. Shpejtoi te ngjiste shkallet dhe u fut brenda, ne momentin kur mbylli deren dhe u kthye perballe, pa Luizen e cila po shpejtonte te fshinte lotet.
Ai beri sikur nuk e kuptoi qe ajo po qante dhe shkoi u ul prane saj.

-''Nuk e pash oren fare, nuk e di si iku koha te betohem'' i thote Elis duke i vendosur doren ne kurriz dhe e ledhaton lehte.

-''Duhet te filloj te mesohem me keto vonesa?'' e pyet ajo duke e shikuar ne sy me syte e skuqur.

-''Te pakten sot nuk mban arome femrash, apo nuk ishte Elena sot'' shton ajo pa ja shkeputur shikimin.

-''Ndoshta per pak kohe po, kam nje projekt ne dore me te cilin po merrem'' thote Elis... -''Dhe jo, Elena nuk ishte sot'' shtoi ai dhe u ndie keq si nje nate me pare kur e genjeu se kishte qene me Elenen, kur ne fakt kishte qene me Pamelen.

-''Projekt?'' thote ajo e cuditur

-''Projekt qe behet ne oret e vona te nates!!!''

-''Po projekt, por ti nuk do me kuptoje edhe sikur te tregoja.

Gjithmone i ke injoruar shkrimet e mia, ndoshta sepse vertete jane te shpifur, por kjo eshte dicka ndryshe te betohem'' vazhdoi te thonte Elis plot ngazellim si per t'i treguar se ishte vertete dicka e bukur, dicka ndryshe nga heret e tjera.

-''Elis, ke qe ne gjimnaz qe shkruan dhe nuk ke nxjerr nje liber e marrt dreqi. Je ti qe i injoron dhe nuk e vlerson talentin tend, me thuaj sa here i ke grisur Romanet qe ke shkruar, sa here i ke lene pergjysem dhe i ke hedhur ne zjarr'' thote ajo e irrituar

-''Shkrimet e tua ti e di qe i kam adhuruar qe ne gjimnaz, ishin ato qe me bene te dashurohesha me ty, sepse shikoja bukurine e shpirtit tend te hedhur ne flete, kaq me mjaftonte, por je ti ai qe nuk beson tek vetja'' shtoi ajo dhe u ngrit ne kembe sepse nuk po ndihej mire, ndjeu nxehtesi brenda vetes dhe u revoltua nga Elis.

-''Shume here i kam grisur, shume here'' pergjigjet ai duke ulur koken i merzitur. -''Por kjo eshte dicka ndryshe, e ndjej, qe tek zeri i tij kur flet per ate e ndjej qe eshte dicka ndryshe dhe e bukur'' vazhdoi ai duke ngritur koken dhe shikon Luizen, e cila po mbante ballin me dore.

-''E shikon? Perhere behet fjale per shkrimet e tua, per ty, per histori dhe gjera qe kurre nuk ke marr guximin t'ia tregosh botes, mua me ke harruar, me ke lene ne ate qoshen e harreses dhe mendon se Luiza aty eshte, ka kohe me vone do merrem me ate dhe u bene vite qe pres te merresh me mua'' thote ajo duke ngritur zerin.

-''Ndoshta eshte me mire te qendrojme per pak kohe larg njeri tjetrit'' shtoi ajo duke ulur zerin duke lene te kuptohet se e ka seriozisht.

-''Ke te drejte, te kam lene pasdore'' thote Elis dhe mbeshtetet ne divan

-''Por perhere te kam menduar, ne cdo minute, te betohem. Qe neser do jetojm te ndare, ti ne anen tjeter te shtepise ndersa une ne kete ane, ndoshta do na marri malli nese qendrojme per pak kohe afer por larg''

-''Po nese nuk na merr?'' e pyet Luiza.

-''Atehere ka marr fund cdo gje'' pergjigjet ai.

Luiza e veshtroi per nje cast, me pas mori jastekun dhe shkoi drejt deres e cila ndante dy anet e shtepise. Mbylli deren me celes dhe shkoi u shtri ne shtratn e madh, qe ne ate moment i dukej me i madh se kurre, sepse ai nuk ishte aty. Ndersa ai u struk ne divan dhe mbylli syte, duke u perqafuar me kujtimet e disa viteve me pare, kur ata ishin vetem adoleshente dhe atehere ishin aq te lumtur.

Ndoshta eshte e vertete ajo qe Robert tha ''Njerezit ndjejne lumturi afatgjate kur jane adoleshent te dashuruar, me pas ajo tkurret dhe behet me copeza momentesh lumturie ''

NelaWhere stories live. Discover now