22

175 23 8
                                    

-"Po e prisja poshte pallatit ate nate. Ishte shume erresire dhe po qendroja ulur tek shkallet. Ora mund te ishte rreth 02:00 e mengjesit...

Nela po vonohej, e kishim lene te takoheshim qe ne 01:30. Dikush po vinte qe nga rruga. Ne fakt ishin disa njerez. Kusherira e Neles ja kishte thene te gjitha te emes dhe e ema saj ja kishte thene te motres qe do iknim. Ate nate me rrahen paq, ishin rreth 5 veta.
Mbasi me rrahen, dikush mu afrua dhe mbasi me goditi disa here ne bark me shqelm nxorri nje cakmak dhe me te me dogji syte, te cilet mbas dy ditesh u verbuan plotesisht, drita e atij cakmaku ishte drita e fundit qe pane syte e mi.

Mbas ca kohesh, kur u ktheva ne kete qytet, mora vesh se ajo ishte fejuar dhe kishte nje femije, e kishin fejuar duke e genjyer se une kisha vdekur dhe qe nga ajo dite une mbeta i tille, i vdekur per te, sepse nuk doja t'ia prishja ate qetesi qe kishte zene jeta e saj, e doja aq shume sa isha i lumtur qe ishte e lumtur me dike tjeter. Qe atehere kam jetuar i vetem, pa asnje njeri prane, njerezit e mi i shava dhe i mohova te gjithe dhe u largova prej tyre" Tha Robert duke qare.

Nderkohe Elis ishte perlotur.

Mbasi ndejti me Robert per disa ore, Elis kthehet ne shgtepi, ku i tregon te gjithe histrone Luizes.

Tek Robert ai u kthye te nesermen ne dreke sapo doli nga puna.

Pamela nuk kishte levizur qe aty, ajo kujdesej me teper per Robertin. Gjendja e Robert ishte perkeqsuar, ai me zor fliste dhe syte i mbante mbyllurr.

Elis kishte bere nje dhurate per Robertin ate dite.

Robert po i dorzohej vdekjes cdo minute qe kalonte dhe ai ishte i vetedijshem per kete gje. Nuk kishte frike, madje me zor po priste.

Nje makine ndaloi perpara shtepise se Robert, nga e cila zbriti Luiza dhe nje plake, e cila me zor ecte. Kur u futen brenda ajo nisi te qaj, lotet ja mbuluan fytyren e rrudhur kur pa Robert te shtrire ne krevat.

Lotet mbuluan fytyren e Robert, i cili ishte kthyer mbrapa ne kohe, ne ate kohen kur shpirti tij u lumturua dhe u vra aq keq sa kurre ndnjehere me pare, ishte kthyer ne kohen kur ne fytyren e tij kishte vetem buzeqeshje, lumturi. Ndonjehere gjerat e bukura dhembin shume kur i kujton pas shume kohesh, sidomos ato momente te cilat i ke kaluar me njerez te cilet nuk jane me prane teje.

-"E doje Nelen me teper se Belmen?" e pyet Elis, por me pas kuptoi se kishte bere nje pyetje idiote.

-"Dashurite nuk mund t'i krahasosh me njera tjetren, jane te vecanta ne menyren e vet, por mund te them se po, e desha Nelen me teper se cdo femer tjeter, e desha fort sa veten time" pergjigjet Robert...

-"E mban mend puthjen e pare?"

-"Po. Ka qene dite me shi, binte aq shume shi sa dukej sikur po shembej qielli, sikur botes i kish ardhur fundi... Une dhe ajo gjendeshim tek hyrja e pallatit, ulur tek shkallet e katit pare dhe po prisnim qe shiu te mbaronte ne menyre qe dhe une te largohesha. Nela ishte ngjitur me mua. Ne momentin kur fjalet mbaruan dhe po shikoheshim ne sy iken dritat, por e ndjeja qe ajo mbante akoma koken drejt meje, ndieja frymen e saj te ngrohte qe perplasej ne fytyren time... I gjeta faqen me dore dhe e afrova drejt buzeve te mia. E putha dhe dreqin kurre nuk isha ndjere ne ate menyre, aq i humbur ne ndienja, i larguar nga bota, nga cdo gje qe me rrethonte... Ndieja buzet e saj te buta, te cilat perkedhelnin buzet e mia... Ate nate ishte momenti kur i shpreha ndienjat e mia dhe nuk ka gje me te bukur se sa te degjosh te njejatat fjale nga personi qe do..."

-"Me pas cfare ndodhi me ju?"

-"Kishim 1 muaj qe ishim bashke si te dashuruar dhe nje dite kur po ecnim se bashku ajo me thote se ndihet keq qe nuk me kishte treguar dicka qe ishte teper e rendesishme" tha Robert dhe heshti

-"Cfare?"

-"Filloi te qante dhe me kerkoi falje disa here, ndersa une e pyesja pse me kerkonte falje. Ndaloi dhe mbasi me puthi fort, (jam rome) me tha dhe lotet i vershuan neper fytyre (E di qe s'do me duash me afer tani dhe se do me urresh, por dije se te dua shume) me tha pastaj dhe tentoi te ikte"

-"Ti cfare bere? E le te ikte sepse ishte Rome?"

-"Jo. E kapa nga krahu dhe e terhoqa duke e mbeshtet ne mur.

Pash syte e saj jeshil dhe te cilter, buzen e kuqe, faqet e bardha dhe nuk me ngjante si Rome, megjithate nuk me interesonte se cfare rrace kishte, ajo ishte vajza qe doja me teper, ishte shpetimi im dhe asgje tjeter nuk kishte me rendesi. I thash te dua dhe e perqafova fort. Me pas i tregova se as nuk e quaja problem dicka te tille, se dashuria qe kisha per te nuk kishte ngjyre"

-"Po ajo cfare beri?"

-"Ajo me perqafoi dhe qau edhe me teper dhe ate dite me premtoi se kurre nuk do me linte vetem, per asnje arsye ne bote."

-"Cfare ndodhi me ju Robert?"

-"Gjithcka dhe asgje"

-"Cdo te thuash?"

-"Do ta them nje here tjeter. Tani me dergo ne shtepi, nuk ndihem mire" tha Robert dhe u ngrit ne kembe....

NelaWhere stories live. Discover now