7

245 23 4
                                    

Elis e veshtroi per pak sekonda fytyren e Robert kur qeshte dhe filloi te qeshte pas tij...

E kishte te pamundur te mos qeshte kur Robertit i dilte ai dhembi vetem qe i kishte mbetur ne goje.
Nderkohe qe qeshte vriste mendjen se cfare kishte bere ai per kete vajze, qe ndoshta askush tjeter nuk e kishte bere per nje femer.

-''Dhe cfare bere?'' e pyet Elis duke qeshur.

-''Po ja, isha ne klas te tete dhe atehere degjoja kenge romantike, te cilat ndikuan tek une qe ne vegjeli. Babai im ishte peshkatar dhe ne shtepi kishim shume rrjeta. Mora nje rrjete dhe me ate mbulova shegen qe ndodhej mbrapa shtepise''

-''Pse duhej te mbuloje nje shege me rrjete? Nuk e kuptoj se c'lidhje ka rrjeta dhe shega me kenget romantike qe permende me lart'' e pyet Elis i cuditur

-''Rrjeten e vura per te kapur zogj'' pergjigjet Robert -''Kapa dy harabela ate dite, njerin e leshova ndersa tjetrin e futa brenda ne shtepi. Prita te nesermen dhe ishte pikerisht dita kur do i tregoja ndienjat e mia.'' Shtoi ai duke buzeqeshur.

-''Prap nuk po e kuptoj''

-''Duro pak'' thote Robert dhe beri nje pauz te shkurter duke ndezur nje tjeter cigare me qetesine me te madhe sikur po luante me durimin e Elis -''Ndoshta edhe ajo kish ndjer dicka per mua, e di? Sa here perplasnim shikimet syte e saj dridheshin, me shikonte shume shpesh, kur ishte vetem, kur ishte me shoqet, ndonjehere edhe kur ishim ne klase kthente koken dhe me shikonte'' vazhdoi ai duke devijuar vazhdimin e historise.

-''Robert, ajo ishte Nela apo jo?'' e pyet Elis.

-''Kishte momente kur perplaseshim edhe ne rruge sepse ajo kishte gjyshen afer shtepise time. Ne klas te tete fillova te afrohem me teper me ate'' thote Robert duke e injoruar per here te dyte te njejten pyetje te Elis.

-''Nga nje djal i urte dhe i turpshem, ne fundin e klases se tete u bera teper i levizshem dhe rremujaxhi, kishte momente kur prekja floket e saj ngaqe ate e kisha ne bangen para meje, me pas ja terhiqja si per te mos e kuptuar qe po ja ledhatoja, kthehej nga une dhe me shante duke qeshur ndersa une e quaja pule, sepse ajo nuk ishte si vajzat e tjera qe ishin te levizshme dhe qe iknin nga oret e mesimit, ajo ishte si dembele, nje vajze me natyre te qete dhe teper e brishte.'' Vazhdoi Robert dhe Elis e humbi durimin.

-''Me thuaj vazhdimin ku e le Robert, mos luaj me kuriozitetin tim, vazhdo aty ku ishit ne klase'' thote Elis si i revoltuar.

-''Aty do dilja shtatanik. Ate dite kisha marr harabelin me vete ne shkolle, e kisha brenda ne cante dhe tek kemba e tij kisha lidhur nje leter'' tha Robert dhe me pas piu pak nga gota sepse zeri filloi t'i ngjirej.

-''Ja dhe asaj?'' e pyet Elis

-''Ky ishte qellimi. Filmat vizatimore dhe kenget me kishin turbulluar ate pak mendje qe kisha atehere, mendova se zogu do shkonte drejt saj. Kishim fizike ate ore. Nga mesi ores nxorra harabelin, me mendimin se harabeli kishte degjuar cdo fjale qe i kisha thene ne mengjes se duhet te shkonte drejt saj dhe jo ne vend tjeter e leshova dhe ai filloi te fluturonte neper klase duke perfunduar m'u ne tryezen e mesuesit, i cili e kapi dhe pa letren qe varej ne kemben e harabelit'' tha Robert dhe filloi te qeshte.

-''Kushedi si je ndjere ne ate moment'' i thote Elis duke mbajtur barkun me dore nga e qeshura.

-''Idioti me i madh ne bote'' pergjigjet ai nderkohe qe qeshte.

-''C'beri mesuesi pastaj?''

-''Mesuesi hodhi syte nga une mbasi lexoi letren dhe qeshi duke tundur koken, me pas shikoi nga ajo dhe hapi dritaren duke leshuar zogun, si pasoj e kesaj ajo nuk e mori vesh per ndienjat e mia'' tha ai

-''Pse jo, pse nuk ja the me pas?''

-''Sepse isha teper frikacak per te treguar, kisha frike, kisha aq shume frike se mos ajo do qeshte dhe do tallej me mua, ndoshta e gjithe klasa. Isha nje femije atehere'' ia kthen Robert dhe me pas kthehet perballe banakut -''Me mbush edhe nje'' i drejtohet banakierit e me pas hesht duke pritur.

-''Ajo nuk ishte Nela apo jo?'' e pyet Elis

-''Ajo ishte ndienja e pare e imja, cdo njeri e ka nje ndienje te pare dhe jane te rralla ato raste qe perfundojne pergjithmone te dashuruar, e di pse?

Sepse kur je femije dashuron me pasterti, dashuron buzeqeshjet, fjalet, zerin, buzet, floket, syte, dashuron shpirtin pa asnje ndienje seksuale apo me qellim te besh dicka me ate, nuk i shikon dot keto gjera, por dashuron me paster se kurre, por nuk zgjasin keto ndienja, sepse ne rritemi dhe deshirat ndryshojne, nese ne moshen 12 13 vjecare jemi dashuruar pas bukurise se shpirtit te dikujt, ne moshen 15 16 edhe me lart ndodh qe te dashurosh me epsh, me pasion, te terheq cdo gje e saj dhe fillon fantazon me ate, kjo ndodh rendom ne adoleshence sepse eshte koha e kuriozitetit, kur e deshiron shume dicka dhe kur e merr i iken vlera, i iken interesi, eshte dicka normale, dicka qe e kalojne te gjithe'' thote Robert....

NelaWhere stories live. Discover now