19

154 25 3
                                    


-"Neles apo jo?"

-"Po, Neles. Njerezit ndaluan se qarkulluari sepse ishte vertete vone, tek tuk degjoja ndonje hap, por me teper u habita kur ndjeva dy duar qe me preken fytyren, sepse nuk ndjeva dhe as nuk degjova hapa te afroheshin tek une, ajo kishte nje ecje te lehte, njesoj sic hidhet flutura lule mbi lule.

Je mire? Me pyeti dhe me ferkoi fytyren me doren e saj te bute duke me larguar djerset. Mohova me koke dhe me pas me gjysem zeri i thashe se kisha pire shume.

Ne ate kohe isha i deshperuar dhe pija per te harruar, per t'u ndjer i vdekur. Ajo me shtrin permbys dhe me fut dy gishtat e saj ne goje, te cilet me shkaktuan te vjella dhe nxirrja vetem alkool...

Me pas me pyeti se ku e kisha shtepine, por isha aq tap sa nuk orientohesha dot dhe nuk dija ku ndodhesha. Ashtu duke u mbajtur tek ajo arritem tek pallati i saj dhe me futi poshte shkallve, me vone me solli nje batanije dhe nje pije te gazuar dhe qendroi duke me fshire djerset deri kur me zuri gjumi...

Ndjeja floket e saj qe me binin mbi fytyre, ishin floke te perdredhur, kacurela dhe mbanin arome te mire... Ajo erdhi tek une si dikush, qe te kap doren ne momentin qe je duke rene ne gremine"

Nderkohe qe Robert po pinte nje gllenjke nga gota, ne dhome futet edhe Luiza, te ciles Elis i kerkon me shenja qe te mos bente zhurme ne menyre qe Robert te mos e diktonte se ajo ndodhej aty.

Luiza u ul ne kolltuk duke u munduar te mos bente zhurme dhe u rehatua, ndersa Elis po priste qe Robert te vazhdonte serish.

-''E di cfare me ka bere pershtypje gjate gjithe jetes? Se njerezit qe ti ke ndihmuar, njerezit e aferm, miq dhe shoqeri, kur ke nevoje largohen te gjithe ose fillojne ankohen ne menyre qe mos t'u kerkosh gje, ndersa nje njeri i huaj te ndihmon pa e menduar dy here, e tille ishte edhe ajo.'' Tha Robert mbasi uli goten ne tryeze...

-''Ate nate ndejti aty me mua deri ne oret e para kur zbardh dita. E ndieja aty prane vetes trupin e saj te ngrohte, kacurrelat qe me binin ne fytyre dhe me ledhatonin me butesine e tyre, doren e saj te bute dhe te lemuar qe me fshinte fytyren time nga djerset. Ajo nuk me njihte, ndoshta une mund te isha nje njeri i keq, nje perdhunues apo vrases, ndoshta nje hajdut apo rrembyes, por ajo nuk me la aty ne mes te rruges sic ben te tjeret. Ate nate mund te kisha vdekur, por fale saj nuk ndodhi.'' Shtoi ai dhe mori serish goten per te pire...

Elis ve re se duart e Robert kishin fillluar te dridheshin, se ai nuk ishte ne te njejten gjendje sic ishte kur tregonte per vajzat e tjera, Nela kishte nje rendesi tjeter ne jeten e tij dhe ajo rendesi akoma nuk ishte shuar, sepse e bente ate akoma te dridhej.

-''Si ishte ajo Robert?'' e pyet ai

-''Ma pershkruaj pak''

-''Po Nela nuk ishte si gjithe vajzat e tjera, kishte dicka ndryshe tek ajo, syte e saj ishin te medhenj dhe dukeshin sikur mbanin brenda vetes nje det te tere, jeshil i kishte syte, plot bote, si nje det i thelle, te cilit nuk ja di fundin. Ne trup ishte normale, as e shendoshe dhe as e dobet, as e gjate dhe as e shkurter, floket i kishte kacurela ngjyre druri, lekure te bardhe si debora, faqe te kuqe, buzet i merrnin formen e zambaku te bardhe, i cili mbasi rritet shume fillon te perdridhet.

Kishte nje prekje te embel sikur te thonte: Dua te jesh mire.'' Pergjigjet Robert...

-''Kur hapa syte ne mengjes, e pash prane meje, e ulur kembkryq dhe po me shikonte.
Me buzeqeshi sapo hapa syte dhe nuk kishte pamje me te bukur sesa te shikoje ate buzeqeshe sa hapje syte, u ndjeva sikur isha ne parajse dhe po shikoja vete perendine.

(Mirmengjes) me tha dhe u ngrit ne gjunje, syte i kishte te fryre pasi gjithe naten kishte qendruar pa gjume. (Mirmengjes) ia ktheva dhe fillova te shikoja rreth e perqark, gjendeshim poshte shkallve te nje pallati ndersa jashte sapo kishte filluar te zbardhte.

Me zgjati doren dhe me shikoi ne sy (Une jam Nela, po ju?) me pyeti ajo.

Pash doren e saj per nje moment, me pas u perqendrova tek syte e saj

(Robert) i them duke i mbeshtjell doren e saj te vogel dhe te bute.

Ne fytyre ishte e embel, e qeshur, nuk kishte asnje pike trishtimi ne syte e saj, dukej porsi nje engjell, pa mekate dhe pa djallzi. Me shpjegoi gjithcka dhe me pas me kerkoi falje qe do largohej, sepse prinderit e saj do e vrisnin nese nuk e gjenin ne mengjes ne shtrat, Ashtu i hutuar sic isha, e lash te shkonte pa e falenderuar. U ngrita ne kembe dhe dola jashte, u nisa per ne shtepi, por koken e mbaja mbrapa dhe nuk e di pse.''

-''Po me pas cfare ndodhi? E takove me Nelen?'' e pyet Elis, i cili here pas here hidhte syte nga Luiza e cila po buzeqeshte.

-''Per nje muaj nuk e pash me, sepse nuk merrja dot guximin te shkoja ta kerkoja......

NelaWhere stories live. Discover now