16

171 31 5
                                    


-"Mos e prek" i kthehet Robert duke larguar doren e Elis nga drejtimi qe kishte marre -"Askush nuk e ka prekur kete fjongo pervec meje, nuk eshte lare kurre dhe mban akoma aromen e saj" shtoi Robert duke e mbeshtjellur me shpejtesi.

-"Sa vite kane kaluar qe atehere Robert?" e pyet Elis nderkohe po mundohej te bente vete llogarite.

-"Kane kaluar afersisht 64 vite" pergjigjet Robert.

-"Dhe ti e ke mbajtur ate fjongo per 64 vjet, e mahnitshme, duhet ta pranoj qe eshte gjeja me e bukur qe kam hasur dhe degjuar ndonjehere"

- "E di djalosh? Kur e do shume dike, kur e do me shpirt dhe me pastrerti nuk do mund ta harrosh kurre rendeisne e atij personi, nuk do harrosh dot aromen qe ka, mjafton te mbyllesh syte dhe te duket sikur e ndjen ate arome, ndjen embelsine e prekjes, zerin qe te kumbon ne mendje, dashuria eshte e gjitha ketu dhe ketu" thote Robert duke vendosur doren ne zemer dhe pastaj ne koke -"Eshte zemra ajo qe nuk i harron keto gjera dhe ja dergon mendjes qe t'i shijoje nga e para edhe pse jo ashtu sic i ke shijuar realisht" vazhdoi te thoshte Robert.

-"Eshte e cuditeshme sesi nje njeri mund te flas kaq bukur per dashurine, mos ndoshta ke qene shkrimtar ti Robert?" e pyet Elis duke bere shaka si per te thyer pak ate situate te trishte qe ishte krijuar.

-"Shkrimtar? Me thuaj ti qe je shkrimtar, a jane shkrimtaret njerez? Jane apo jo? Vetem se ata i hedhin ndienjat ne leter, ndersa une po t'i tregoj ty. Kemi te gjithe te njejtat drama ne jete djalosh, jemi te gjithe te njejte" pergjigjet Robert.

-"Ne jete na ndodh qe te dashurojme vetem nje here, por edhe disa here, jane dashuri qe ndryshojne nga njera tjetra, por jane te gjitha te bukura edhe pse shpesh here kane fund te trishte."

Elis po degjonte Robertin, por nderkohe kishte humbur ne mendime, e kishte akoma mendjen tek ngjarja e Belmes dhe po mendonte se sa shume do humbiste nese dicka do i ndodhte Luizes dhe per nje moment ai u ndie i friksuar se mos po e humbiste Luizen me gjerat qe po bente.

-"Po me degjon?" ja nderpret mendimet Robert -"Je shume i heshtur dhe ti zakonisht je shume llafazan, pyet shume" shtoi ai duke buzeqeshur paksa.

-"Me fal, por per nje moment humba ne mendime, mund te vazhdosh" thote Elis

-"Cfare te shqeteson?"

-"Shume gjera, por me teper gjendja qe eshte krijuar ne shtepi, kohet e fundit ime shoqe dhe une kemi bere shume debate dhe gjerat duken sikur po marrin tatpjeten" thote Elis i trishtuar.

-"Jeni grindur? Po pse shqetesohesh. Kur te shkosh sonte ne shtepi, perqafoje dhe do e shikosh se gjithcka do shkoj mire, perqafimet jane ilac per femrat, femrat jane si macet, kane deshire te ledhatohen, te luajn, te struken diku dhe te ndihen te mbrojtura dhe perqafimet jane mbrojtsja me e mire, perqafimet i zbusin problemet" ( Fixxx )

-"Kemi kohe qe nuk perqafohemi, rralle here ndodh, sepse gjithmone shkoj vone ne shtepi ngaqe puna qe kam eshte e tille dhe ne ate ore qe kthehem ne shtepi ajo fle gjume dhe eshte e nervozuar me mua, pastaj tani jetojme ne dhoma te ndara, kemi ndare shtepine ne dy pjese" thote Elis nderkohe qe ecte ngadale me Robertin.

-"Qenka keq puna" thote Robert duke perkedhelur mjekren

-"Beje keshtu, sonte shko ne shtepi dhe kerkoje, nese nuk te pranon futu nga dritarja ose shqyej deren dhe perqafoje fort edhe nese ajo do jete kundra ti mos e lesho derisa te qetesohet, keshtu beja me Nelen kur nervozohej, ajo vajze ishte aq shume nevrike, duhet te besh nje cmenduri djalosh ndryshe dashuria se ndryshk, eshte si mentesha e deres, po nuk e vajose fillon ben zhurme, pastaj femrat cmenden kur behen cmenduri per to" vazhdoi te thoshte Robert.

-"Nela? Kur do me flasesh per Nelen?" e pyet Elis plot kureshtje sapo degjoi emrin e saj.

-"Do kisha deshire te njihesha me gruan tende, neser si thua? Te flas edhe per Nelen!" thote Robert

-"Me thuaj dicka per Nelen, nje ngjarje, nje detaj, si ishte ajo?
Neser mund te vij te marr meqe eshte e djele dhe jam pushim" thote Elis

-"Sic e shikon arritem tek fabrika, kjo do te thote se arrita ne shtepi dhe nuk flas dot me tani" tha Robert duke buzeqeshur ne menyre djallzore sepse i pelqente kur e linte ate plot kuriozitet -"Neser te pres te vish per te me marre" shtoi ai nderkohe qe largohej.

Elis e shikon me inat dhe duke tundur koken fillon te largohet. Ai e urrente kur e bente kurioz dhe me pas nuk i tregonte asgje, i dukej sikur po luante me nervat e tij.

Kur arriti ne shtpi ai pa se drita e dhomes tij ishte e ndezur, kjo tregonte se Luiza kishte dal ne anen tjeter te shtepise.

Futet ne shtepi dhe gjeja pare qe i bie ne sy ishte ushqimi i ngrohte ne tavoline. Aty kuptoi se sa shume e donte Luiza ate, aq sa perkujdesej dhe shqetesohej per te edhe pse ishin te zene.

Shkon tek dera dhe mundohet te uli dorezen, por ajo ishte e kycur.

-"Dua te them dicka" flet Elis dhe ulet ne dysheme prane deres.

-"Fol pergjigjet ftohte Luiza, e cila ishte afruar tek dera....

NelaWhere stories live. Discover now