10

213 26 1
                                    


Ishte mengjes.
Ate dite dielli ishte me i forte dhe kishte filluar te eliminonte edhe ate pak debore qe qendronte anesh rruges. Rruga ishte e tejmbushur nga makinat.

Qyteti ishte aq shume e zhurmshme ne mengjes sa te bente ta urreje si vend, vetem sepse te prishte gjumin.

Elisit i del gjumi por nuk hap syte dhe ashtu i pergjumur, duke harruar ate qe ndodhi mbreme me Luizen ai zgjat doren duke menduar se ajo ishte diku aty prane tij, me pas hap syte dhe shikon se gjendej ne divan, i vetem dhe i mbuluar me nje batanije, te cilen Luiza ja kishte hedhur mbasi ate e kishte zene gjumi.

Ajo ishte me e dashur se ai, por edhe Elis nuk mbetej mbrapa vecse nuk e tregonte shpesh dashurine dhe perkujdesjen ndaj saj.

U ngrit ne kembe dhe gjeja pare qe mendoi, ishte qe te hante mengjes, por guzhina ndodhej ne anen tjeter te shtepise, per te shkuar ne anen tjeter te shtepise duhej te kalonte ne deren qe Luiza e kyci, ai provoi ta hapte por ishte e kot. Ashtu duke mbajtur barkun me dore del per ne pune. Akoma nuk e kishte kuptuar rendesine qe ka nje femer ne jeten e nje mashkulli.

Ajo nuk ishte hera e pare qe grindej me Luizen. Ai ishte i qete sepse mendonte qe heret a vone do pajtoheshin, sic ndodhte gjithmone.
Nderkohe qe punonte ne njeren prej gazetave te qytetit, ai mendonte per vazhdimin e historise se Robert, donte me patjeter qe ate nate te degjonte per Nelen.

Dita kaloi me ngadale se kurre, keshtu te duket kur pret dicka, sikur minutat behen ore.

Doli nga shtepia dhe u nis drejt barit. Ishte ora 23:00 kur ai doli jashte. Rralle kishte njerez qe ecnin ne ate rruge drejt atij bari, dukej si nje rruge e shkrete dhe e harruar.

U fut ne bar dhe me sy po kerkonte Robertin, i cili ishte ulur ne fund te banakut.
U afrua tek ai dhe i vendosi doren ne sup.

-''Robert'' e therret ai si per t'i treguar qe tani ishte aty.

-''Je me vonese'' thote Robert duke buzeqeshur.

-''E di, prandaj fillojm sa me pare sepse edhe vone nuk rri dot'' ia kthen Elis

-''Eh grate'' peshperin Robert

-''Vazhdojme por e kam fytin pak si te thate'' shtoi duke u kollitur.

-''Do e njomim'' thote Elis duke qeshur.

-''Atehere, e lam ne gjimnaz apo jo?''

-''Si thua ta lem gjimnazin dhe te kalojme tek Nela?'' e pyet Elis

-''Cdo gje qe do te them ka lidhje me Nelen edhe ato qe te kam thene me pare kane lidhje me Nelen'' pergjigjet Robert

-''Si cdo njeri i moshes time ne te cilen isha atehere edhe une kisha deshira, nuk e kam fjalen per te fluturuar apo per te qene nje hero, kisha deshira seksuale. Nuk kisha dhene akoma puthjen e pare dhe kisha deshira.
Ne pushimet e gjata perhere shikoja nje vajze flokzeze, e cila ishte dy vjet me e madhe se une. Trupin e kishte pak te mbushur, buzet e fryra dhe gjoksmadhe, kishte nje gjoks sa nje dreq'' shtoi ai duke qeshur dhe ne pah i del dhembi i tij i vetem. Mori goten dhe e ktheu duke pire gjysmen e saj.

-''Po pastaj?'' e pyet Elis duke qesjur.

-''Pastaj u "dashurova" pas saj ne fakt pas fizikut te saj. Qe ate dite kur e pash teksa luante me floket e saj te rrjedhshem deshirova qe ajo te ishte e imja dhe doja aq shume te me realizohej ajo deshire.
Ndryshe nga une ajo e kishte dike me te cilin ishte lidhur, me te cilin takohej dhe bente gjera te cilat une vetem i kisha imagjinuar, por nje dite, teksa po ikja per ne shtepi e shoh tek ecte perpara meje, ne krah mbante canten ndersa mbi cante hidheshin floket e saj te zinj ne cdo hap qe ajo bente''

-''I fole?''

-''Jo, ajo me foli. U lodha duke bere hapa te medhenj dhe te shpejte qe te barazoja hapat me ate, t'i dilja perpara, doja pak vemendje nga ajo kupton?''

-''Ajo me pa teksa ecja paralelisht me ate ne anen tjeter te rruges dhe me buzeqeshi, ajo ishte dita ime me e bukur ne ate kohe, nuk ishte pak te buzeqeshte vajza me e bukur e shkolles''

-''Si quhej ajo?'' e pyet Elis

-''Me cmende me kete pyetje'' ia kthen Robert i nevrikosur dhe me pas e kthen goten me fund. -''Po Nela ishte'' shton ai duke shtrenguar nofullat...

NelaWhere stories live. Discover now