Fustan i grisur

1.8K 103 5
                                    

Arriten ne ate shtepi te madhe. Tashme ishte edhe ajo pjesetare e asaj familjeje. Kishte qare shume gjate rruges deri sa Kristiani i kishte bertitur te ndalonte. E tashme sado lotet donin te dilnin frika i ndalonte.
U futen brenda dhe familja e tij e mirepriten. Ne fund te fundit ndonese e bija e hasmit ajo ishte nusja e shtepise. Nuk e ndryshonin dot kete fakt ndaj per to ishte me mire te tregonin kulturen e tyre.
Cifti u ngjit ne dhomen e tyre. Dhomen e tyre qe se shpejti do shnderrohej ne deshmitare te vuajtjeve te Adeas. U fut ne tualet per te hequr fustanin e nuserise qe aq shume e rendonte por per dreq ishte pothuajse e pamundur ta hiqje. C'dreqin kishin menduar ato njerez qe e kishin shtrenguar kaq shume. Nje nga ato skenat e filmave ku eshte dhendri ai qe me kujdes e heq ate cope te bardhe! Por jo! Jeta e saj nuk ngjante me ato filma ndaj i duhej tia dilte vete. E kur e pa se nuk po e bente dot e grisi me force ate rrobe te shenjte. E grisi sepse per te ai nuk vlente aq sa per ta ruajtur me kujdes. Ai fustan nuk do i kujtonte kurre nje dite te bukur.
E grisi dhe u lirua nga ajo peshe e madhe. Veshi fustanin veror dhe doli nga tualeti me vellon e mbledhur.
Kristiani qendronte ende aty. Jo se priste Adean nga dashuria po per te dale nga ajo dhome si cifti perfekt qe syte e familjareve te tij po prisnin te shikonin. Dolen dhe darka kaloi e qete. Adea si nuse e re i duhej te pastronte enet dhe me pas u ngjit ne dhome. Ndaloi para deres. Kishte frike te hynte. Nuk dinte ce priste dhe mendja i thurte lloj lloj skenaresh. I dukej se kishte para dilemen e jetes ... E dileme i thencin se ajo nuk kishte zgjidhje tjeter vetem se te futej aty.
Sapo hyri syte e kalter te saj u perplasen me ato te Kristit. Uli koken menjehere sepse nuk e perballonte dot shikimin e tij te mbushur me mllef . Po tani?!-  i thoshte mendja. Cfare te bente? Ishte nje situate aq anormale mes tyre. Ate moment deshironte me shpirt qe ai shtrat i madh te ishte dy. Donte qe Zoti ta shpetonte nga kjo situate e sikletshme!
..
.
.
As vete se kuptoj si km rezistuar 2 dite pa postuar por doja te lexoja dhe kur lexoj harroj cdo gje...
Tani kush me sugjeron ndonje liber me happy ending se keto me fund te trishtuar sjane per mua!

.
.
Dhe votoni 🌟🌟
.
.
Love you ❤❤

Hakmarrje e Embel ✔Where stories live. Discover now