Genjeshter

1.7K 104 9
                                    

Drita e diellit goditi pa meshire syte e saj ndonese nuk kishte mundur dot te flinte gjate gjithe nates. Mendimet nuk e kishin lene te qete. As makthet.
U ngrit dhe pa ate teksa flinte paqesisht. Zemra adhuroi pamjen qe po shihte por mendja i kujtoi edhe njehere naten e mbremshme dhe pamja u thye. Ngriti corcafin dhe jastekun dhe i vendosi ne shtrat per te mos lene vend per dyshime. Doli ne ballkon per te marre paksa fryme dhe u perhumb ne ate lindje dielli derisa degjoi Kristianin te ngrihej.

-Mirmengjes!- i tha me ze te ulet.

E prej tij nuk erdhi pergjigje. E priste. Zbriten poshte se bashku dhe ne fytyre kishin pikturuar nje buzeqeshje te dy. Dukeshin te lumtur !
E vecse lumturi nuk kishte ne mesin e tyre!
Pas mengjesit te gjithe u shperndane ne punet e tyre. Adea pastroi shtepine dhe me pas u ul te bisedonte pak me familjen e saj. E kishte marre malli per to edhe pse nuk ishin bere ende 24 ore qe kur ishin ndare. Sapo hapi telefonin me qindra pyetje i erdhen nga nena e saj . Tregoi per pritjen qe familja i kishte bere e me pas filloi te tregonte per Kristianin... Ose me sakte filloi te tregonte ato endrrat qe kishte patur duke i bere te dukeshin si te verteta.
I genjeu per here te pare familjen e saj.   I genjeu  sepse nuk donte qe ti lendonte me shume. Le te mendonin ato se e bija ishte e lumtur.
Mjaftonte qe ne syte e tyre te mos shihte me lot.
E mbylli telefonin me to dhe nje lot i pabindur pershkoi faqen e saj.
Lot i cili deshi te shoqerohej nga shume te tjere por qe Adea i ndaloi. U betua se nuk do qante me. Betim qe ndoshta do e thyente shume shpejt e ndoshta do e mbante per shume gjate. Edhe ajo dite kaloi e "qete". Tashme i duhej te mesohej me ate realitet.
.
.
.
Ja dhe 1 pjese tjeter ... Lexojeni dhe votoni po deshet dmth 😁💓
Dheee me sugjeroni ndonje liber te mire me happy ending ose perndryshe ska me pjese per sot 😂😂 .
✨💓✨💓✨💓✨💓✨💓✨✨💓💓💓✨💓✨💓✨💓✨💓✨

Hakmarrje e Embel ✔Where stories live. Discover now