Lajmi

2.1K 97 5
                                    


Ishte kohe dreke dhe familja Gjoka po uleshin te hanin dreke. Adea po ndihmonte te emen me shtrimin e tryezes dhe babai e vellai i saj po bisedonin. Ishin nje familje e lumtur ku mbizoteronte vetem dashuria dhe miqesia. Ne dukje ishte nje familje e vogel por jashte asaj shtepie ata ishin nje familje e madhe. I ati, Driloni kishte 3 vellezer e 3 motra. Gje e zakonshme ne ato troje. Njiheshin nga te gjithe si njerez puntore qe nuk i kishin rene kujt ne qafe por jo per shume kohe! U degjua nje trokitje e forte ne dere dhe Driloni u ngrit vete per ta hapur. Te gjithe kishin ngelur paska te trembur nga ajo trokitje qe nuk paralajmeronte dicka te mire. Driloni u kthye dhe i kishte ikur ngjyra e fytyres. Zemra filloi tu rrihte fort. Te gjithe e ndjene qe dicka kishte ndodhur.
-Azemi ka vrare Artanin. Vellain e Sokolit. - tha ai.
Te gjithe shtangen. Ai lajm i ngriu ne vend. I frikesoi, u paralizoi endrrat e i paralajmeroi vetem dicka - NGUJIMIN !
.
Nderkohe nje trokitje tjeter ishte degjuar edhe ne familjen Frroku.
E kishte qene pikerisht Kristiani ai qe kishte hapur ate dere pas te ciles e priste lajmi trondites.
-Po urdheroni! - iu pergjigj burrit shtatlarte qe qendronte te pragu i shtepise se tij.
-Lajmero Sokolin se kane vrare Artanin - rrefeu miku i paftuar ne shtepine e tyre. Gjunjet iu prene. I dukej e pabesueshme.
-K..Kush e be..ri? -pyeti me zerin qe i dridhej.
-Azemi, vellai i Drilonit e Ndreut.
Te rroni vete. - tha i panjohuri dhe u largua duke e lene ate familje me dhimbjen qe u pushtoi shpirtin. Dhimbje per njeriun e tyre. E dhimbje per jeten e tyre qe do shkaterrohej nga ai ligj i ashper i zones tyre. Dhimbje sepse ata e dinin se ky ishte vetem fillimi i asaj rruge te tmerrshme qe mbante emrin GJAKMARRJE. Sipas atij ligji gjaku lahet me gjak. Ato e dinin se gjaku nuk do lahej kurre vetem do derdhej. Mendja u ziente e gjaku u vlonte per hakmarrje! Zemra u ishte thyer! Por shpirti nuk donte te burgosej!
Tani shume jete vareshin nga vendimi i Sokol Frrokut...
.
.
.

Hakmarrje e Embel ✔Where stories live. Discover now