Lufte

1.7K 93 6
                                    

-Atehere ju shpall burre dhe grua! Mund ta puthesh nusen! - perfundoi prifti fjalimin e tij hyjnor.
Dhimbte te puthje te bijen e hasmit por ishte i detyruar ta bente. U afrua dhe i dhuroi nje puthje ne balle. Nje puthje qe atij nuk i dhuroi asnje copez emocioni. Nje puthje pa ndjenje. Nje puthje sa per syte e botes mendoi.
E ajo u dridh gjate asaj puthje.
Ai ishte mashkulli i pare qe e kishte puthur pas familjes se saj. Ishte aq e pafajshme sa ajo puthje e beri zemren e saj te rrihte shume por mendja e kundershtoi. Jo! Nuk duhet ta bente! Lidhja e tyre nuk do mund te kishte kurre dashuri ne mes! Ajo ishte e destinuar te ishte vetem burim dhimbjeje. Burim lotesh! Adea e dinte kete e per te miren e saj nuk duhej te dashuronte! Le te perballej me cfare te ishte e thene por nje dashuri te njeanshme zemra e saj nuk do e perballonte dot! Te pakten vetes nuk duhej ti shkaktonte me vuajtje! Por pa e kuptuar dhe nje enderr tjeter e saj u realizua. Gjithmone kishte enderruar te martohej me personin qe zemra e saj do zgjidhte. E tinez mendjes , zemra e saj ate dite kishte zgjedhur Kristianin. Per here te pare zemra e saj i kishte dhuruar nje rrahje aq te forte dikujt e ai ishte Kristiani. Pa dashur brenda saj kishte nisur ajo lufta per te cilen aq shume kishte lexuar neper romane , mendja kunder zemres! Vetem se kishte nje ndryshim ajo lufte nuk ishte aq e bukur sa pershkruhej ne ato faqet e bardha te librave ... Lufta e saj ishte e dhimbshme! Thyese! Ku nuk dihej se kush do fitonte... Kush do triumfonte ne ate lufte te ashper?
.
E teksa mendonte gjithe keto syte e saj ishin veshur me perden e trishtimit... Ishin mbushur me lot por nuk mund te qante... Jo para familjes se saj ... Jo para syve te botes... Duhet te qendronte e forte pee ti bere balle asaj qe e priste!
.
.
.
New part... ❤❤

Hakmarrje e Embel ✔Место, где живут истории. Откройте их для себя