Prezantim

3.4K 110 21
                                    

Adea, nje vajze e thjeshte e rritur ne zonat e thella te veriut te Shqiperise. Nje vajze e sjellshme dhe e kulturuar ashti sic i kishte hije nje vajze ne fshat. Si e tille ajo duhej te ishte e ndershme dhe te mos enderronte shume sipas mentalitetit por nuk ka ide qe e ndalon nje shpirt te lire te enderroje. E ajo ashtu ishte. Enderronte pafund. Enderronte te mbaronte shkollen dhe te fitonte nje pune me te cilen do krenohej gjithe jeten. Enderronte te kishte nje familje te lumtur me njeriun qe zemra e saj do  zgjidhte. Ama vetem enderronte! Nuk luftonte dot qe keto endrra ti realizoheshin sepse e dinte se nuk do gjente mbeshtetje te askush!
Ishte nje vajze shume e embel. Me floke te gjata qe i arrinin deri te beli. Me sy blu qe shnderrinin me shume se cdo gje ne univers. Buze te plota e lekure te bardhe si debora. Ishte 18 vjece dhe gjimnazin nuk e kishte vazhduar dot si pasoje e paragjykimeve. Ajo ishte si nje kukull prej kristali . E cmuar por lehtesisht e thyeshme...
.
Kristiani djali simpatik por zemerthyes. Me syte ngjyre jeshil dhe lekuren ezmere bente per vete cdo femer dhe me pas i hidhte si plehra. Jetonte jeten sipas qejfit pa e vrare mendjen per ligjet e fshatit ku jetonte. Por kishte nje vecanti: nuk luante kurre me vajzat e fshatit te tij, jo se ato nuk ishin majftueshem te bukura per te terhequr vemendjen e tij por nuk donte qe ato femra te beheshin objekt paragjykimi per gjithe fshatin. Ai ishte i vetedijshem se ne ate vend fajtore gjithmone do dilte femra dhe jo ai qe kishte faj. Shume here i anashkalonte edhe keshillat e familjes edhe pse i donte me shume se cdo njeri ne bote. Madje edhe me shume se veten! Betohej se vinte doren ne zjarr vetem qe ata te mos lendoheshin! Ndoshta nuk kishte arritur ti bente krenare me shkollen por dashurine e tij per to nuk e vinte ne dyshim askush.
.
.
Deri me tani ato as nuk e dinin per ekzistencen e njeri tjetrit. Mund te ishin nderruar ne rruge por mendja e tij pale ku do ishte duke fluturuar.., e syte e saj te ndritshem me siguri duke pare dheun!
Por do ishte nje ngjarje e rende qe do lidhte ngushte jetet e ketyre dy te rinjve! Nje vrasje!
.
..
....

Hakmarrje e Embel ✔Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang