Mungese

1.9K 90 5
                                    

Arriten ne shtepi dhe ajo beri gati disa nga rrobat e saj.
-Jam gati -tha - rrobat e tjera do vij ti marr nje dite tjeter.
- Ne rregull shkojme- u pergjigj Kristi.
I dhimbte shpirti ta shikonte teksa dilte nga dera e shtepise se tij por nuk e jepte veten.
U afruan afer shtepise se saj dhe tani ishte koha te shkonin secili ne rruge te ndryshme.
-Mos me urre! - i tha Kristi duke buzeqeshur hidhur.
-Edhe ti mos me harro! -iu pergjigj Adea teksa doli nga makina.
E si te te harroj kur me je injektuar ne gjak si droge?! Si te te harroj kur cdo moment fytyra jote me del cdo sekond para syve?! Si te te harroj kur zemra ime rreh vetem per ty?!- donte ti thonte ai por nuk e beri. Nuk donte te hiqte dore nga ai premtim qe i kishte dhene ate nate te ftohte ne spital. Donte ta shikonte te lumtur qofte edhe krah dikujt tjeter, qofte edhe larg tij.
U largua nga ajo zone per tu kthyer cdo mbremje.
Po, cdo nate vinte dhe veshtronte Adean fshehurazi. Shikonte se si ajo buzeqeshte prane familjes se saj dhe urrente veten qe skishte arritur ta bente dot te qeshte ashtu.
Ndonjehere mendonte me vete : "A me ke harruar?"

Por a e kishte harruar Adea Kristin?

Jo

I kishte thene familjes se kishte ardhur perkohesisht pasi nuk donte ti lendonte edhe pse e dinte se nje dite do i duhej ta bente. Kishte kaluar 1 jave dhe mundohej te buzeqeshte. Ishte e lumtur prane familjes por i mungonte Kristi si dreqi.
I mungonin syte jeshil te tij.
I mungonte aroma dehese e tij.
I mungonin ato ndjesite qe vetem ai ia falte.
Ndonese nuk ishte sjelle kurre si duhej me te i mungonte ai !
Ishte mesuar dhe me ftohtesine e tij por me mungesen e tij nuk do mund te mesohej kurre!
Sepse pa te zemra e saj ishte bosh!
.
.
.

Hakmarrje e Embel ✔Where stories live. Discover now