1.

137 13 26
                                    

"Bir Bu*htre!" U perpoq mos e ngrinte shume zerin, teksa i mbyllte atij telefonin per te 100-here rradhazi. "Ben si i penduar, posi." Kesaj here kthehu me fund goten me pijen ngjyre bakri qe kishte para.

"Kush te ka inatosur kaq keq?" Degjoi nje ze mashkulli ngjitur, por nuk u be aspak kurioze per ta kthyer koken.

"Goten e dua plot." E injoroi zerin qe i foli dhe ju drejtua djalit nga pas banakut duke trokitur ritmikisht goten bosh ne banak. Qendronte me koken e mbeshtetur ne mermerin e zeze dhe syte i mbante mbyllur.

"Me duket keni pire si shume, si thua sikur te te marrim nje taksi?" Pyeti djaloshi bjond duke nxjerre telefonin nga xhepi i xhinseve te zeza.

"Ti a punon dado apo banakier ? Mbushma ore!" Kesaj here e ngriti koken duke e mbërthyer me nje veshtrim gozhdues banakierin e atij bari, ne te cilin kishte disa ore qe ndodhej. E, ai s'pati zgjidhje vecse te hidhte pak "Jack Daniels" ne goten e qelqte te saj.

Pasi ndjeu djegien e nje gllenjke, kaloi floket bjondë ne njeren ane dhe u kthye ne te majten e saj duke pare djalin qe i kishte folur pak me perpara. Ishte mbase ne fillim te te tridhjetave, me tipare te theksuara, floket ne ngjyre geshtenje te erret, te dendur, vetullat e trasha e te erreta, si dhe syte ne nje kafe te erret, thuajse te zeze. Se c'ndjeu nje erresire ne imazhin e tij, sikur e rrethonte nga koka deri te kembet, po s'i behej shume vone per erresiren e tij.

"Po ty, te ha gje kurrizi qe pyet?" Nuk ja ndau syte dhe as nuk ndaloi se piri.

"Te ardhkan valet me vonese keshtu?" Ngriti vetullen teksa shikonte vajzen qe qendronte me syte e vagulluar drejtuar atij. E kishte pyetur teksa e kishte degjuar te shante vajzen bjonde ulur ngjitur me te, qe si duket e kishte tepruar pak me pijen ate nate.

"Flas ne baze te prioriteteve." Ja ktheu ajo.

"E cili ishte prioriteti jot i pare? Banakieri?" Ngriti vetullen duke hedhur veshtrimin nga bjondi qe tashme ishte duke ju sherbyer njerzve te tjere ulur perreth barit.

Ajo qeshi. Nuk foli po thjesht hodhi veshtrimin nga pija per t'i treguar prioritetin e saj.

"S'me the, perse aq me nerva?" Vazhdoi ai me te tijen

"Ti mos je gje prift qe duhet te te rrefehem une?"

Nga buzet e tij u duk nje harkim i lehte; nje buzeqeshje ironike. U ngrit nga karrigia e barit dhe iu afrua nga mbrapa.

"Nese pas pijes te pelqejne prifterinjte, behem dhe prift." Zgjati doren drejt flokeve te saj, por menjehere ndjeu nje shtrengim tek kyci i tij i dores. Padyshim, s'e jepte veten per gjithe ate force qe posedonte.

"Me kujdes Zoti Prift se s'ke te besh kudo me murgesha" u ngrit nga karrigia dhe vetem atehere i leshoi kycin e dores. E dinte se ja kishte ndrydhur dhe pse ai mbante nje nenqeshje ironike ne fytyre pa treguar qofte nje grimce dhimbjeje. "Ah, meqe ra fjala, pijet i ke nga une sot, si shperblim per doren e ndrydhur." Hodhi disa kartmonedha ne banak dhe
eci kryelarte drejt daljes se barit. Floket bjonde te shpupuritura i perplaseshin ne shpinen e lakuriqte nga fustani i zbuluar qe kishte veshur. Mendoi se aq aksion i mjaftoi per ate nate, sa per ta hequr pakez mendjen nga Troi, ishi-harbut i saj.

***

Holaa!! Guess who's backk, mee!!

Ka kaluar shume kohe nga hera e fundit qe kam shkruar ne Wattpad dhe me kishte marre mallii realisht, shumë 🥹

Kesaj here vendosa te eksperimentoj pak, nje liber ndryshe nga te tjeret, supernatyral🥀.

Btw nuk e kam perfunduar ne draft, do e bej sic gjithmone kam bere; shkruaj nje pjese dhe publikoje😁. S'me pritet derisa ta mbaroj te gjithin ne draft

Shpresoj tju pelqeje babes😍😍

Perqaputhjee

A.B

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now