4.

92 10 29
                                    

Po zbriste ngadale shkallet e vjetra te godines ku punonte dhe, u has perseri me te njejten siluete mashkulli qe qendronte ulur ne stolin buze rruges. Fytyra e tij ishte drejtuar nga ajo, por syte nuk ja dallonte dot nga syzet e erreta te diellit qe mbante vene. Perseri ishte veshur ne ca rroba te zeza nga koka deri te kembet dhe e vetmja gje qe ja thyente kontrastin ishin atletet e bardha, te cilat ishin shume te pastra. Ajo, gjithmone e shikonte nje mashkull nga atletet dhe dhembet, por keto te fundit do i shkaterroheshin se shpejti, nese ai vazhdonte te pinte cigare pambarimisht. Edhe kesaj here, ashtu si ditet e tjera qe e kishte pare, ai tymoste nje cigare marlboro, e njiihte fare mire. Edhe ajo e pinte, por me raste, ndonjehere te shpeshta, varej nga gjendja psikologjike ne te cilen ndodhej. E dinte qe nuk ja zgjidhte problemet, qe "e pi cigaren se kam halle" ishte thjesht nje fraze e rendomte, per te justifikuar veten nga pirja e atij helmi, por nuk i behej vone; heret a vone do te vdiste.

Mbylli syte dhe shtrengoi grushtin pasi kishte arritur ne trotuar, perballe me ate. Kishte disa dite qe e shikonte ne te njejtin vend, ne te njejten kohe dhe nuk mund ta quante rastesi. Ishte djali te cilit i kishte paguar pijet ate  mbremje te premteje, pasi i kishte ndrydhur kycin e dores. Perse ishte duke e ndjekur tani? Mos donte te merrte hak tani?

Iu afrua me hapa te ngadalte dhe ai nuk e prishi terezine te levizte, vec thithi dhe njehere cigaren duke bere qe faqet t'i hynin nga brenda. Tym i erret, katran doli nga buzet e tij te plota duke u perplasur vrikthi me fytyren e saj imcake te bardhe. Ai priti qe ajo te kollitej apo te rrudhej nga tymi, por asaj s'i beri pershtypje.

"Si e ke kyçin e dores?" Foli teksa zinte vend ngjitur me te ne stol. Te dy qendronin me fytyrat e pakthyera nga njeri-tjetri.

"Arte marciale, he?" Ia ktheu ai duke vene buzen ne gaz, pasi kishte pare vendin ku ajo punonte e me pas i zgjati paketen qe te marre nje cigare. Kesaj here ajo kthehu koken dhe nuk e refuzoi. Vendosi cigaren mes buzeve dhe ai shkrepi cakmakun per t'ja ndezur, perseri me fytyren drejt godines nga e cila ajo kishte dale me pare.

"Di ta ndez vete!" I rrembeu nga dora cakmakun e zi qe kishte ca simbole te cuditshme neper te. Ndezi cigaren duke mbajtur doren qe era e fresket e marsit mos ja fikte. I zgjati cakmakun, gjithmone duke shmangur kontaktin sy-me-sy me njeri tjetrin.

"Je e mirepritur." Ironizoi faktin qe ajo s'e falenderoi per cigaren.

"Gjithashtu dhe ti per pijet" Ja ktheu ajo pa i lene as nje sekonde pauze. Thithte cigaren e syte i mbante te fiksuar te atletet e tij te bardha qe kishin prekur token.

Ai shfryhu. Nuk i kishte pelqyer kurre qe nje femer t'i paguante dicka, s'ishte ne tipin e tij, por nje femme fatale mund te te vrase nese do e jo me thjesht te te paguaje dicka. Ate pershtypje i kishte krijuar ajo ate mbremje ne bar, nga vetem disa shkembime veshtrimesh e fjalesh.

Perse me ndjek?"  E pyeti hapur dhe kesaj here hodhi veshtrimin tek ai. Donte te dinte perse e kishte pare fytyren e tij cdo dite qe ajo kishte qene ne pune.

"Kaq e rendesishme te duket vetja ty?" Ne fytyren e tij nuk dallohej asnje emocion. Thjesht fliste ne menyre mekanike pas pyetjeve te saj. Ose mbase ishte faji i syzeve qe nuk arrinte te dallonte c'behej brenda tij. Gjithmone kishte menduar se syte jane te vetmet qe nuk tradhetojne brendesine tende, pavaresisht se buza mund te qeshe e fjalet mund te te cojne ne shtigje te ndryshme, pavaresisht duarve e muskujve te trupit qe perpiqen te te bindin per ate qe mendja do, syte e tradhetojne mendjen duke nxjerre ne pah ndjesite e zemres.

"Kete ma thuaj ti. Perse jam kaq e rendesishme per ty ?" Fytyra e saj kishte marre nje hije ironizimi teksa perpiqej te zhbironte syte e tij nepermjet xhamave te zinj . Perpiqej te kapte ndonje imazh sado te vogel te iriseve te tij nepermjet pjeseve anesore te syzeve, por me kot.

Profecia e Nefilimit [OnHold]Onde as histórias ganham vida. Descobre agora