3.

75 7 14
                                    

Hapi syte dhe menjehere u has me dhimbjen e tmerrshme te kokes, qe ishte si pasoje e pijes nga nata e kaluar. Syte i ndjente te ngarkuar dhe s'po mundej t'i hapte dot, packa drites se forte te Diellit qe futej nga dritarja pa perde.

U vertit nja dy-tri here ne krevat duke u mbuluar e zbuluar, por kuptoi se perpjekja per te fjetur perseri ishte e kote;  nuk ndjehej rehat, nuk ishte ne erresiren e dhomes se saj.

Hapi syte lehtas dhe ne nje veshtrim te turbullt arriti te dalloje nje komodine te zeze, ne te cilen ndodhej vetem nje pako "Durex." Shfryu dhe qeshi. Hodhi syte nga kembet qe i kishte shtrire jashte krevatit dhe ishte lakuriq. Kthehu koken ne te djathten e saj dhe aty iu kujtua plotesisht nata e kaluar; perseri te bari i qendres, disa gota uiski me eks, nje flirtim me banakierin bjond dhe ja ku kishte perfunduar; ne shtrat me te.

Dhe aty, ende pa hapur syte mire, ju kujtuan fjalet e Troit "Isha i dehur." Po, dhe ajo kishte qene e dehur,
Dhe ajo kishte fjetur me nje mashkull, por kishte qene e vetedijshme per gjithcka dhe sot mbante mend cdo gje si dreqi. E kishte bere se kishte dashur e, pija vetem sa ja kishte shtuar deshiren me teper, por nese deshira nuk ekziston ne brendesine tende, pija s'te detyron te besh veprime qe nuk do.

"Mirmengjes" foli ai ende me syte e mbyllur, me zerin mengjesor; e bente te dukej me burreror sesa ishte ne te vertete. Floket ne nje kafe te celur apo ne nje te verdhe te piset i ishin shpupuritur nga gjumi, ose nga nata e kaluar. Arriti te dallonte qerpiket e gjate ne syte e mbyllur dhe hunden paksa me kurriz.

"Do behem gati dhe do iki." Kishte fjetur ne apartamentin e tij. Ngadale u cua nga krevati duke pare fustanin bezhe hedhur ne njerin cep te dhomes dhe kepucet e zeza ne cepin tjeter.

"Qendro te hame mengjes bashke." Fliste ende shtrire, mbuluar nga carcafi i bardhe, duke mbajtur njeren dore nen jastek e me doren tjeter luante me floket e veta.

"Je shume i vogel per shijet e mija" nenqeshi teksa i pa ID qe ndodhej ne portofolin e zi prej lekure mbi tavoline. "22 vjec, ende i parritur mire... Leo" Vetem tani ja kishte mesuar emrin dhe moshen djaloshit me te cilin kishte fjetur. Ishte nje vajze qe kur ishte ne nje lidhje qendronte besnike dhe jepte shume nga vetja, ama ne momentin qe ngelej beqare ishte e veshtire te binte përsëri ne dashuri dhe, thjesht shijonte momentin.

"Naten e kaluar nuk mendoje keshtu" tashme ishte ngritur dhe qendronte ulur mbi krevat duke vezhguar trupin e lakuriqte te saj qe ngadale vertitej sa andej-kendej per te mbledhur gjerat qe ishin shperndare. Nuk e vriste mendjen te nxitonte, e kishte marre me terezi.

"Naten e kaluar qe s'mendoja ashtu isha me ty, sot qe mendoj keshtu jam duke ikur."

"Eja pra. Do kenaqemi. Qendro me mua sot"

"E di cfare? Mendoj se eshte e vertete ajo shprehja qe meshkujt piqen vone. Kur isha une ne moshen tende, nuk lutesha keshtu." Tashme ishte veshur dhe po kontrollonte telefonin para se ta fuste ne cante.
Kishte patur disa thirrje te humbura nga i ati dhe njoftime te kota rrjetesh sociale nga njerez qe bejne sikur te duan. "Ki pak burreri Leo. Kaluam nje nate te bukur dhe, kaq. Mbaron ketu. Dicka e momentit."

Ai qendronte ne kembe, vetem me bokset e veshura. Pavaresisht se ishte 3 vite me i vogel se ajo, nuk dukej. Nga gjatesia ishin njesoj te dy, pasi aq e gjate sa ishte ajo e kishte te veshtire te gjente nje mashkull me te gjate se vetja, e megjithate nga trupi, banakieri dukej sikur merrej me palester. Kete mund ta vertetonte dhe nga bicikleta qe ndodhej ne dhomen e gjumit, afer deres se lyer me boje te bardhe.

"Do vish te bari sonte?" injoroi fjalet e saj. I pelqente dhe kur ajo e tallte, i pelqenin femrat me karakter te forte si ajo.

"Kismet. Shihemi Leo...Ose jo" beri te ike, por nje dore e kapi per beli duke bashkuar trupin e saj me trupin e tij te lakuriqte. E kishte fare te lehte ta shtrinte pertoke, por e la te shikonte cfare do bente.

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now