5.

84 8 27
                                    

Gjithe diten e kishte kaluar duke qendruar ne apartamentin e saj, here duke fjetur e here duke pare seriale ne Netflix. Pas asaj cka kishte kaluar mbremjen e kaluar nuk ia kishte patur qejfi fare te dilte, keshtu qe kishte shijuar qetesine ne apartamentin e saj te vogel; te vogel, por te ngrohte.

Jetonte vetem, prej disa muajsh tashme. Qe kur kishte mbushur njezet e pese vjet i kishte thene te atit se deshironte te ikte nga shtepia. E, ai e kishte kuptuar. Ne fund te fundit kishte qendruar me te gjithe keto vite, qe mos e linte vetem, por keshtu eshte jeta, cikli i saj e njerezit vetem sa i pershtaten, se zgjidhje tjeter nuk kane.

Pas qendrimit ne shtepi , tashme ndodhej ne barin afer qendres, Memphis, ku ditet e fundit kishte filluar te shkonte rregullisht. Me perpara nuk kishte qene nje frekuentuese e bareve, shkonte vetem ndonjehere se bashku me Troin ne ditelindjen e miqve te tyre ose kur kishin nevoje te kthenin ndonje gote, por kohet e fundit e ndjente nevojen thuajse cdo mbremje te kthente ndonje gote; dic kish ndryshuar tek ajo, ndjehej ndryshe, ndjente nje plogeshti te madhe qe i kishte veshur muret e gjithe qenies se saj, nje zbrazeti te pashpjegueshme qe dukej sikur vetem alkooli mundej tja mbushte sadopak. Nuk ishte ndarja nga Troi, nuk mund te ishte, sepse ajo kurre s'e kish lejuar ate t'i ndikonte aq shume, ishte dicka tjeter me ne brendesi te saj, sikur shpirti i kish ndryshuar, sikur te ishte duke pesuar ndonje metamorfoze e as ajo vete nuk e dinte e nuk e kuptonte cfare. Kjo kishte qene arsyeja perse po e vizitonte aq shpesh, te pakten per heret e tjera, kurse ate mbremje, kushedi ke donte te shikonte...

Nga jashte dukej qe ishte nje godine e vjeter, me mure gri e dukej sikur pronari nuk ishte munduar te harxhonte me dekorime te jashtme, vetem logoja ndriconte ne nje ngjyre te purpurt, ama kaq. Pamja e jashtme s'e lejonte qe ai vend te rrinte i boshatisur, perkundrazi dhe kesaj here si cdo nate tjeter, ishte plot njerez, qe  per hall a per qejf kishin ardhur aty duke pire vetem a ne shoqerine e te njohurve te tyre dhe, aty ishte ajo, vetem, duke ecur perseri kryelarte mes zhurmes bucitese te muzikes, dritave lejla qe krijonin nje pamje sa te ngrohte aq edhe ftuese ne ate ambient e, aty ishte kercitja ritmike e takave te saj te zeza qe behej njesh me atmosferen.

U afrua tek banaku dhe hodhi nje veshtrim njerzve rreth e rrotull saj duke kerkuar ne menyre te pavetedijshme per dike, por nuk arriti te gjeje, keshtu qe terhoqi karrigen dhe u ul duke vendosur canten mbi banak.

-Mire se erdhe karamele!,-Banakieri bjond, Leoja ishte afruar prane saj pasi kishte marre nje gote qelqi uiski ne dore .Nuk kishte shkuar atje qe prej asaj nate qe kishin fjetur bashke, ajo kishte dashur ta shmangte se nuk kishte patur nerva te merrej me idiotesirat e tij.

-Mos ma shpif, te lutem. Do vjell pa filluar te pij,- ia ktheu menjehere duke mos ja ndare syte telefonit te saj.

-Te shkoka e kuqja,- nenqeshi referuar fustanit te saj, pasi i kishte hedhur nje veshtrim zhbirues nga koka deri aty ku e lejonte banaku. Kishte veshur nje fustan te kuq, te shkurter dhe me nje dekolte te hapur qe mbulohej paksa nga varesja ngjyre ari qe qendronte hijshem ne kraharorin e saj. -Do thyesh shume zemra sonte,- i zgjati goten me Jack Daniels , qe ajo as e kishte porositur.

-Nuk e dua Leo,- i shtyu goten me nje buzeqeshje te pandare nga fytyre.- Nje Jim Beam, te lutem.

-Ti keshtu merr gjithmone,-rrudhi vetullat e tashme po mbushte nje gote nga shishja tjeter qe ajo i kishte kerkuar.

-Perse pretendon se me njeh kaq mire Leo? Ti s'e ke idene kush jam une. Mendon se nje nate se bashku, ca mbremje duke kthyer ca gota une ketu dhe, di gjithcka per mua?- e urrente kur njerezit mendonin se e njihnin, kur benin sikur mbanin mend detaje per te , kur ndjeheshin te afert me te. Ishin brockulla te krijuara nga mendja egoise e njerzve, si mund ta njohe dikush dike, kur ai dikush plotesisht nuk mund te njohe as veten?

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now