2.

92 8 53
                                    

"Mjafton per sot! Neser do mesoni gjuajtjen me kercim 360 grade" statoi teksa qendronte perballe femijeve veshur me uniformen e bardhe.

"Por, ajo eshte e veshtire." U pergjigj vajza gjatoshe, mbase me e gjate per moshen qe kishte. Dukej sikur kishte lindur per arte marciale, por gjithmone dyshonte tek vetja dhe kishte frike se nuk do ja dilte, edhe pse ishte me e mira e grupit.

"Keshtu the dhe per gjuajtjen me kend 45 grade, apo jo"  U ul paksa ne nivelin e vogelushes dhe i ngriti koken qe e mbante ulur duke vezhguar kembet e saj te zbathura. " Ti mund te besh cdo gje qe deshiron, e di?" I buzeqeshi.

"Po Sabomnim*!"

E, ajo u ngrit kryelarte. Leshoi floket dhe pershendeti femijet qe largoheshin me prinderit e tyre. Gjithcka kishte nisur si nje pasion, deshire per t'u vetembrojtur nga njerezit ne kete bote tinezare e tashme ishte bere nje trajnere Taekwondo. E dashuronte punen qe bente, sepse ne vend te studionte qindra libra universiteti, ndonjehere me gjera qe s'do t'i hynin kurre ne pune, ishte trajnuar fort duke arritur aty ku ishte. Per me teper, nuk kishte nevoje per  mbrojtjen e askujt, sepse ajo ishte aty per veten, mbronte vetveten.

Hoqi uniformen e bardhe per te veshur ne rrobat e erreta qe qendronin varur ne zyren e saj. Kerciti qafen me nje levizje te vetme dhe shtrihu krahet si per te hequr lodhjen e dites.

Zbriti ngadale shkallet e godines se vjeter dhe syte i zune nje siluete mashkulli, sa te njohur aq dhe te panjohur tashme per te.

"Elia prit." I foli nga mbrapa dhe ajo ndaloi. Kishte bere sikur nuk e kishte pare me shpresen se do i shmangej, por ai per ate kishte ardhur aty, s'kishte shpetim. Rrotulloi syte e bezdisur dhe u kthye me fytyre nga ai.

"Cfare dreqin do ende qe vjen ketu, Troi?" Ai kishte qene i dashuri i saj prej 6 muajsh. Ishte nje djalosh gjatosh, por jo shume me i gjate se ajo, peshe normale edhe pse me shume i dukeshin kocka ne trup, megjithate ishte goxha i hijshem; floket e zeza paksa te gjata, syte i kish' ne nje jeshile te thelle e vetullat e zeza shkrumb, te trasha qe thuajse ia mbulonin syte.

"Me fal, te lutem" psheretiu dhe u afrua per t'i kapur doren, por ajo u terhoq menjehere duke e vezhguar me inat. "Ti e di qe une te dua ty."

Qeshi. Qeshi me ironi me fjalet boshe te tij. E donte?! E ku iku dashuria valle kur prekte e puthte femer tjeter me te njejtin pasion e, mbase me shume se ate? Ku shkoi dashuria kur fjalen "Te dua" ja pershperiste dikujt tjeter me te njejten ndjenje e, mbase me shume se asaj?
Ku shkoi dashuria kur mendimet i dedikoheshin nje femre tjeter e jo asaj?

E perse e kishte tradhetuar?! Nuk e plotesonte ajo valle?! Kishte ne krah nje femer te forte, te bukur, me karakter, te pavarur. C'mund te kerkonte ai me shume te nje femer tjeter?! 

Por, tradhetaret tradhetojne se nuk jane te afte t'i perkushtohen vetem nje personi, tradhetojne sepse e kane ne gjak paaftesine per te dashuruar dhe per te qendruar besnike, tradhetaret tradhetojne sepse zgjedhin dhe, zgjedhjet nuk jane gabime qe te falen.

"Troi, te dukem budallaqe? Po ik, m'u hiq sysh per ate Zot, se s'kam nerva te merrem me drama adoleshentesh." Dhe kur ishin ndare ajo nuk kishte bere histeriken. E kishte kuptuar qe ai e tradhetoi dhe pas kesaj thjesht ishte larguar. Dy- e mbase- kater lote aty ku askush nuk e shikonte dhe e kishte bere pjese se te shkuares. Perse te vuante per nje person qe nuk e vleresonte?

"Isha i dehur." Pikerisht, drama adoleshentesh dhe justifikime filmash klishé. Se, kur je i dehur e humbke sensin e vetedijen dhe nuk di c'ben. Se kur je i dehur nuk mban mend kush je dhe cfare ndjen? Parravlla! Justifikime te njerezve te dobet qe nuk kishin fuqine te pranonin as veprimet si pasoje e zgjedhjeve te veta.

"Po Troi te kuptoj. Edhe une ashtu isha mbreme" Naten e kaluar pasi kishte ikur nga bari, thjesht kishte shkuar ne shtepi duke fjetur per shtate pale qejfe, por perse mos luante pak me nervat e tij? Fundja, e meritonte.

"Cdo te thuash?"

"Kuptoje vete. E di qe aq tru i ke." Ndjeu prezencen e tij me te afert sesa ishte. Ndjeu nje zhbirim me syte e tij te gjelber qe i shkoi deri ne thellesi te shpirtit. Vetullat e trasha i ishin bashkuar me  qerpiket e syve nga vengersia qe i kishte veshur fytyren.

"Ti! Nuk po del me dike tjeter apo jo?" E shtrengoi fort te kyci i dores. Po atij c'i thoshte mendja valle?! Ai mund te tradhetonte, te kerkonte falje dhe e dashura e tij ta priste krahehapur duke e falur e duke e dashur?! Epo me siguri ndonje tjeter po, por jo ajo. Ai dhe ajo ishin ndare tashme dhe, me nje femer si ajo ndarja nuk kishte kurre kthim pas.

Pasi e pa ne sy, harkoi buzen dhe me doren tjeter hoqi kycin e dores nga dora e tij. Iu desh vetem nje levizje e vetme qe ta rrezonte pertoke djaloshin 2 vite me te madh se ajo. Rruga ishte bosh. Femijen ishin larguar me kohe dhe vendet rreth e rrotull kishin ndonje ore qe ishin mbyllur. Shikoje vetem makina qe leviznin ne menyre robotike.

"Ose ndoshta as aq tru s'ke. Hajvan!" Ai qendronte shtrire pertoke e ajo u ul duke i pershperitur ne vesh "Shko gjej nivelin tend, Troi, nese vertet do ekzistoje nivel aq poshte sa je ti."

U largua dhe ai thjesht sa e ndoqi me sy, teksa ajo hipte ne makinen e bardhe ekonomike.
Nuk u ngrit, nuk bertiti e thjesht sa leshoi nje te share neperdhembe, te tipit "U bere ti, k*rve!"

E, ku i behej vone asaj?! Ne fund te fundit nese s'do kishte bere gje ajo, do kishte bere ai, nese s'do kishte share ai, do kishte share ajo. Por, situata ishte ashtu si ishte, ajo e gjuajti, sepse ai e meritoi e, ai e shau, sepse dhelpra kur nuk mundi te arrije rrushin qe donte, e shau... Sikur kishte zgjidhje tjeter!

********
Sabomnim*- quhet trajneri i Taekwondos nga studentet 🥋.
**********
Shikoni, jam bere e mire tani, bej update cdo dite ( shpresoj te vazhdoj keshtu.)  Andej eshte mengjes, une do fle tani🥲

Kesaj here personazhi kryesor, femer, eshte ndryshe nga librat e mi te tjere; eshte gangstere😁, mjaft i bera te vuajne.

Faleminderit per mbeshtetjen babes😍✨ Komentoni, jepni mendim tuaj se une vdesss per komentet ketu ne watt🥹

Much love

A.B

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now