7.

71 6 35
                                    

Fjalet e fundit te Lilit i vertiteshin ne mendje dhe as vete nuk e kuptonte perse. Fare mire mund t'i fuste nje mendje te lehte duke e quajtur ate "nje budallashqe te pashprese" ose "te manget nga trute" dhe te vazhdonte jeten e saj sikur nuk i kishte degjuar kurre, do e bente, normalisht, por keto dite nuk kishin qene normale per te. Ajo e ndjente, e ndjente se kishte dicka qe nuk shkonte me te, nje ndjesi e re, por nuk arrinte t'i jepte dot shpjegim, ama ne sekondin e ardhshem goditi menderisht mendjen e saj; nese nuk e dinte ajo se c'ishte duke ndodhur me te, si do dinte dicka Lili kur nuk e njihte, nuk dinte asgje per te, kur ishte vetem e dashura e ish te dashurit te saj?

E kishte lene makinen te parkuar te Memphis dhe kishte zgjedhur te ecte neper rruget e shkretuara te qytetit; shumicen e kohes ashtu i shikoje, njerezit pertace gjithmone zgjidhnin te ngisnin makinen edhe nese do u duhej te shkonin as gjysme milje larg. Ishte e rralle te shikoje nje njeri duke ecur; dikush qe sapo ishte zhvendosur dhe nuk kishte makine ose dikush tjeter qe kishte nevoje te ecte, ashtu si ajo.

Nuk e dinte ku do shkonte, thjesht ashtu, kuturú ku ta conin kembet, nderkohe qe mendja i pervidhej neper mendime te ndryshme, ku vendin kryesor e mbante Leo, si mund ta gjente kur nuk kishte asnje te dhene per te? E kishte kerkuar neper rrjete sociale, por asnje profil nuk ishte shfaqur ne emrin e tij. E shante me mendje teksa thithte cigaren helmateske qe mbante mes gishtave te saj dhe e dinte, e dinte se keto dite e kishte tepruar duke e pire dhe, ajo e urrente te krijonte varesi ndaj dickaje apo dikujt; por kishte qene e trazuar dhe donte qe sikur per pak caste neuronet e trurit t'i mpiheshin, t'i arratiseshin nga realiteti e t'i nenshtroheshin dickaje tjeter, cfaredo qe te ishte pervec turbullires qe kishte zene vend ne mendjen e saj.

-Te marrte djalli!- shfryu sapo kuptoi qe dikush ishte perplasur me te duke i rrezuar gjysmen e cigares qe kishte qene duke pire. Kishte qene jashte kesaj bote e zhytur ne skutat e mendjes se saj, larg imazheve qe paraqiteshin ne syte e saj.

-Jo, se po me mori djalli, s'ke ku me gjen ti!- degjoi zerin e mashkullit qe per disa dite kishte qene duke e kerkuar ne menyre te pavetedijshme e u kthye menjehere drejt tij; ishte ai, sigurisht, Samueli. Ndjeu zemren t'i ndryshonte ritmin, ashtu, njejte sikur je trembur nga dicka, vetem se ajo nuk ishte e trembur, nuk ishte duke vrapuar e adrenalina t'i cakerdonte rrahjet e zemres, kishte dicka tjeter, dicka qe ajo nuk mund ta kuptonte. Mori fryme thelle, e bezdisur nga fjalet e tij; e perse duhet ta gjente ajo ate?

-Me plasi fort per ty mua. - rrudhi vetullat me vetbesimin qe kishte ai djalosh. - Je ende duke me ndjekur?

-Perse duhet te te ndjek ty une? A mos je pak si shume e fiksuar te vetja dhe mendon se cdo gje rrotullohet drejt teje? - beri disa hapa drejt saj duke vene buzen ne gaz. - Thjesht po shkoja tek bari.

-E, perse pikerisht tani qe jam une ketu? Perse nuk ishe naten e kaluar?- duart i mbante futur ne xhepat e xhaketes dhe veshtrimin nuk e ndante nga e zeza e iriseve te tij. Arrinte te dallonte nje grimcez buzeqeshje tinezare ne fytyre qe kishte zene vend qe ne momentin e pare qe e kishte pare dhe nuk po dinte te largohej.

-Kerkoj ndjese! Heren tjeter do te te marr leje ty kur duhet te shkoj e kur jo. - shtriqi buzet si per t'i treguar se ishte duke bere ironi,- Mesa shoh te qenka sheruar krahu e kerkon pak aksion si ate nate. Do me ndjekesh perseri?- e kishte harruar per nje cast krahun e saj dhe faktin qe tashme i ishte sheruar plotesisht dhe nuk kishin kaluar as shume dite; ishte sheruar per mrekulli, aq shpejt, sa nuk arrinte dot t'i jepte nje shpjegim.

-E njeh banakierin e Memphis?- nderroi teme, sepse tashme po shpresonte te gjente dicka per Leon. Fundja, per ate kishte dale nga shtepia ate mengjes.

-Kë, ate qumeshtorin flokeverdhe qe mpleksesh ti? -nenqeshi dhe i beri me shenje per t'u ulur tek stoli buze trotuarit. Ishte per t'u habitur fakti se si neper trotuare, kufi me rrugen ndodheshin stola afer me njeri-tjetrin kur nuk ecte askush neper ato trotuare. Mesa dukej, vite me pare kur ishin vendosur, njerezit kishin qene me dashamires ndaj ecjes, e tashme ishin kthyer ne ca qenie te lidhur me makinat e tyre ne nje mardhenie parazitare.

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now