8.

84 6 35
                                    

Hapi syte ngadale, per te pare nje tavan te bardhe, te veshur me ca drita te bardha jo shume te forta. E dalloi qe nuk gjendej ne apartamentin e saj. Veshtrimin e kishte te turbullt, ndaj i mbylli dhe njehere syte per t'i hapur disa sekonda me vone, tashme me qarte.

Hodhi syte rreth-e-rrotull dhe syte i zune Samuelin qe po qendronte ulur ne nje karrige ngjitur me krevatin e saj, duke u marre me telefonin e tij. Kishte nje fytyre serioze, me vetullat e mbledhura e buzet e leshuara te varura qe e benin te dukej paksa joshes.

Mbylli syte si per te qetesuar edhe me teper mendjen dhe te kuptonte c'kishte ndodhur apo ku ishte dhe pa se ne krahun e saj qendronte i ngjitur nje tub i holle. Po merrte serum.

-Cfare ndodhi?- pyeti teksa perpiqej te ngrihej.

-Sa gjume qe ke fjetur!- nenqeshi ai dhe u ngrit menjehere nga karrigia duke lene telefonin ne te. U afrua prane saj duke u ulur ne nje copez te krevatit.-Si je?

-Sikur s'di c'dreqin po ndodh. Si erdha ketu?- ishte konfuze. Ndjehej ne ate menyre prej ditesh dhe kishte patur seanca te tilla, gjumi te papritur, por kesaj here i kishte ndodhur ne mes te rruges. Ishte e frikshme!

-Te solla une, s'eshte aspak e dukshme?- i qeshi lehte dhe zgjati gishtat e tij duke prekur imtazi gishterinjte e saj te gjate. -Me bere merak.

-Ti keshtu? Cne, merak per mua?- rrudhi vetullat. C'pergjigje donte te merrte valle?

-Jemi njerez, apo jo? Eshte njerezore te shqetesohesh per dike qe njeh teksa ngelet ne krahet e tu. - me siguri nuk kishte qene kjo pergjigjia per te cilen kishte qene duke shpresuar ne menyre te pavetedijshme.

-Kam ndonje kancer? Do vdes?- nderroi biseden duke bere qe fjalet e saj te shkaktonin te qeshura tek ai. Te vdiste?! Perse, aq e lehte ishte vdekja? Mbase, edhe ishte.

-Jo, mos u shqeteso. Thjesht je shtatzene!- zmadhoi syte ne menyre te menjehershme sapo degjoi fjalet e tij dhe ju duk sikur ajri ne dhome u mbarua. -Mesa duket zogu pushverdhe te ka lene nje dhurate per te kompensuar varesen.- harkoi vetullat si per te thene qe ishte nje kembim i arsyeshem.

-Ca dreqin thua keshtu?. Ke qejf te vdesesh ti Samuel?- nuk dinte c'te thoshte tjeter, vecse t'ja nxirrte nervat Samuelit per budalliqet qe nxirrte nga goja. Nuk e kishte menduar te behej nene, e sidomos me nje hajdut qe ishte zhdukur pa lene gjurme.

-Bej shaka! - me ne fund pa sesi shpertheu ne te qeshura. -Thjesht te ishte ulur tensioni dhe re pa ndjenja.

-Trap! - u mbush thelle me fryme dhe kuptoi se duhej te kishte kujdes me meshkujt qe flinte. Mbase ndonje dite ajo shaka thjesht s'do ishte me e tille.-Po ti cne qe prite derisa u zgjova une?- e shtyhu perseri biseden tek ai.

-Po perse pyet? Cfare do te te them?- kesaj here fytyrat e te dyve qendronin serioze, pa nenqeshje ironike apo tallje mes tyre.

-Kot, kurioze. Pergjigju tani!- mbase nuk ishte thjesht nje pyetje kurioziteti. Mbase thelle brenda vetes ajo e dinte c'pergjigje kerkonte te dilte nga buzet e tij, te cilat ishte duke i veshtruar pa ja u ndare syte. Mbase brendesia e saj e dinte, por buzet e saj s'kishin per te formuar fjalet qe ai donte te degjonte prej saj.

-Kot, kurioz dhe une, ndaj prita. - ja ktheu me te njejten monedhe. Se, mbase nese ajo do te kishte thene dicka me shume, ai mund te kishte thene shume me shume, por nuk ndodhi as njera e as tjetra, se pa fillim, vazhdimi s'do te ekzistonte kurre.

Fjalet e tij e bene te rrotullonte syte dhe te largonte gishtat nga prekja e tyre qe per asnje cast te bisedes nuk ishte shkeputur. Zgjati doren per ne komodinen afer krevatit te saj per te marre telefonin dhe sapo u has me ekranin, zgurdulloi syte. Ndjehu zemren t'i rrihte fort, aq fort sa dukej sikur bluza e saj ishte duke kercyer me te njejtin ritem. Fyti ju ngushtua dhe aftesia per te marre ajer po i pakesohej. Duart qe po mbanin telefonin, tashme po i dridheshin dhe nje lot i papritur i pikoi ne te.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Mar 07 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now